Fra Angelico (1395-18 shkurt 1455) i quajtur Guido di Pietro, ishte një piktor i hershem i Rilindjes italiane, thënë nga Vasari tek “jetesa e artisteve” që kishte “një talent të madh dhe të rralle”. Në Itali njihej si engjëlli i lumtur, ai njihej nga bashkëkohësit e tij si Fra Xhovani i Fiesole (Vëllai Xhon nga Fiesole). Tek Xhorxho Vasari “jetesa e artisteve” shkruar me 1555 ai përmendej si Fra Xhovani (Vëlla Xhovani Engjelli i Parë). Në jetën e tij ose më vonë ai gjithashtu u quajt I Lumturi (I Bekuari) duke pasur parasysh aftësitë e tij për të bërë piktura me subjekt fetar. Në 1982 Papa Xhon Pol i akordoi titullin lumturim, duke e bërë më pas ketë titull zyrtar. Fiesole disa herë është keqinterpretuar duke u marre si pjesë e emrit të tij, por kjo ishte thjesht emri i vendit ku ai mori zotimin, përdorur nga bashkëkohësit e tij për ta ndare nga Fra Xhovan-it e tjerë. Ai përmendet në Martirologjinë Romane si Beatus loannës Faesulanus, cognomento Angelicus - “I bekuari Xhovani i Fiesole, i astuquajtur Angelico”.

Fra Angelico

Në shekullin e 16-te biografi Vasari nënvizoi për të : Por është e pamundur të dhurosh kaq shumë lavdërime për ketë baba të shenjte, i cili ishte kaq i përulur dhe modest në gjithçka beri dhe tha dhe pikturat e të cilit ishin bërë me aq thjeshtësi dhe devotshmëri.

Biografia

Redakto

Jeta e hershme 1395-1436

Redakto

Fra Angelico i lindur Guido di Pietro në Rupecanina, në zonën e Tuscan-it të Mugello-s, pranë Fiesole, drejt fundit të shekullit të 14-te dhe vdiq në Romë1455. Për prindërit e tij nuk dihet asgjë. Ai u pagëzua Guido ose Guidolino. Dokumenti më i hershëm persa i përket Fra Angelico daton më 17 tetor 1417, kur ai u bashkua me një grup fetar në Carminë, ende me emrin Guido di Pietro. Ky dokument gjithashtu nxjerr në pah faktin se ai ishte piktor, fakt i cili më pas u konfirmua nga dy dëshmi të pagesave të Guido di Pietro në janar dhe shkurt 1418 për punën e bërë në kishën e Shën Stefanit të Pontë-s. Dëshmi e parë e Angelico si murg daton më 1423, ku ai njihet si Fra Xhovani, duke ndjekur zakonin e Urdhrave të Shenjte dhe mori emrin e ri. Ai ishte anëtar i Degës Zbatuese të Urdhrit Domenikan në Fiesole. Fra, një shkurtim i vëlla (nga latinishtja frater), një titull tradicional për një oshënar ose vëlla. Fra Angelico si fillim mori mësime si iluminist, duke punuar me vallain e tij të madh Benedetto, i cili ishte gjithashtu një Domenikan. Drejtuesi i tij është i panjohur. Shën Marko përmban dorëshkrime që mendohet të jenë bërë tërësisht ose pjesërisht nga duart e tij. Piktori Lorenzo Monaco ka ndikuar në mësimin e artit të tij, si dhe influenca e shkollës Sienese është e dallueshme në punët e tij. Ai ishte i ngarkuar me detyra të ndryshme në rrethin ku jetoi, por kjo nuk e pengoi zhvillimin e artit të tij, i cili shumë shpejt u be i famshëm. Sipas Vasari-t pikturat e tij të para ishin pjese altari dhe sipërfaqe të pikturuara për Manastirin Carthusian në Florencë, asgjë prej të cilit nuk ekziston tani. Prej 1408 deri më 1418 ishte në Grupin Domenikan të Cortonës ku ai pikturoi afreske, tani të shkatërruara, në kishën Dominikane dhe ka qenë ndihmës ose pasues i Gherardo Starnina. Ndermjet 1418 dhe 1436 ai ishte në grupin e Fiesole-s ku mbaroi disa afreske për kishën, dhe pjesë altari, të dëmtuara, por të restauruara. Disa pjese të altarit ruhen të paprekura në Galerinë Kombëtare, Londer që është një shembull i mrekullueshëm i aftësisë së Fra Angelico. Aty shprehet Krishti në Lavdi, i rrethuar me më shumë se 250 njerëz, përfshi këtu Dominikanët e lumtur.

Sfondi kur jetoi

Redakto

Fra Angelico punoi në një kohe kur stili i pikturës ishte duke ndryshuar. Ky proces ndryshimi kishte filluar rreth njëqind vjet përpara me punimet e Giotto-s dhe bashkëkohësve të tjerë, i famshmi Giusto de’Menabuoi ku të dy ishin krijues të punëve madhore në Padua, gjithashtu Giotto kishte marre mësime nga artisti i madh i stilit Gotik, Cimabue, dhe pikturoi afreskun e kupolës të Shën Francis në Bardi Chapel në Santa Croce. Giotto kishte shumë pauses entuziaste, që imituan stilin e tij në afreske, disa prej të cilëve, si i shquari Lorenzetti, arritën suksese të mëdha.

Përkrahësit (patronazhi)

Redakto

Përkrahësit e këtyre artisteve ishin më se shumti institucionet fetare ose familje të pasura që ndihmonin më para kishën. Për arsye se pikturat kishin qëllime devotshmërie, blerësit e tyre pëlqenin të qëndronin konservatore. Zakonisht, dukej se, klienti më i pasur, piktura më e moderuar. Për ketë ishte një arsye e forte. Pikturat e porositura përbenin një kontrate me padronin. Pra sa më shumë flete ari që i paraqiteshin, aq më shumë kjo do të thoshte për lavdinë e piktorit. Kushtet e tjera të vlefshme në kutinë e bojërave ishin bojërat me ngjyra dhe e kuqja e flakte. Pikturat e bëra me këto ngjyra nuk e linin vetveten në një trajtim tonal. Ngjyra blu e kaltërt bërë me ngjyra të pluhurosura behej monotone, thellësia dhe madhështia e ngjyrave, si ngjyre ari, ishte një tregues i të zotit që duhej siguruar mire. Për këto arsye, pjesët e altarit janë shpesh më shumë të pikturuara moderisht se afresket, të cilat zakonisht janë piktura natyrale dhe ndodheshin në një stad me cilësor se shfaqjet e tepërta në vend që të arrinin efekte.

Bashkëkohësit

Redakto

Fra Angelico ishte bashkëkohës i Gentile da Fabriano. Pjesët e altarit të Gentile të Adhurimi i Mageve, 1423, në Uffizi, janë parë si një nga punët më madhështore të stilit të njohur si Gotik Internacional. Në kohen kur ishte bërë kjo pikture, një artist tjetër i ri, i njohur si Masaccio, ishte duke punuar më afresket për Brancacci Chapel në kishën e Carminës. Masaccio kishte përvetësuar më se miri implikimet e artit të Giotto. Disa piktore në Florencë e vunë re qëndrueshmërinë e tij, fytyrat emocionuese që dukeshin si të gjalla dhe mbeten të pandikuar nga to. Kolegu i tij i punës ishte një piktor i vjetër, Masolino, i se njëjtës gjenerate me Fra Angelico. Fatkeqësisht, Masolino vdiq më 1427, duke e lëne punimin të pambaruar.