Bashkimi Sovjetik

shtet socialist në Euroazi (1922-1991)
(Përcjellë nga BRSS)

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (shkurt BRSS, rusisht: Союз Советских Социалистических Республик, СССР, tr.: Sojuz Sovjeckih Socialistiçeskih Respublik, SSSR), i njohur edhe si Bashkimi Sovjetik[8] (rusisht: Советский Союз, tr.: Sovjecki Sojuz), ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Sidoqoftë, me përjashtim të disa periudha kalimtare (në veçanti pas vdekjes së Leninit më 1924 dhe të Stalinit më 1953), Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë proletariati, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
Союз Советских Социалистических Республик
1922–1991
Flag of Bashkimi Sovjetik
Flamuri
(1955–1991)
Stema e shtetit (1956–1991) e Bashkimi Sovjetik
Stema e shtetit
(1956–1991)
Parimi: Пролетарии всех стран, соединяйтесь!
"Punëtorët e botës, bashkohuni!"
Himni: Интернационал
"Internacionale" (1922–1944)

Государственный гимн СССР[a]
"Himni Shtetëror i Bashkimit Sovjetik" (1944–1991)
Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë
Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Moska
55°45′N 37°37′E / 55.750°N 37.617°E / 55.750; 37.617
Gjuhët zyrtareRusisht[b]
Gjuhët e njohura rajonaleUkrainisht
Bjellorusisht
Uzbekisht
Kazakisht
Gjeorgjisht
Azerisht
Lituanisht
Moldavisht
Letonisht
Kirgizisht
Taxhikisht
Armenisht
Turkmenisht
Estonisht
Grupet etnike
(1989)
Besimi
Shteti laik (de jure)
Ateizmi shtetëror (de facto)
NofkaSovjetik
Qeveria
Lloji i qeverisjesShiko gjithashtu: Qeveria e Bashkimit Sovjetik
Udhëheqës 
• 1922–1924
Vladimir Lenin[c]
• 1924–1953
Jozef Stalin[d]
• 1953[f]
Georgi Malenkov[e]
• 1953–1964
Nikita Hrushçov[g]
• 1964–1982
Leonid Brezhnev[h]
• 1982–1984
Juri Andropov
• 1984–1985
Konstantin Çernenko
• 1985–1991
Mihail Gorbaçov[i]
Kryetari i shtetit 
• 1922–1946 (i pari)
Mihail Kalinin
• 1988–1991 (i fundit)
Mihail Gorbaçov
Head of government 
• 1922–1924 (i pari)
Vladimir Lenin
• 1991 (i fundit)
Ivan Silajev
KuvendiKongresi i Sovjetikëve
(1922–1936)[j]
Suprem Sovjetik< br /> (1936–1991)
Sovjeti i Kombeve
(1936–1991)
Sovjeti i Republikave
(1991)
Sovieti i Bashkimit
(1936–1991)
Epoka historikePeriudha ndërmjet luftëraveLufta e Dytë BotëroreLufta e ftohtë
7 nëntor 1917
30 dhjetor 1922
• Fundi i Luftës Civile Ruse
16 qershor 1923
31 janar 1924
5 dhjetor 1936
1939–1940
1941–1945
24 tetor 1945
25 shkurt 1956
9 tetor 1977
11 mars 1990
19–22 gusht 1991
8 dhjetor 1991[k]
26 dhjetor 1991[l]
Sipërfaqja
• Gjithsej
22,402,200 km2 (8,649,500 sq mi) (1-rë)
• Sipërfaqja ujore
2,767,198 km2 (1,068,421 sq mi)
• Ujë (%)
12.3
Popullsia
• 1989 census
Neutral increase 286,730,819[5] (3-të)
• Dendësia
12.7/km2 (32.9/sq mi)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 1990 
• Gjithsej
$2.7 trillion[6] (2-të)
• Për kokë banori
$9,000
PBB (zyrtare)Përllogaritje 1990 
• Gjithsej
$2.7 trillion[6] (2-të)
• Për kokë banori
$9,000 (28th)
MonedhaRubla sovjetik (Rbl) (SUR)
Të dhëna të tjera
Gini (1989)0.275
i ulët
IZHNJ (1990 formula)0.920[7]
shumë i lartë
Zona kohore(UTC+2 te +12)
Ana e drejtimit të makinësright
Prefiksi telefonik+7
Kodi ISO 3166SU
Kodi i internetit TLD.su[m]
Paraprirë nga
Pasuar nga
1922:
RSFS Ruse
RSS Ukraina
RSS Bjellorusia
Transcaucasian SFSR
1924:
Bukharan SSR
Khorezm SSR
1939:
Polonia (pjesë)
1940:
Finlanda (pjesë)
Rumani (pjesë)
Estonia
Letonia
Lituania
1944:
Tëvaja
1945:
Gjermania (pjesë)
Japonia (pjesë)
1946:
Çekosllovakia (pjesë)
1990:
Lithania
1991:
Gjeorgjia
Estonia
Letonia
Ukraina
Moldavia
Kirgizistani
Uzbekistani
Taxhikistani
Armenia
Azerbajxhani
Turkmenistani
Bjellorusia
Rusia
Kazakistani

Dalë nga Perandoria Ruse pas Revolucionit Rus të 1917-ës dhe Luftës Civile Ruse (1918-1921), BRSS-ja ishte bashkim i disa republikave sovjetike, por sinekdoka Rusi — njësia federale më e madhe dhe mbizotëruese — vazhdoi të përdorej përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit. Kufijtë gjeografikë të BRSS-së ndryshuan me kohë, por pas aneksimeve madhore territoriale të vendeve baltike, Polonisë dhe Besarabisë, si dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 deri në shpërbërje, kufijtë përputheshin me ata të Rusisë së vonë perandorake, me përjashtim të Polonisë, gati gjithë Finlandës dhe Alaskës. Bashkimi Sovjetik shërbeu si model parësor për shtete të ardhshme komuniste gjatë Luftës së Ftohtë; qeverisja dhe organizimi politik i vendit përkufizoheshin nga partia e vetme politike, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik.

Prej 1945 deri në shpërbërje më 1991 — periudha e njohur si Lufta e Ftohtë — Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy superfuqitë botërore që mbizotëruan agjendën botërore të politikave ekonomike, punëve të jashtme, operacioneve ushtarake, këmbimeve kulturore, përparimeve shkencore, përfshirë këtu edhe nisjen e eksplorimit të gjithësisë, si dhe garave sportive (olimpiadave dhe kampionateve të ndryshme botërore).

Themeluar fillimisht si bashkim i katër republikave sovjetike socialiste, BRSS-ja u nda në 15 "republika bashkimi" më 1956: RSS Armene, RSS Azerbajxhanase, RSS Bjelloruse, RSS Estoneze, RSS Gjeorgjiane, RSS Kazake, RSS Kirgize, RSS Letoneze, RSS Lituaneze, RSS Moldave, RSFS Ruse, RSS Taxhike, RSS Ukrainase, dhe RSS Uzbeke. (Prej aneksimit të RSS Estoneze më 6 gusht 1940 deri në riorganizimit e RSS Karelo-Finlandeze në RASS Kareliane më 16 korrik 1956, numri i "republikave të bashkimit" ishte 16.)

Historia Redakto

Historia e Bashkimit Sovjetik fillon më 7/8 nëntor 1917 me Revolucionin e tetorit (sipas kalendarit të vjetër 25/26 tetor 1917). Në 1918 nga bolshevikët proklamohet Federata Socialiste Ruse e Republikave Sovjetike, nxjerra e Kushtetutës së parë dhe më 17 korrik vrasja e familjes së Carit. Më 3 mars 1918 nënshkruhet marrëveshja e paqes me të cilën Bashkimi Sovjetik heq dorë nga sundimi në Poloni, vendet Baltike, Ukrainë, Finlandë dhe nga vendet e kërkuara në Kazakistan nga ana e Turqisë. Në maj të po këtij viti pason krijimi i shteteve jugore, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

Armata e Kuqe del si fituese kundër Armatës së Bardhë (Gardistët e Bardhë) dhe trupave nga jashtë. Gjatë viteve 1919/20 Armata e Kuqe ri-pushton Ukrainën, më 1920 pushton Armenin, Azerbajxhanin, më 1921 edhe Gjeorgjinë ndërsa fillon luftën me Poloninë që zgjatë deri më 1921. Më 1919 themelohet Kominterna. Bashkimi Sovjetik më 1920 nënshkruan marrëveshjen për paqe me Estoninë, Letoninë dhe Finlandën, armëpushimin me Poloninë me të cilën edhe ri-tërheq kufirin.

Gjatë vitit 1921 shtypja e kryengritjes kundër bolshevikëve katastrofa e urisë merr 4-5 milion jeta të banorëve. Lenini ndërmerr reforma ekonomike për mënjanimin e pasojave të luftës. Më 1922 Bashkimi i Federatës Ruse me Ukrainë, Bjellorusinë, Transkauzinë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Po në këtë vit Stalin vije në postin e Sekretarit Gjeneral të Partisë Komuniste të Rusisë, krijo një grup dhe eliminon kundërshtarët (Trockij, Sinovjen, Kamenev, Buharin) dhe merr pozicione e të parit të Sovjetëve. Më 1924 vdesë Lenini, krijohen disa republika dhe disa ndryshime me karaktere të zgjedhjes së problemeve etnike.

Gjeografia Redakto

Që nga formimi i kësaj bashkësia e deri në zbërthimin e saj, sipërfaqja tokësore ka mbetur e njëjtë d.m.th siç është formuar që pas luftës së dytë botërore. Për dallim nga sipërfaqja e Perandorisë Ruse, BRSS-ja në gjirin saj ka pësuar disa ndryshime të territorit. Si do që të jetë, BRSS-ja ka zënë një hapësirë më të madhe se Perandoria Ruse dhe me këtë ishte hapësira më e madhe në historinë e njerëzimit me një kryeqendër të përbashkët shtetërore.

BRSS-ja sipas kufirit të pas vitit 1945, në perëndim kufizohej me Rumaninë (1.208 km), Hungarinë (103 km), Çekosllovakinë (97 km), Poloninë (1.258) detin Lindor dhe Finlandën (1.340 km) si dhe Norvegjinë (196 km). Në veri kufizohej nga deti Baren, Karen, Laptev si dhe detin e Siberis lindore. Në lindje ndodhej deti Ohotkishë, deti Bering si dhe Oqeani Paqësorë. Në jug fillonte kufiri tokësor me Koren Veriore (19 km), Republikën Popullore të Kinës (6,513 km), Mongolin (3.485 km), Afganistanin (2.264 km), Iranin (2.013 km), Turqinë (529 km) si dhe me Detin e Zi. Gjatësia e vijës kufitare të BRSS-së ishte 19.025 kilometra. Kjo gjatësi ishte 1.000 kilometra më e gjatë se ajo e Rusisë (2008).

Rreth 1/6 e sipërfaqes së tokës ishte hapësirë që e zinte BRSS-ja. Diku rreth 22,4 milion kilometra katrorë. Drejtëza horizontale lindje-perëndim e shtrirjes së territorit ishte diçka mbi 10.000 km e gjatë, ndërsa në njërën nga paralelet e globit arrinte gjatësinë deri në 5 000 km. Me këtë sipërfaqe, BRSS-ja shtrihej në 11 nga 24 zonat kohore të planetit.

Pasurit natyrore të saj ishin të përmasave planetare. Kështu ishte e njohur për qymyrgur, xehe hekuri, vaj e gazë tokësorë. Pjesët veri-lindore të BRSS-së dalloheshin për ngricat sunduese të përhershme, ndërsa ato në pjesën qendrore të Azisë, për shkretira. Kështu përqindja e sipërfaqes me Ngrica dhe shkretira të ngrira në veri shkonte deri në 8, ndërsa e shkretirave të thata e të nxehta në jug deri në 10 %. Në anën tjetër përqindja e pyjeve në sipërfaqen e përgjithshme ishte aty rreth 30.

Po thuaj se gjysma e kësaj sipërfaqeje ishte e papërshtatshme për tu urbanizuar, përshkak të motit të ftohtë gjatë pjesës më të madhe të vitit. Koha e motit të shkrirjes së pjesëve të mëdha, zakonisht është e shkurtë në këto anë dhe me këtë lë hapësirë shumë të vogël e të vështirë për urbanizim apo për bujqësi. Kështu që kjo dukuri bënë që edhe pse BRSS-ja kishte sipërfaqe më të madhe në dispozicion, sipërfaqja e banueshme dhe e punueshme e SHBA-së, ishte më e madhe. Sipërfaqja e tokave të punueshme ishte diku rreth 10 % e sipërfaqes së tërë. Për dallim, SHBA-ja kishte 20 % të sipërfaqes tokë të punueshme.

Sistemi Shtetëror Redakto

Sipas Kushtetutës bashkimi Sovjetik ishte Bashkësisë Shtetërore Shumë Nacionale Komuniste e cila kuptohej si diktaturë e proletariatit dhe që paraqitej me veprime totalitare me ndikime të ndryshme. Që me Kushtetutën e vitit 1936 (e bazuar në atë të 1924-ës) sigurohej roli prirës i Partisë Komuniste d.m.th Partisë Komuniste të BRSS-së në të gjitha lëmit shtetërore dhe shoqërore. Kjo e bënte që Bashkimi Sovjetik të kishte futur thellë sistemin shtetëror një partiakë që nga 1924-ta i cili ishte centralizuar dhe diktonte administratën, ekonominë dhe sistemin qeverisës.

Pas Kushtetutës së vitit 1977 (me ndryshime të shumëfishta; para së gjithash më 1 dhjetor 1988 dhe 1 mars e 26 dhjetorë 1990) sinjalizohej që Kryesia e Lartë Ekzekutive Sovjetike të kalonte në Kryesi kolektive. Kështu parashihej që funksioni i kryetarit të shtetit të i jepej të zgjedhurit drejt për drejt për një mandat pesë vjeçar. "De facto" praktikohej që Sekretari Gjeneral i Partisë Komuniste të BRSS-së të ishte prezantuesi më i lartë i shtetit, krye pari i shtetit.

Më 1990 presidenti i zgjedhur drejtë për drejtë për një mandat pesë vjeçar kishte një funksion të fuqishëm dhe merrte pozitën më të lartë, funksionin e krye parit të shtetit ndërsa veprimet e larta shtetërore dhe legjislative që nga 1989-ta i merrte Kongresi i Deputetëve të Popullit (2250 anëtarë, me mandate 5 vjeçare). Në kompetenca të kongresit ndër të tjera ishin edhe ndryshimet e Kushtetutës, çështjet themelore të brendshme dhe të jashtme si dhe zgjedhja e Krye Parit të Sovjetëve.

Si aktivist ligjvënës dhe organ kontrollues sinjalizohej Krye Pari i Sovjetëve (deri më 1989 Organi më i lartë/fuqiplotë) i përbërë nga dy dhoma me të drejta të barabarta dhe që secila kishte nga 271 deputet me mandat 5 vjeçar (të Bashkimit dhe të Kombeve). Nën kompetencat e tyre ishin ndër të tjerat edhe emërimi i kabinetit nën udhëheqjen e kryeministrit dhe të gjykatës kushtetues të Bashkimit Sovjetik. Punët e qeveris ishin në duar të Këshillit të Ministrave (deri më 1946 Këshilli i Komisionarëve të Popullit) nën udhëheqjen e kryeministrit.

Me fshirjen e të drejtës udhëheqëse të Partisë Komuniste të BRSS-së nga Kushtetuta në vitin 1990 u krijuan rrethanat e krijimit të sistemit shumë partiak. E drejta kushtetute e BRSS-së, 15 Republikat i shikonte si shtete të pavarura me të drejtë shkëputje, në të vërtet gjitha kompetencat gjendeshin në duar të Bashkësisë, shteti dhe kisha ishin të ndara. Kushtetuta i garantonte qytetarëve lirinë fetare dhe ateistëve propagandën kundër fesë. Feja ishte e kufizuar në lëmin kulturorë ndërsa veprimet fetare me fëmijët dhe të rinjtë ishin të ndaluara.

Sistemi Administrativ Redakto

 
15 republikat e bashkuara në unionin sovjetik nga 1956 deri më 1991:
01 – RSS e Armenisë ,
02 – RSS e Azerbajxhanit ,
03 – RSS e Bjellorusisë ,
04 – RSS e Estonisë ,
05 – RSS e Gjeorgjisë ,
06 – RSS e Kazakstanit ,
07 – RSS e Kirgistanit ,
08 – RSS e Letonisë ,
09 – RSS e Lituanisë ,
10 – RSS e Moldavisë ,
11 – RSFS e Rusisë ,
12 – RSS e Taxhikistanit ,
13 – RSS e Turkmenistanit ,
14 – RSS e Ukrainës ,
15 – RSS e Uzbekistanit
Ish-Republikat Sovjetike deri më 1991 dhe shtete të e pavarura sot
Republikat Sovjetike në BRSS Shtete të sotshme GUS NATO EU EURASEC GUUAM OVKS SCO
  RSFS e Rusisë 1922–56   RSFS e Rusisë 1956–91   Rusia 1991 2002   1996
  RSFS e Karelo-Finlandës 1940–56
  RSS e Bjellorusis 1922–91   Bjellorusia 1991 2002  
  RSS e Estonis 1940–91   Estonia 2004 2004
  RSS e Letonisë 1940–91   Letonia 2004 2004
  RSS e Lituanisë 1940–91   Lituania 2004 2004
  RSS e Moldavisë 1940–91   Moldavia 1991 Vëzh. 1997
  RSS e Ukrainës 1922–91   Ukraina 1991 Vëzh. 1997
 
RSS e Transkaukazisë
1922–36
  RSS e Armenisë 1936–91   Armenia 1991 Vëzh.  
  RSS e Azerbajxhanit 1936-91 1991 1997
  RSS e Gjeorgjisë 1993-08 1997
  RSS e Kazakistanit 1936–91   Kazakistani 1991 2002   1996
  RSS e Kirgistanit 1936–91   Kirgistani 1991 2002   1996
  RSS e Taxhikistanit 1929–91   Taxhikistani 1991 2002   1996
  RSS e Turkmenistanit 1925–91</sma[[Figura:ll>   Turkmenistani 1991-05
  RSS e Uzbekistanit 1925–91   Uzbekistani 1991 1999–05 2001

Fjalortha:

  • RSS - Republika Socialiste Sovjetike
  • BRSS - Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
  • Shtete të sotshme: Shtete apo Republika të shpallura të pavarura më 1991 nga Bashkimi Sovjetik.
  • GUS: Bashkësia e Shteteve të Pavarura
  • NATO: Anëtar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (Bllokun perindimor)
  • EU: Anëtar në Bashkimin Evropian
  • EURASEC: Anëtar në Bashkësinë Ekonomike Euro-Aziatike
  • GUAM: Anëtar në Aleancën e njohur si GUAM (Gjeorgji-Ukrainë-Azerbajxhan-Moldavi)
  • OVKS: Anëtar në Organizaten e Sigurisë Kolektive
  • SCO: Anëtar në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait
  • Vëzh.: Vëzhgues në EURASEC
Republika Kryeqyteti Banorë 1989[9] % në total Ban. në qershor 2007 +/- (1989–2007) Dendësia ~ Sipërfaqja (km²) % në total
RSFS e Rusisë Moska 147.386.000 51,40 % 141.377.752 −4,0 % 8,6 17.075.200 76,62 %
RSS e Ukrainës Kievi 51.706.746 18,03 % 46.299.862 −10,5 % 85,6 603.700 2,71 %
RSS e Uzbekistanit Tashkenti 19.906.000 6,94 % 27.780.059 +39,6 % 44,5 447.400 2,01 %
RSS e Kazakstanit Almaty 16.711.900 5,83 % 15.284.929 −8,5 % 6,1 2.727.300 12,24 %
RSS e Bjellorusisë Minsku 10.151.806 3,54 % 9.724.723 −4,2 % 48,9 207.600 0,93 %
RSS e Azerbajxhanit Baku 7.037.900 2,45 % 8.120.247 +15,4 % 81,3 86.600 0,39 %
RSS e Gjeorgjisë Tiflisi 5.400.841 1,88 % 4.646.003 −14,0 % 77,5 69.700 0,31 %
RSS e Taxhikistanit Dushanbeu 5.112.000 1,78 % 7.076.598 +38,4 % 35,7 143.100 0,64 %
RSS e Moldavisë Kishinau 4.337.600 1,51 % 4.320.490 −0,4 % 128,2 33.843 0,15 %
RSS e Kirgistanit Bishkeku 4.257.800 1,48 % 5.284.149 +24,1 % 21,4 198.500 0,89 %
RSS e Lituanisë Vilniusi 3.689.779 1,29 % 3.575.439 −3,1 % 56,6 65.200 0,29 %
RSS e Turkmenistanit Ashgabati 3.522.700 1,23 % 5.097.028 +44,7 % 7,2 488.100 2,19 %
RSS e Armenisë Jerevani 3.287.700 1,15 % 2.971.650 −9,6 % 110,3 29.800 0,13 %
RSS e Letonisë Riga 2.666.567 0,93 % 2.259.810 −15,3 % 41,3 64.589 0,29 %
RSS e Estonisë Talini 1.565.662 0,55 % 1.315.912 −16,0 % 34,6 45.226 0,20 %


Popullsia Redakto

Sipas regjistrimit të fundit të përgjithshëm të popullsisë, të mbajtur më 1988, në 15 Republikat e Bashkimit Sovjetik jetonin 286,717 milionë banorë. Republika Socialiste Federative Ruse, shkurt RSFS Ruse, si për nga sipërfaqja, po ashtu edhe për nga numri i banorëve ishte në krye të republikave tjera. Kjo i mundësonte edhe në aspektet tjera politiko-ekonomike e shoqërore që të jetë si "lokomotivë" e BRSS-së pothuaj në çdo aspekt.

Zhvillimi dhe dyndja e popullsisë në hapësirën e BRSS, ka pasur pikat e veçanta të saj. Kështu me bashkimin anësor të shteteve balltike më 1939, në statistika paraqitet rritje e dukshme e popullsisë. Një zhvillim i ngjashëm paraqitet edhe me futjen e territoreve Moldave, pastaj rritjes territoriale të Bjellorusisë dhe të Ukrainës në drejtim të Polonisë. Numri i banorëve gjatë viteve të luftës 1941-1945, për shkakë të vdekjeve të parakohshme, pasqyrohet më i vogël.

Zhvillimi i popullsisë
Republika 1913 1926 1939 1950 1959 1966 1970 1973 1979 1987 1988/89[10] 1991
RSFS e Rusisë (RSFSR) 89.900* 92.737 108.379 117.534 126.561 130.079 132.151 137.410 145.311 147.386 148.548
RSS e Ukrainës 35.210 29.515 40.469 41.869 45.516 47.127 48.243 49.609 51.201 51.704 51.944
RSS e Bjellorusisë 6899 4983 8910 8055 8633 9002 9202 9533 10.078 10.200 10.260
RSS e Uzbekistanit 4366 4660 6440 8261 10.581 11.960 12.902 15.389 19.026 19.906 20.708
RSS e Kazakistanit 5565 6037 5990 9154 12.129 12.849 13.705 14.684 16.244 16.538 16.793
RSS e Gjeorgjisë 2601 2677 3540 4044 4548 4686 4838 4993 5266 5449 5464
RSS e Azerbajxhanit 2339 2314 3205 3698 4660 5117 5420 6027 6811 7029 7137
RSS e Lituanisë 2880 2711 2986 3128 3234 3392 3641 3690 3728
RSS e Moldavisë 2056 242 2452 2290 2885 3368 3569 3721 3950 4185 4341 4366
RSS e Letonisë 1885 2093 2262 2364 2430 2503 2647 2681 2681
RSS e Kirgistanit 864 1002 1458 2066 2652 2933 3145 3523 4143 4291 4422
RSS e Taxhikistanit 1034 1032 1484 1981 2579 2900 3194 3806 4807 5112 5358
RSS e Armenisë 1000 881 1282 1763 2194 2492 2672 3037 3412 3283 3376
RSS e Turkmenistanit 1042 998 1252 1516 1914 2159 2364 2765 3361 3534 3576
RSS e Estonisë 1052 1197 1285 1356 1405 1465 1556 1573 1582
Totali 159.200 147.028 190.678 178.500 208.827 231.868 241.720 248.626 262.085 281.689 286.717 289.943

*) Numri i banorëve në 1000[11]

Përkatësia fetare dhe ideologjike në BRSS

Sipas doktrinës së regjimit, BRSS-ja ishte ateiste, me këtë nga këndvështrimi i sotshëm ishte një shtet policor. Kohëpaskohe, vende-vende, ritualet fetare ishin të ndaluara pjesërisht apo plotësisht, apo edhe manifestimi i tyre dënohet. Si do që të jetë, edhe nëse nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje sistematike ligjore të shtetit, aty këtu janë nxjerrë ligje në mbështeje të ideologjisë komuniste gjatë ballafaqimit me manifestuesit e riteve fetare. Veçohet ligji për ndalimin e këndimit të këngëve fetare në mjediset publike. Rreth vitit 1920, 90% e rusëve ishin të regjistruar si besimtar të kishës ortodokse Ruse. Ndërsa më 1940, në fillim të luftës, numri i të regjistruarve bie në 30% të tyre. Besimtar të shumtë, në këtë fazë janë përndjekur nga besimtarët e ideologjisë komuniste. Këta të fundit në pozita shtetërore, kanë bërë edhe internimin në Siberi.(gulagët)

Nën udhëheqjen e Lenint, në këtë drejtim, janë nxjerr disa dekrete dhe ligje, më 1918 dekreti për lirin e ndërgjegjies, më 1918 ligji për likuidimin e Kishës. Një ligj i stilit komunist, i cili ritualet nuk i ndalonte por që kishën, si institucion e shpallte të falimentuar. Në të vërtetë, personelin e Kishës e përndjekte, ndërsa besimtarëve të saj si alternativë ju ofronte ideologjinë komuniste. Në këtë drejtim pas heqjes si institucion janë ndërmarrë edhe eliminime masive fizike ndaj klerit.

Nën udhëheqjen e Stalinit, me mijëra ish-priftërinjë u internuan në llogoret e punës së dhunshme (Gulag). Një ndërmarrje të tillë, nuk i shpëtuan edhe institucionet fetare tjera në pjesën qendrore të Azisë, apo disa budistë në jug të liqenit Bajkal.

Përgjatë luftës së II-të botërore, përdhunimi dhe ndalesat ndaj institucioneve fetare, duket të kenë pasur një rrënje. Kështu një numër i caktuar priftërinjësh lëshohen nga burgjet, tolerohet hapja e objekteve të mbylluara më parë për besimtarët dhe për nxënësit e fesë. Pas ardhjes në udhëheqje të Hrushovit, fillon një valë e re kundër institucioneve fetare dhe krijohet një klimë popullore antifetare. Kështu që Hrushovi i premtoi popullit që në ekranet e televizorëve të tyre do ta shihnin priftin e fundit në Bashkimin Sovjetik. Një lehtësim ndaj fesë duket të ketë ardhur me ardhjen në krye të komunistëve të Gorbaçovit, më 1980. Pas zbërthimit të bashkësisë, pason një indiferencë shtetërore ndaj institucioneve fetare, dhe duket se janë kategorizuar ngjashëm me "organizatat joqeveritare" në Rusi, e në disa republika tjera kanë rolin e vjetër në shoqëri.

