Koncerti i fillimvitit i Vjenës (gjermanisht: Das Neujahrskonzert der Wiener Philharmoniker) është koncerti tradicional i Filarmonikës së Vjenës që mbahet prej vitit 1939 në ditën e parë të vitit në sallën e artë të Musikverein të Vjenës.

Programi i koncertit

Redakto

Programi i koncertit ndahet në dy pjesë, dhe bazohet kryesisht në pjesë nga repertori muzikor i familjes Strauss (Johann Strauss babai, Johann Strauss jr, Josef Strauss dhe Eduard Strauss), të ekzekutuara nga Wiener Philharmoniker. Tradicionalisht koncerti mbyllet me ekzekutimin e tre pjesëve jashtë programit, dy prej të cilave fikse: e para është një polka e shpejtë (galopp), e dyta është An der schönen blauen Donau (Mbi të bukurin Danub blu) e Johann Strauss jr dhe e treta është Radetzky-Marsch e Johann Strauss baba; gjatë ekzekutimit të kësaj të fundit është traditë e konsoliduar që publiku i pranishëm në sallë të plasi duart, duke ndjekur ritmin e udhëzuar nga drejtori dhe ritmi i orkestrës.

Koncerti i Vjenës dhe televizioni

Redakto

Koncerti është një ndër ngjarjet muzikore më të ndjekura të botës, i transmetuar në stacionet televizive të të paktën dyzetë vendeve, me një publik prej të paktën një miliard spektatorësh nga çdo pjesë e globit.

Koncerti dhe baleti

Redakto

Përveç muzikës ka edhe kërcime, nga balerinët e Operës së Shtetit, kryer në ambientet e brendshme dhe të jashtme të pallateve historike prestigjioze të Vjenës. Baletet ndiqen, për arsye logjistike, vetëm nga publiku televiziv.

Shitja e biletave

Redakto

Me 50 milionë shikues në 90 vende, Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë është ngjarja më e suksesshme e muzikës klasike në botë.Biletat për të ndjekur koncertin shiten nëpërmjet internetit në muajin janar, pra pothuajse një vit (11 muaj) para koncertit.

Shënime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto