Alpet

sistem kryesor i vargmaleve në Evropën Qendrore

Alpet (gjermanisht Alpen, frëngjisht: Alpes, italisht: Alpi, sllovenisht: Alpe) janë vargmalet më të larta në Evropën e Mesme. Ato shtrihen prej brigjeve të detit Ligur deri te fushën e VjenësDanub në gjatësi prej 1 200 km, gjersi 150–250 km duke përshkuar Austrinë dhe Slloveninë në lindje, përmes Italisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë e duke arritur gjer në Francë në perëndim.

Pamja digjitale e reliefit të Alpeve
Alpet e ndara me kufijt politik të shteteve.
Großglockner në jug të Salzburgut, Austri

Pamjen e sotshme Alpet e kanë marrë nga glaciacioni pleristocen. Kufiri i borës është 2700–2800 m lartësi mbidetare, ndërsa akullnaja më e gjatë është Aleq ( 21 km).

Në Alpe është edhe pika më e lartë në Evropë MAli i Bardhë 4808 m (në kufi të Italisë dhe Francës). Për të gjitha malet në vargmalet e Alpeve shih artikullin kryesorë: Lista e maleve të Alpeve. Alkid’s Art

Etimologjia e emrit

Redakto

Fjala "Alpe" është marrë përmes frëngjishtes nga latinishtja Alpes që do të thotë Alpet, fjalë e cila vlerësohet të ketë rrjedhur nga fjala latine albus (bardhë) ose altus (lartë).

Gjeografia

Redakto


Ndarja e vargmaleve

Redakto

Alpet përgjithësisht janë të ndara në Alpet perëndimore dhe Alpet lindore. Ndarja shkon përmes liqenit Bodensee dhe liqenit Komo, duke përcjell lumin Rhine. Alpet perëndimore janë më të larta, po vargu qendrorë është më i shkurtër dhe i lakuar dhe janë të shtrira në Itali, Francë dhe Zvicër. Alpet lindore shtrihen në Austri, Gjermani, Itali, Lihtenshtajn, Slloveni dhe Zvicër. Pikat më të larta të Alpeve perëndimore janë majat: Mont Blanc me 4,808 m, Mont Blanc de Courmayeur me 4,748 m , Dufourspitze me 4,634 m dhe Dom me 4,545 m lartësi mbidetare. Pika më e lartë e Alpeve lindore është maja Piz Bernina me 4,049 m lartësi mbidetare.

Alpet lindore janë të ndara varësisht sipas litologjisë (kombinimit të gurëve):

Alpet perëndimore janë të ndara sipas shtrirjes së tyre gjeografike:

Komunikacioni në Alpe

Redakto

Alpet janë vargmale të kalueshme dhe të frekuentuara, ato nuk formojnë barrierë të pa kalueshme. Ato janë kaluar për shkaqe luftarake e ekonomike më herët, nga emigrantë më vonë, e tani kalohen nga studentë e turistë.

Me shumë rrugë automobilistike moderne dhe hekurudha nëpër Alpe lidhet Evropa Jugore me Evropën e Mesme. Tunelet më të gjatë janë Simplon (20 km) dhe Sh. Gothhard (15 km).

Klima - Kryesisht klime alpine apo malore .

Redakto

Gjeologjia

Redakto

Pasuritë natyrore

Redakto

Pasuri më e madhe në Alpe janë uji, pyjet, blegtoria dhe turizmi, por rëndësi të madhe kanë edhe pasuritë minerale (hekuri, thëngjilli, nikeli, plumbi kripa etj).

Nga bimët specifike që rriten në Alpe janë:

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto