Planeti
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(janar 2023) |
Planeti (greq.antike: πλανήτης, planếtês) është një trup qiellor, që nuk ndriçon, ka një masë të mjaftueshme për vetë rëndesë për të mposhtur forcat e trupave të ngurtë, që të mbajë baraspeshën hidrostatike dhe lëviz në një orbitë keplerike përreth një yll etj.
Planetët e sistemit diellor
RedaktoPlanetët e sistemit tone diellor te radhitura sipas largësisë nga Dielli. Plutoni në vitin 2006 u përjashtua nga planetët e kategorisë së parë, prandaj sot pranohen vetëm 8 planetë kryesorë të sistemit tonë diellor, të cilët mbajnë emra kryesisht të mitologjisë romake, përveç Uranit që e ka grek. Ditët e javës gjithashtu mbajnë emrat e planetëve, Diellit dhe Hënës.[1]
Krijimi i planetëve
Redakto- Pak çaste pas Big Bengut kozmosi kalon përmes një "inflacioni" (bymimi) tepër të shpejtë. Ai zgjerohet nga diçka që është pak më e vogël se një atom, në masën e një qitroje brenda fragmentit të një sekonde.(Koha:10-43 sekonda)
- Pasinflacioni, Universi është diçka në bujisje (zierje) e sipër, një supë e nxehtë elektronesh, kuarkesh dhe thërmijash të tjera.(Koha:10-32 sekonda.Temperatura:10-27 gradë celcius)
- Një kozmos ftohet nxithmi, bën të mundur që kuarket të shëndrrohen në protone dhe neutrone.(Koha:10-6 sekonda. Temperatura:10-13 gradë celcius)
- Duke qenë ende nxehtë për t'u trajtësuar në atome, elektronet dhe protonet e ngarkuara shpërndajnë dritë:Universi është një mjegullanjë tejetë e nxehtë.(Koha:3 minuta.Temperatura:10-8 gradë celcius)
- Elektronet kombinohen me protonet dhe neutronet për të formuar atomet, kryesisht hidrogjen dhe helium. Më në fund drita mund të udhëtoje dhe të përshkoje distanca të gjata mespërmes Universit.(Koha:300.000 vjet.Temperatura:10.000 gradë celcius)
- Nga rëndesa gazet e hidrogjenit dhe heliumit bashkohen për të formuar retë, ku lindin yjet e para.Re gjigante dhe grupe yjesh të reja formojnë galaktikat e para.(Koha:1 miliard vjet.Temperatura:-200 gradë celcius)
- Teksa galaktikat tufëzohen nën peshën e rëndesës, yjet e para vdesin dhe çlirojnë elemente të rënda në hapësire.Kjo gjë shpie në në formimin e yjeve dhe planeteve te rinj.
Planetet e vogla te ngurta:Merkuri, venera, toka dhe marsi
Planetet e medha gazore:Jupiteri, saturni, urani dhe Neptuni
Referime
Redakto- ^ Herceku, Nikolas (2012). Astrologjia Moderne. ISBN 978-1-4583-2987-5.