Dorëshkrimi
Dorëshkrimi është model i cili shërben për radhitje. Duhet të jetë i shkruar me dorë ose me makinë shkrimi e ndonjëherë edhe i shtypur. Dorëshkrimi duhet të jetë i shkruar vetëm në njërën anë të faqes, qartë, lexueshëm dhe me një rrallësi midis rreshtave.
- Dorëshkrimi i shkruar me dorë (manuskript) është model për radhitje, i cili është i shkruar me dorë.
- Dorëshkrimi i shkruar me makinë është model për radhitje i shkruar me makinë të shkrimit të dorës.
- Dorëshkrimi i shtypur, gjithashtu është model për radhitje, i cili ka qenë i shtypur vetëm një herë.
Kriteret standarde
RedaktoDorëshkrimi i dorëzuar për radhitje duhet t’u përmbahet disa rregullave standarde grafike. Dorëshkrimi duhet të jetë i shkruar në format A4 (21,0 x 29,7 cm), në letër 70 deri në 80 g/m2. Teksti i shkruar me makinë shkrimi të dorës duhet t’i ketë 34 rreshta me nga 58 shenja të shkronjave në një rresht, duke mos i llogaritur ndarjet midis fjalëve. Një faqe përafërsisht duhet t’i ketë rreth 2.000 shenja të shkronjave.
Dorëshkrimi jo i lexueshëm, i paqartë, në shumë vende i përmirësuar, i shkruar nga të dy anët, i shkruar me makinë shkrimi të dorës pa rrallësinë e duhur apo i shkruar me shirit të harxhuar që nuk shihet, apo i shkruar me laps në letër të tejdukshme, nuk duhet të merret si model për radhitje, sepse është i dobët dhe i parregullt.