Torino është një qytet italian me reth 883.000 banorë (2017), kryeqendër e Provincës së Torinos dhe e rajonit Piemonte. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 130,34 kilometra katrorë, zona urbane e cila përfshin qytetet pranë kryeqendrës shtrihet në 1127 km², duke krijuar kështu një zonë të vërtetë metropolitane, prej 1.700.000 banorësh. Qyteti i katërt italian për nga popullsia pas Romës, Milanos dhe Napolit, qyteti është qendra e tretë ekonomike e vendit dhe qyteti i tretë më i madh i vendit për nga sipërfaqja. Kryeqyteti i parë i Italisë 1861-1865, është qendra kryesore akademike, e kulturës, turizmit dhe shkencës në vend. Është kryeqyteti i industrisë italiane të makinave, dhe një qendër e rëndësishme botimesh, e telekomunikacionit, filmit, verës, ushqimit, projektimit dhe sportit.

Torino
Torino
Një pamje e Torinos
Një pamje e Torinos
Popullsia
 • Gjithsej (2.017) 883.281
Emri i banorëveTorinesi
{{{postal_code_type}}}
10121-10156
Faqja zyrtarewww.comune.torino.it

Historia

Redakto

Periudha e Lashtë

Redakto

Ka të dhëna të vendbanimeve në zonën e Torinos, që nga shekulli i tretë, që i referohen një apo më shumë fshatrave të një popullsie Celto-Liguriane të njohur me emrin e Taurini që zotëronte gjithashtu luginat e Suza dhe Lanzo. Sipas disa burimeve, një nga këto vendbanime (Taurasia) do të pengonte Marshimin e Hannibalit në sulmin e tij në Romë, përmes Alpeve, duke rezistuar për tri ditë.

Origjina e qytetit ende mund të ndiqet në fortesat e ndërtuara gjatë Luftrave galike të Jul Çezarit. Në vitin 28 para Krishtit është ndërtuar si një koloni nën emrin e Julia Augusta Taurinorum, prej nga do të vinte më vonë emri i sotëm: Torino. Në 312, në vazhdimësi të pushtetit perandorak, u zhvillua jo shumë larg Beteja e Torinos midis trupave të Maxentius dhe atyre të Konstandinit i cili më pas doli fitues.

Periudha Mesjetare

Redakto

Pas rënies së Perandorisë Romake Torinua ra nën kontrollin e ostrogotëve, të lombardëve dhe të frankëve të Karlit të Madh.

Në vitin 940 u themelua Marka e Torinos, e kontrolluar nga e ashtuquajtura dinastia e Arduinikës që, nëpërmjet martesës së Adelaides së Suzës, dhe Odo, të birit të Umberto Biancamanos (themelues i Shtëpisë së Savojës), e solli qytetin nën ndikimin e Dinastisë së Savojës.

Pas ngjarjeve të ndryshme, që do të ndodhnin në shekujt e mëvonshëm edhe pas zgjedhjes së qytetit një qytet i lirë, Torino u përfshi më në fund në zotërimet e Savojës.

Periudha Pasmesjetare

Redakto

Në 1559, pas Paqes së Cateau-Cambresis, qyteti u bë kryeqytet i Dukatit të Savojës, dhe u pajis me mure moderne dhe një fortesë pesëkëndëshe.

Gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë qyteti u zgjerua me pushtimin nga Dukati të Astit, Monferratos dhe një dalje në det, duke dalë nga perimetri i mureve romake.

Në 1706 erdhi Rrethimi i Torinos nga trupat franko-spanjolle. Qyteti dhe ushtria Piemonteze rezistuan dhe e kundërshtuan rrethimin për njëqind e shtatëmbëdhjetë ditë.

Në 1713 dukët e Savojës morën titullin e mbretit, më parë Sicilia dhe pastaj Sardenjë. Torino u bë kryeqyteti de facto e mbretërisë me pak më shumë se gjashtëmbëdhjetë mijë banorë.

Periudha Bashkëkohore

Redakto

Kongresi i Vienës dhe Restaurimit dha Piemontes Xhenovën dhe gjithë Ligurian (atëherë Republika e Xhenovës), duke hedhur kështu, edhe pse pa qëllim, bazat e procesit që do të çonte në pak më shumë se pesëdhjetë vjet në bashkimin e Italisë. Torino ishte kryeqyteti i parë i shtetit të ri të bashkuar nga 1861 në 1865, pastaj kryeqytet u bë Firence dhe, që nga viti 1870, Roma.

Hyrja në luftë në Luftën e I Botërore (1915-1918) shënoi keqësimin e jetesës së njerëzve. Në 1919-20 u shfaqën konflikte të mprehta sociale (i ashtuquajturi Biennio Rosso (Dyvjeçari i Kuq)), i nxitur nga një rritje të mprehtë e çmimeve. Shumë fabrika, kryesisht FIAT, u pushtuan nga punëtorët të cilët vazhduan, në disa raste, prodhimin vetë.

Në vitin 1922, me Marshimin mbi Romë, Fashizmi erdhi në pushtet. Kjo periudhë u karakterizua nga sulme të shumta skuadriste kundër kundërshtarëve politikë. Në qytet ngjarja famëkeqe, e njohur si masakra e Torinos, që filloi më 18 dhjetor 1922 dhe shkaktoi vdekjen e 11 anti-fashistëve dhe djegin e Dhomës së punës së qytetit, u organizua nga fashistët të udhëhequr nga Piero Brandimarte.

Pas hyrjes në luftë të Italisë në 10 qershor 1940, Torino, duke qënë qendër industriale krzesore, u bombardua disa herë nga Aleatët. Sulmi i parë u zhvillua më 11 qershor 1940, i fundit në vitin 1945 dhe intensiteti maksimal u arrit në vitin 1943) . Në vitin 1943 në Torino filloi vala e sulmeve në industritë e mëdha që përfshinin pothuajse tërë Italinë veriore, dhe shënoi rifillimin e lëvizjes anti-fashist. Pas 8 shtatorit, Torino u pushtua nga trupat naziste dhe republikine që kryen masakra të shumta, ekzekutime dhe dëbime. Gjithashtu në qytet ishin aktivë edhe grupe partizane dhe grupe të veprimit patriotik.

Më 25 prill 1945 Komiteti i Çlirimit Kombëtar shpalli urdhërin e kryengritjes së përgjithshme, si dhe së bashku me partizanët mori kontrollin e qytetit duke i dhënë fund pushtimit nazist. Disa ditë më vonë, më 3 maj, erdhë edhe trupat e parë aleate.

Pas Luftës së Dytë Botërore Torino ishte simbol i rritjes ekonomike të Italisë, dhe tërhoqi qindra mijëra emigrantë nga pjesa jugore e Italisë për shkak të kërkesave për fuqi punëtore në uzinat e automobilave (rreth gjysmë milioni në njëzet vjet nga 1951 në 1971). Në vitin 1974 popullsia e qytetit arriti 1.2 milionë banorë. Numri i emigrantëve ishte aq i madh sa që kryetari i atëhershëm i bashkisë Diego Novelli e quajti Torinon "qyteti i tretë më i madh në jug të Italisë, pas Napolit dhe Palermos për nga popullsia."

Në shkurt të vitit 2006 qyteti priti Lojrat XX Olimpike Dimërore. Me atë rast, u përurua metroja e parë në Torino.

Xhamia

Redakto