Italia ndodhet në pjesën jugore të Evropës, në gadishullin në pjesën qendrore të detit Mesdhe, në veri të Shqipërisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42 50 V, 12 50 L dhe 294,020 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,210 km 2 ujë.

ZVICRA
AUSTRIA
SLLO.
HUNGARIA
KROACIA
B.dhe H.
SER.
dhe
MAL.
SHQ.
TUNIZI
ALGJ.
FRA.
Bari
redaktoni hartën

Vija bregdetare e Italisë është 7,600km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,932.2 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Austria (430 km), Franca (488 km), Vatikani (3.2 km), San Marino (39 km), Sllovenia (232 km) dhe Zvicra (740 km).

Klima e Italisë është klimë e Mesdheut, në pjesën veriore alpine dhe atë jugore e thatë.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët dhe i rrafshët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,748 metrave pika e dytë më e lartë e Monte Biankos ( ang.:Mont Blanc).

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, zhiva, mermeri, asbesti, sulfuri, gazi natyrorë si dhe rezerva të gazit të parafinuar, peshkimi dhe toka e punueshme.