Luigji Pirandelo
Luigi Pirandello, Luixhi Pirandelo (28 qershor 1867, Agrixhento, Itali, - 10 dhjetor 1936 Romë, Itali) ishte një shkrimtar, dramaturg dhe poet italian. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1934.
U lind më | 28 qershor 1867 Agrixhento, Italia |
---|---|
Vdiq më | 10 dhjetor 1936 Romë, Italia |
Kombësia | Italian |
Gjinitë letrare | Teatër, Poezi, Prozë |
Biografia
RedaktoPirandello, me prejardhje nga një familje e mirëqenë borgjeze, u lind në fshatin Kaos në rrethinat e Agrixhentos (një qytet në Sicilinë jugore) të Italisë. Ashtu siç ka rrëfyer shpesh ne librat e tij, ka pasur një fëmijëri jo te lehtë për shkak te vështirësisë për te komunikuar me të rriturit. Vuante dhe nga pagjumësia. Pasi kreu studimet ne vendlindje, vazhdoi studimet universitare në Palermo dhe pastaj në Romë, dega filologji romane, studime që arriti ti përfundonte vetëm në Bonn të Gjermani-së[1].
Suksesi
RedaktoKurorëzimi i Pirandellos si shkrimtar i mirëfillte erdhi bashkë me romanin e tij të parë, "Qe Mattia Paskal", i publikuar në 1904. Edhe pse kritika letrare nuk i dha shumë hapësirë, publiku e priti mirë shkrimtarin dhe vlerësoi filozofinë e tij të "maskave", e cila do ta shoqëroje gjatë gjithë veprave.
Në vitet pas 1922 i dedikohet edhe teatrit, gjithmonë ne gërshetim me një ironi të hollë dhe një pështjellim i sjelljes së njeriut, ne kërkim të së vërtetës kaq relative dhe personale.
Luixhi Pirandelo mori Çmimin Nobel në Letërsi në 1934, për "Rinovim të guximshëm e të shkëlqyer të dramës". Veprat e Pirandelos përfshijnë novela, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave janë të shkruara në gjuhën siciliane. Tipike për Pirandelon është të tregojë se si arti apo iluzioni përzihen me realitetin dhe se si njerëzit i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe - fjalët nuk janë të besueshme dhe realiteti është në të njëjtën kohë i vërtetë dhe i rremë. Farsat tragjike të Pirandelos janë parë shpesh si pararendëse për Teatrin Absurd.
Vdiq në 1936-n në Romë.
Veprat
RedaktoNovela
Redakto- 1902 : Il turno (The Turn)
- 1904 : Il fu Mattia Pascal (The Late Mattia Pascal)
- 1908 : L'esclusa (The Excluded Woman)
- 1911 : Suo marito (Her Husband)
- 1913 : I vecchi e i giovani (The Old and the Young)
- 1925 : Quaderni di Serafino Gubbio (Serafino Gubbio's Journals)
- 1926 : Uno, nessuno e centomila (One, No one and One Hundred Thousand)
Poezi
Redakto- 1889 : Mal giocondo (Playful Evil)
- 1891 : Pasqua di Gea (Easter of Gea)
- 1894 : Pier Gudrò, 1809–1892
- 1895 : Elegie renane, 1889–90 (Rheinland Elegies)
- 1901 : Zampogna (The Bagpipe)
- 1909 : Scamandro
- 1912 : Fuori di chiave (Out of Tune)
Referimet
Redakto- ^ Stampa:It icon Biografia di Luigi Pirandello Arkivuar 20 qershor 2010 tek Wayback Machine, Biblioteca dei Classici italiani di Giuseppe Bonghi (Accessed 2 November 2010)
Lidhje të jashtme
Redakto- The complete works of Pirandello in Italian and English section
- Presentation for Nobel Prize Arkivuar 5 tetor 2001 tek Wayback Machine
- his bold and ingenious revival of dramatic and scenic art
- Listen to some Pirandello's work in Italian on audio MP3 – free download Arkivuar 12 janar 2013 tek Archive.today
- Pirandello's Girgenti. Places in Agrigento associated with his literary works
- Panoramic virtual tour of Piazza Luigi Pirandello in Agrigento
- The Light from the House Opposite (The Panton Audio Library)
- Suo Marito, English translation, Her Husband Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine, by Martha King and Mary Ann Frese Witt.