Vjena
Viena është kryeqyteti i Austrisë dhe poashtu një shtet federal (gjermanisht Bundesland). Më 2011 Viena kishte mbi 1.700.000 banorë[2] dhe është pra qyteti me popullsinë më të madhe në Austri.
Viena (Vjenë) | |||
---|---|---|---|
Njohur si | Qyteti i Muzikës (Musikstadt) | ||
Kolazh nga Viena | |||
| |||
Shteti | ![]() | ||
Shteti federal | Vjena | ||
Kryetari i Bashkisë | Michael Häupl | ||
Partia | SPÖ | ||
Sipërfaqja | 414,87[1] km2 | ||
• tokësore | 395,50[1] km2 | ||
• ujore | 19,39[1] km2 | ||
Lartësia | 151-543 m (m.n.d.) | ||
Popullsia | 1.714.142[2] banorë | ||
• urbane | 1.983.836[2] banorë | ||
• aglomerati | 2.419.000[2] banorë | ||
Dendësia | 4.132 banorë/km2 | ||
Themelimi | Shekulli XI | ||
Vendasit | Wiener | ||
Kodi Postal | 1010–1239, 1400, 1450 | ||
Prefiksi | 01 | ||
Faqja Zyrtare www.wien.gv.at |
Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve, dhe Kalaja Schönbrunn janë që nga viti 2001 të mbrojtur në listën e trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja. Monumentet historike më të famshëm janë Katedralja e Shtjefënit (gj. Stephansdom), Rrota e Madhe (gj. Riesenrad), Kalaja e Shënbrunit (gj. Schloss Schönbrunn) dhe Opera Kombëtare (gj. Staatsoper).
Viena është njëra nga qytetet në botë që ka standardin e jetesës më të lartë. Sipas një studimi nga Mercer, Viena kishte për të tretën herë në vitin 2011 standardin e jetesës më të lartë nga 221 metropole ndërkombëtare, e pasuar nga Cyrihu dhe Aucklandi.
Në Vienë e kanë qendrën shumë organizata ndërkombëtare si OPEC, OSBE, ONEA dhe OKB (përkrah New York-ut dhe Gjenevës).
Në Vienë, që prej vitit 1939 zhvillohet Koncerti i fillimvitit i Vienës.
Shiko edheRedakto
- Vjena - Wien
ReferimetRedakto
- ^ a b c Statistikat të qytetit të Vjenës sipas faqes zyrtare (gjermanisht, serbisht, turqisht), e kërkuar për herë të fundit më 6 maj 2012
- ^ a b c d Statistik Austria: Popullsia e Vjenës që nga viti 2002 (gjermanisht, anglisht), e kërkuar për herë të fundit më 6 maj 2012
Lidhje të jashtmeRedakto
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Vjena. |
Koordinatat: 48°12′30″V 16°22′23″L / 48.2083°V 16.3731°L
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Austrisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |