Sinclair Lewis
Sinclair Lewis (Sauk Centre, Minnesota, 7 shkurt 1885 - Romë, 10 janar 1951), shkrimtar amerikan, dhe amerikani i parë, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1930.
U lind më | 7 shkurt 1885 Sauk Centre, Minnesota, SHBA |
---|---|
Vdiq më | 10 janar 1951 Romë, Itali |
Kombësia | amrikan |
Gjinitë letrare | Romane, drama |
Jeta
RedaktoI lindur në vitin 1885, dhe kishte një jetë me përvoja të ndryshme, e rendësishme për krijimin e një vizioni të gjerë për shoqërinë amerikane, ku një pasqyrim të fuqishëm e gjejmë në romanet e tij. Ashtu që, ai i ndërpreu studimet në universitetin Yale, dhe shkon të punojë në Kanalin e Panamasë. Këthehet në Yale dhe diplomon më 1908. Në vitet e mëvonshme udhëton shumë nëpër Amerikë, me punë të gazetarit për shumë revista dhe agjencione. Në fillim, kur akoma nuk e kishte gjetë rrugën e vet të vërtetë, shkruante prozë bulevardeske, tregime dhe romane, dhe kjo zgjatë deri më 1920, kur e boton romanin „Rruga kryesore” që kishte arritë një sukses të jashtzakonshëm. Për një kohë të shkurtër ishin të shitura rreth një gjysmë milioni kopje, ndërsa romani u përkthya pothuase në të gjitha gjuhët europiane.
Pastaj renditen romanet: „Gjaku mretëror”,„Babbitt”, „Elmer Gantry”, „Njeriu që e njohu Coolidgerin”, „Dodsworth”, „Arrowsmith”, „Ann Vickers”, „Vepra rtistike”, „Kjo këtu, është e pamundur”. Me këto Lewis hyn në rendin e shkrimtarëve realist të Amerikës moderne, duke pas një njohuri të thellë për jetën e shtresave dhe përsonazheve të ndryshme. Satira e fuqishme, nota kritike, shpeshëherë shkaktonte reagime të ndryshme në opinion. Nga vlerësimet e kritikës dhe intelektualëve të lirë – deri te thirrjet në bojkot, ndalim, përjashtim. Sinclair Lewis është shkrimtari më i famshum i ashuquajturës gjeneratë e humbur. Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi në vitin 1930. Vdiq në vitin 1951 Romë nga pasojat kronike të alkoholizmit.
Veprat
RedaktoRomane
RedaktoDrama
RedaktoÇmime
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoSinclair Lewis tek IMDb