Tëvaja, zyrtarisht Republika Popullore Tëvane (tëvisht: Tьвa Arat Respuвlik, Тыва Арат Республик, Tyva Arat Respublik) dhe më parë Republika Popullore e Tanu-Tëvasë, ishte shtet në Azinë Qendrore mes viteve 1921 e 1944, në truallin e sotëm të Republikës së Tëvasë. Kufizohej me Bashkimin Sovjetik në veri dhe me Mongolinë në jug, të cilat ishin shtetet e vetme që e njohën pavarësinë e saj.[1][2]

Harta e Tëvasë

Në fillimshek. XX, trualli i Republikës Popullore Tëvane i përkiste Perandorisë Kineze. Kur dinastia Çing humbi pushtetin më 1911, rajoni ra nën ndikimin e Rusisë. Kollonistë rusë u vendosën në Tëva, e cila u organizua ligjrisht si protektorat i carit me emrin Urjanhajski Kraj. Pasi erdhën në pushtet bolshevikët, ata e shpallën Tëvanë republikë popullore sipas modelit sovjetik. Gjatë përndjekjeve të mëdha të kundërshtarëve politikë, ditaktori sovjetik Stalin mënjanoi edhe shum udhëheqës tëvanë, duke i zëvendësu me njerëz të besueshëm të Moskës. Më 1944, Bashkimi Sovjetik e aneksoi Tëvanë dhe i caktoi statusin e oblastit në kuadër të Republikës Ruse. Tek më vonë, Tëvaja u bë sërish republikë autonome. Sot, ajo është republikë dhe njësi përbërëse e Federatës Ruse.

Burime

Redakto
  1. ^ Dallin, David J. Soviet Russia and the Far East, Yale University Press, 1948, p. 87
  2. ^ Paine, S.C.M. Imperial Rivals: China, Russia, and Their Disputed Frontier, M.E. Sharpe, 1996, p. 329.