Ekonomia e modelit sovjetik Redakto

Avantazhet dhe disavantazhet e modelit sovjetik ekonomik

Avantazhet:

  • 1 Shmangje e inflacionit
  • 2  Çmime të qëndrueshme
  • 3  Shmang papunësinë dhe problemet me të ardhurat e bizneseve
  • 4  Industrializimi dhe kolektivizimi i ekonomisë në një kohë rekord(ndonëse me humbje të mëdha)

Disavantazhet

Disavantazhet e modelit sovjetik mund te ndahen ne disavantazhe makroekonomike dhe mikroekonomike. Tek disavantazhet makroekonomike përfshihen:

  • 1  Prodhim te pakët të mallrave
  • 2  Çmimet e përcaktuara nga shteti shkaktojnë dëme në iniciativat agrikulturore
  • 3  Humbje parash
  • 4  Përqendrimi I punësimit në disa sektorë të caktuar të ekonomisë, duke lënë pas sektorë të tjerë, pa fuqi punëtore.

Disavantazhet mikroekonomike përfshijnë:

  • 1  Shtytje të zhvillimit të tregut të zi
  • 2  Cilësi të ulët të materialeve
  • 3  Neglizhencë e nevojave të konsumatorit
  • 4  Përqendrimi në kolektivizimin, industrializimin, dhe zhvillimi i industrisë kimike

Shënime Redakto

  1. ^ Tekstet origjinale të përdorura nga viti 1944 deri në 1956 lavdëronin Stalinin. Asnjë tekst nuk u përdor nga viti 1956 deri në 1977. Tekstet e rishikuara u përdorën nga 1977 deri në 1991.
  2. ^ Asnjë deri në vitin 1990. Republikat përbërëse kishin të drejtë të deklaronin gjuhët e tyre zyrtare.
  3. ^ As chairman of the Council of People's Commissars.
  4. ^ As General Secretary of the Communist Party of the Soviet Union and chairman of the Council of People's Commissars (then the Council of Ministers).
  5. ^ As chairman of the Council of Ministers.
  6. ^ Mars–shtator.
  7. ^ Si Sekretar i Parë i Partisë Komuniste.
  8. ^ Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste.
  9. ^ Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe Presidenti i Bashkimit Sovjetik.
  10. ^ Njëdhomësh.
  11. ^ Protokolli Alma-Ata u nënshkrua nga 11 republikat e mbetura nga 12 republikat më 21 dhjetor 1991.
  12. ^ Deklarata № 142-Н i Sovjeti i Republikave të Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik, duke vendosur zyrtarisht shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si shtet dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare (në rusisht).
  13. ^ Caktuar më 19 shtator 1990, ekzistues e në vazhdim.

Referime Redakto

  1. ^ Hough, Jerry F. "The 'Dark Forces,' the Totalitarian Model, and Soviet History." The Russian Review, vol. 46, no. 4, 1987, pp. 397–403
  2. ^ Bergman, Jay. "Was the Soviet Union Totalitarian? The View of Soviet Dissidents and the Reformers of the Gorbachev Era." Studies in East European Thought, vol. 50, no. 4, 1998, pp. 247–281.
  3. ^ "Crises in the USSR: Are the Constitutional and Legislative Changes Enough". Cornell International Law Journal (në anglisht). 23 (2). Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2022. Marrë më 24 prill 2022.
  4. ^ "Law of the USSR of March 14, 1990 N 1360-I 'On the establishment of the office of the President of the USSR and the making of changes and additions to the Constitution (Basic Law) of the USSR'" (në anglisht). Garant.ru. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2017. Marrë më 12 korrik 2010.
  5. ^ Almanaque Mundial 1996, Editorial América/Televisa, Mexico, 1995, pages 548–552 (Demografía/Biometría table).
  6. ^ a b "GDP – Million – Flags, Maps, Economy, Geography, Climate, Natural Resources, Current Issues, International Agreements, Population, Social Statistics, Political System" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 29 gusht 2018.
  7. ^ "Human Development Report 1990" (PDF) (në anglisht). HDRO (Zyra e Raportit të Zhvillimit Njerëzor) Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. janar 1990. fq. 111. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 7 shkurt 2019. Marrë më 1 shtator 2020.
  8. ^ Union of Soviet Socialist Republics. Britannica
  9. ^ Regjistrimi i popullsisë më 1989 dhe The World Factbook
  10. ^ Viti i regjistrimit është i diskutueshëm, ndoshta nuk është i saktë por megjithatë informues.
  11. ^ Burimi: Wikipedia rusisht

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Bashkimi Sovjetik – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale