Bari (Itali)
Bari është kryeqyteti i Provincës së Barit dhe rajonit të Pulias, në Itali. Ai është qendra e dytë më e rëndësishme ekonomike në Italinë e Jugut pas Napolit, dhe është i njohur edhe si një port dhe qytet universitar, si dhe si qyteti i Shën Nikollës. Vetë qyteti ka një popullsi në rënie prej rreth 320.000 banorësh (2009). Ai ndodhet në jug të Italisë, në brigjet e Adriatikut, përballë qytetit shqiptar të Vlorës.
Bari
Bari | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.014) 327 361 |
Emri i banorëve | Baresi |
{{{postal_code_type}}} | 70121-70132 |
Faqja zyrtare | www.comune.bari.it |
Bari është i përbërë nga katër seksione të ndryshme urbane. Në veri është qyteti i vjetër në gadishullin midis dy porteve moderne, me bazilikën e shkëlqyer të Shën Nikollës, katedralen e San Sabinos (1035-1171) dhe Kalaja Swabian ndërtuar për Frederikun II, i cili tani është edhe një distrikt i madh jetës së natës. Në jug është e lagja Murat (ngritur nga Joakim Murati), zemra moderne e qytetit, e cila shtrihet si rrjetë drejtkëndëshe me një shëtitore në breg të detit dhe një zonë të madhe tregu (Rruga Sparano dhe Rruga Argjiro).
Demografia
RedaktoPakicat etnike dhe të huaja
RedaktoNë 31 dhjetor, 2014 në Bari jetonin 11.883 banorë të huaj, e barabartë kjo me 3.6 për qind të popullsisë së qytetit. Bashkësitë më të mëdha janë:
Kultura
RedaktoMedia
RedaktoBari ka disa gazeta dhe rrjete televizive lokale, por ka edhe zyra të gazetave kombëtare.
Shtypi
RedaktoGazetat kryesore janë La Gazzetta del Mezzogiorno, Corriere del Mezzogiorno, botime pulieze, të bazuara në Napoli, të shpërndara së bashku me La Corriere della Sera dhe Repubblica. Ato pasohen nga gazetat lokale Puglia dhe Barisera, që shpërndahen pasdite.
Gjithashtu e bazuar në Bari është edhe gazeta falas Polis, botim tashmë i pavarur, pas largimit nga gazeta kryesore.
Ka një shpërndarje javore falas të Pulias.
Kanë pushuar së botuari në Bari gazetat falas Qyteti dhe Lexoj.
Televizioni
RedaktoNë Bari është redaksia për rajonin e Pulias e RAI-t dhe zyra qendrore editoriale e grupit të lajmeve Telenorba, bazuar në Conversano, që kontrollon transmetuesit TgNorba 24, Telenorba 7 (ish Telenorba) dhe Telenorba 8 (ish Teledue).
Në Bari ka edhe stacione të tjera televizive lokale të tilla si Antena Sud (e lidhur dikur me Gazzetta del Mezzogiorno ), Telebari, RGT Puglia.
Radiot
Redakto- Canale 100
- Radiobari
- Controradio
- RadioPopizz
- Vera 24 FM
Teatri
RedaktoTeatri Petruzzelli
RedaktoTeatri Petruzzelli ka lindur nga nevoja e qytetit për të pasur një qendër kulturore të denjë për një qytet të etur të rritet në nivelin e qyteteve të tjera italiane. Pasioni për teatër në Bari ishte i njohur, por vendet e përfaqësimit nuk u konsideruan të mjaftueshme, edhe pas ndërtimit të teatrit bashkiak Piccinni në vitin 1854.
Qyteti më pas vendosi të përdorë një shesh pranë detit, i përdorur për të organizuar koncerte dhe shfaqje të hapura, për të ndërtuar teatrin. Në 1896 projekti u zgjodh nga dy tregtarët nga Bari, Onofrio dhe Anthony Petruzzelli, dhe në 1898 filloi punën e ndërtimit. Godina u hap në mbrëmjen e 14 shkurt 1903 me shfaqjen Uguenotët të Giacomo Meyerbeer.
Teatri Petruzzelli është teatri i katërt italian për nga madhësia dhe teatri më i madh privat në Evropë.
Natën midis 26 dhe 27 tetor të vitit 1991 teatri u shkatërrua nga një zjarrvënie. Shfaqja e fundit ishte opera Norma e Vincenzo Bellinit e cila, për ironi, përfundon me skenën e një zjarri.
Në vitin 2008, mbaruan punimet për rindërtimin e teatrit në funksionalitetin e vet dhe më 7 shtator 2009 çelësat iu dorëzuan Fondacionit Liriko Simfonik Petruzzelli dhe Teatrit të Barit që mori përsipër menaxhimin.
Teatri Piccini
RedaktoTeatri Piccinni është teatri më i vjetër në Bari. Struktura është në gjendje të mbajë më shumë se tetëqind spektatorë. Teatri u përurua 30 Maj 1854 me një shfaqje të Gaetano Donizetti Poliuto. Një vit më vonë, në 1855, u emërua sipas kompozitorit barez Niccolò Piccinni, jashtëzakonisht popullor në qytetin e tij të lindjes dhe në Francë, ku ai zhvilloi aktivitetin si kompozitor.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Italisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |