Nju Jork
Koordinatat: 43°V 75°P / 43°V 75°P
|
New York (shk. NY) [nuː jɔːrk] apo pronuncimi në shqip Nju-Jork është një Shtet Federal në verilindje të ShBA. Ai kufizohet me liqenin Erie, liqenin Ontario, Kanadanë, Vermont, Massachusetts, Connecticut, New Jersey, Pennsylvania dhe me Oqeanin Atlantik. Tre ishujt Long Island, Manhattan dhe Staten Island formojnë një pjesë të rëndësishme të New York-ut. Në lindje të New York-ut rrjedh Hudson River (Lumi Hudson).
New York ka një sipërfaqe prej 141.080 km² dhe një popullsi prej 18,98 milion banorë (2000), pas Kalifornisë dhe Teksasit është shteti i tretë federal për nga dendësia në ShBA.
Kryeqyteti i New York-ut është Albany, ndërsa qyteti më i madh është New York City. Territori jashtë hapësirës së New York City-it thirret „Upstate New York“. Qytetet më të mëdha në Upstate New York janë Binghamton, Buffalo, Rochester dhe Syracuse.
HistoriaRedakto
Hulumtimet evropiane dhe kolonizimiRedakto
Pjesa ku sot është e njohur si shteti i New York-ut është burim i vendosjes së dy bashkësive të mëdha të Indianëve, herët para ardhjes së Evropianëve të parë. Këto grupe etnike ishin Irokez dhe Algonquian, të cilat ishin në konflikt. Irokezët kishin kishin të zhvilluar organizimin shoqëror pòlitik, dhe ndihmën ushtarake. Hulumtuesi i parë europian në të cilën sot gjendet shteti i New Yorkut ishte detari italian Giovanni d a Verrazzano i cili punonte për oborrin francez dhe e kishte quajtur këtë anë Nouvelle Angoulême , në falenderim të mbretit francez Franje I. Deri në lumin Hudson erdhi në vitin 1524.
DemografiaRedakto
KulturaRedakto
Ky artikull nga Shtetet e Bashkuara është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |