Nju Jork (qytet)

qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara

Nju Jork Siti, shkurt Nju-Jork (shkurtesa: NYC ose NY), zyrtarisht Qyteti i Nju Jorkut (City of New York) për ta dalluar atë nga shteti i Nju Jorkut, në të cilin bën pjesë, është qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara dhe qendra e zonës metropolitane të Nju Jorkut, porta krysore për emigracionin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe një nga aglomeratët urbanë më të populluar në botë. Nju Jorku ushtron një ndikim të rëndësishëm në tregëti, financë, media, art, modë, kërkime shkencore, teknologji, arsim dhe argëtim. Në Nju Jork e ka selinë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke e bërë Nju Jorkun një qendër të rëndësishme për diplomacinë ndërkombëtare dhe kryeqytetin kulturor dhe financiar të botës.

Nju Jork Siti
New York City
Në drejtimin orar, duke filluar nga lart: Midtown Manhattan, Times Square, Unisphere në Queens, Brooklyn Bridge, Lower Manhattan me One World Trade Center, Central Park, selia e OKB-së, Statuja e Lirisë
Në drejtimin orar, duke filluar nga lart: Midtown Manhattan, Times Square, Unisphere në Queens, Brooklyn Bridge, Lower Manhattan me One World Trade Center, Central Park, selia e OKB-së, Statuja e Lirisë
Nofkat: 
Big Apple; Qyteti, që s'flen kurrë; Gotham City
Popullsia
 • Gjithsej(2.019) 8.336.817
Faqja zyrtarewww.nyc.gov
Vendndodhja e qytetit të Nju Jorkut në shtetin më të njëjtin emër

Nju Jorku ndodhet në një nga portet natyrorë më të mëdhenj në botë. Ai përbëhet nga pesë rajone administrativë të quajtur "borough" (borou), që janë njëkohësisht edhe qarqe të shtetit të Nju Jorkut. Ato janë: Bruklin, Kuins, Mënhetën, Bronks, dhe Stejtën Ajllend. Këto pesë rajone u konsoliduan në një qytet të vetëm në vitin 1898. Sipas vlerësimeve të regjistrimit të vitit 2013, popullsia e Nju Jorkut ishte 8.405.837 banorë. Sipërfaqja e tij është 790 km². Nju Jorku është qyteti me dendësinë më të madhe të popullsisë ndër qytetet e mëdhenjë në Shtetet e Bashkuara. Në Nju Jork fliten rreth 800 gjuhë, duke zënë vendin e parë në botë, për sa i përket gjuhëve të folura.

Nju Jorku është banuar për herë të parë në vitin 1624 si një pikë tregëtare nga kolonistët e Republikës Hollandeze dhe u emërua New Amsterdam në vitin 1626. Qyteti dhe rrethinat e tij u vu nën kontrollin anglezëve në vitin 1664. Nju Jorku ka shërbyer si kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara nga viti 1785 deri më 1790. Ai ka qenë qyteti më i madh i vendit që nga viti 1790. Statuja e Lirisë është një simbol i njohur globalisht i Shteteve të Bashkuara dhe demokracisë së tyre.

Gjeografia Redakto

Vendndodhja gjeografike Redakto

New York City është zgjeruar nga ishulli Manhattan, i cili sot është qendra e tij dhe përparon si kep i mprehur ndërmjet Hudson dhe East River. Është i vendosur në 40.42 gradë gjerësi veriore dhe 74.00 gradë gjatësi perëndimore në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara në New York Bay dhe në fqinjësi të drejtëpërdrejtë me Jersey City. I përqafon gojat të Hudson River dhe East River në Oqeanin Atlantik dhe ngrihet mesatarisht gjashtë metër mbi nivelin e detit. Ndërtesat dhe infrastruktura e qytetit kalojnë kufitë nga brigjet e lumenjve në një bollëk lagjesh periferie tek qytetet e mëdha të tjera dhe zgjasin deri larg në brendësi. Zona e qytetit ka një sipërfaqe tokësore prej 785.6 km² (Qarku i Durrësit ka 766 km²), ndërsa gjithsej zona e pandërprerë e ndërtuar (aglomerati) ka 8683.2 km². New York-Northern New Jersey-Long Island Metropolitan Statistical Area përfshin 17 405 km², kurse New York-Newark-Bridgeport Combined Statistical Area që rrok më tepër ka 30 671 km² (Shqipëria përfshin 28 748 km²).

Manhattan-i gjendet mbi themel shkëmbi, i cili mundëson ndërtimin e godinave më të larta. Është i rrethuar nga shumë porte natyrore, që mund të ndalohen nga anije me lartësi të madhe nën ujë. Hudson-i hap udhën natyrorë më të rëndësishëm për në hinterland dhe mundëson nëpërmjet Mohawk River respektivisht Liqenit Champlain kalimin tek Liqenet e Mëdha në veriperëndim respektivisht tek Rrjedhi i Shën Lorencit në veri. Në jug të zonës së Manhattan-it, ku rreziku nga ajsberget është më i madh, janë vendosur masat kryesore të imigrantëve europianë. Falë këtyre kushteve gjeografike, New York-u mundej të fitojë një pozitë të shquar në ekonominë të SHBA-ve dhe të botës.[1]

Gjeologjia Redakto

Zona përreth qytetit të New York-ut bën pjesë në rrafshinën bregdetare atlantike. Më në brendësi të vendit, peizazhi kalon dalëngadalë në kodra të buta. Në Long Island dhe në bregun e New Jersey-t drejt jugut, gjenden plazhe ranore.

Rrafshina bregdetare, ku qendron New York-u, arrin si ultësirë e Maleve Apallaçe deri në Jacksonville. Ajo përbëhet nga rëra dhe argjili, të cilat vijnë nga morenat depozitat lumore. Plazhe pengese të zgjatura i nënshtrohen grykëderdhjeve të cekët dhe të strukturuar bollshëm (si p.sh. në Delaware Bay); në hinterland baticat prekin larg deri në brendësi. Afërsisht në gjerësinë gjeografike të New York-ut, në Long Island, rrafshina bregdetare bie nën nivelin e detit.

Klima Redakto

Qytetit i Nju Jorkut ka një klimë të butë. Kryesisht preket nga masat ajrore kontinentale në perëndim të rajonit. Stina e verës është përgjithësisht e nxehtë, dhe në dimër shumë e ftohtë, me stuhi të shpeshta dëbore. Korriku dhe gushti regjistrojnë pothuajse çdo ditë temperaturë mbi 30 gradë celsius, ndërsa janari temperatura bie shumë herë dhe poshtë -20 gradë celsius.

Ndarja administrative Redakto

Nju Jorku ndahet në pesë rajone administrative: Manhattan (Mënhetën), Queens (Kuins), Brooklyn (Brukllin), Bronx (Bronks) dhe Staten Island (Stejtën Ajllend).

Manhattan-i ka rreth 1.600.000 banorë dhe një sipërfaqe rreth 59 km². Është zona më e populluar e SHBA-ve me dendësi popullsie 66.940,1 banorë për milje katrori. Kjo zonë përbëhet nga 4 ishuj, vetë Manhattani që është më i madhi nga katër ishujt, Roosevelt Island, Ward’s Island dhe Governors Island.

Queens-i është rajoni më i madh në siperfaqe në Nju Jork, ku banojnë rreth 2.500.000 banorë dhe e cila ka një sipërfaqe nga 282 km². U themelua më 1683. Aty gjenden dhe dy aeroportet të Nju Jorkut, La Guardia dhe JFK Airport.

Brooklyn-i ka 2.400.000 banorë dhe është pjesa më e populluar e Nju Jorkut. Gjendet në pjesën juglindore të qytetit dhe ka siperfaqe rreth 182 km².

Bronx-i ka afërsisht 1.300.000 banorë dhe një siperfaqe rreth 108 km². Është zona e vetme e Nju Jorkut që gjendet sipër kontinentit dhe jo mbi një ishulli. U emërtua kështu ndoshta nga një emigrant suedez, i cili ishte ardhësi i parë në këtë zonë.

Staten Island-i ka rreth 500.000 banorë dhe një sipërfaqe rreth 151 km².

Kultura dhe vende per te vizituar Redakto

Nju Jorku ka shume vende per te vizituar, reth 500 galeri arti, 150 muzeume, mbi 100 teatre, dhjetra dyqane tregetare dhe 17.000 restorante. Qyteti konsiderohet si qendra kulturore artistike e Bregut lindor te SH.B.A-se. Padyshim simboli I Nju Jorkut është Statuja e Lirise, qe ne 1886 u vendos ne ishullin e Lireise ne juge te Manhatanit, si dhurat e Republikes Franceze. Krijuesi I tij ishte skulptori Frederik Bartoldi (Frédéric Auguste Bartholdi). Vende te tjera per te vizituar ne Nju Jork janë ura e Bruklinit, Madison Square Garden dhe stacioni madheshtor hekurudhor "Grand Central Terminal", I ndertuar ne 1903. Me fame boterore janë gjithashtu edhe muzeumet Guggenheim, Muzeu Metropolitan I Artit (Nju Jork) dhe Muzeu I Artit Modern (MoMa), por eksistojne dhe dhjetra vende te tjera qe ia vlen ti vizitosh.

Personalitete Redakto

Historia Redakto

 
Plani i Neu-Amsterdam, 1660
 
New York City, Hester Street në Manhattan në vitin 1903 (Little Italy)
 
Manhattan 1942

Në regjionin ku sot shtrihet NYC vizitat e para i'u bën qysh në vitin 1524 nga Giovanni de Verrezano dhe në vitin 1609 nga Henry Hudson. Kurse Nju Jorku u themelua ne vitin 1613.

Statuja e Lirisë është vendosur nga francezët si dhuratë në vitin ?.

Kurse në historin e re me 11 shtator 2001 u sulmua nga Al-Qaida në kullat binjake WTC

Shekulli i 17 Redakto

Mbritjet e para ne zonen e Nju Jorkut te sotem, u bene ne 1524 dhe 1609. Qe nga 1610 filluan tregetaret Holandez nje tregeti fitimprurese lekure me banoret e atjeshem Indian. Me 27. 3. 1614 u krijua firma Holanda e Re. kolonizatoret e pare filluan te mbrinin ne Nju Jork ne 1624 dhe ishin Holandez. Ne vitin 1626 u ble ishulli Manhatan prej indjanëve per 24 dollar dhe keshtu u vendosen me shume Holandez. Kjo koloni e re mori emertimin Amsterdami I ri. Me kalimin e kohes u ndertua ketu spitali I pare, shkolla e pare dhe burgu I pare. Ne 1652 u ndertua aty ku sote gjendet e famshmja Wall Street nje mure mbrojtes. Ne 1664 pushteti kaloi nga Holandezet tek Anglezet te cilet sulmuan dhe pushtuan qytetin pa gjakderdhje. Atehere u emertua Nju Jork per nder te dukes se Jorkut, vellait te mbretit te asajkohe te Anglise. Ne vitin 1673 qyteti kaloi perseri ne duart e Holandezeve, por per shume pake kohe. Sepse ne vitin 1674 ai kaloi serish dhe perfundimisht ne duart e Anglezeve.

Shekulli i 18 Redakto

Ne shekullin e 18-te Nju Jorku mori pjese ne menyre te theksuar ne luften per Pavaresin e Amerikes. Ne 1776 u be strehimi kryesor I George Washington. Ne 1783 anglezet e fundit braktisen Nju Jorkun, meqenese u njoh Pavaresia e Amerikes. Qe nga 1788 deri ne 1790 Nju Jorku ishte kryeqyteti I (atehershem) i SH.B.A-se. ne vitin 1792 u themelua zyra e Bursave te Nju Jorkut.

Shekulli i 19 Redakto

Ne fillim te shekullit te 19-te qyteti filloi te ritet sa asnje here me pare. Ne 1811 u ndertuan ne gjithe Manhatanin rruge. Ne 1825 u inagurua kanali I liqenit Iri dhe keshtu liqenet e medha lidheshin me Nju Jorkun dhe me Oqeanin Atlantik. Nju Jorku u be epiqendra e shtetit amerikan. Nga mesi I shekullit te 19-te filluan planet per ndertimin e nje parku te madhe qendror, Sentral Park dhe ne vitin 1866 ky park gjigant ishte tashme gati. Ne gjysmen e dyte te shekullit te 19 u rit jashtezakonisht shume emigracioni ne Nju Jork. Vecanterisht vinin emigrant nga Irlanda, Italia dhe gjermania me shprese per nje te neserme me te mirë. Por kriminaliteti ishte teper I theksuar dhe kushtet jetesore per te sapo ardhurit teper te veshtira.

Shekulli i 20 Redakto

Ne gjysmen e pare te shekullit te 20-te, Nju Jorku u be qendra nderkombetare e industries dhe tregetise. Nderkaq kriza ekonomike boterore e 1929-se preku shume thelle qytetin. Numri i papunesise u rite ne 25%. Gjendja filloi te permirësohej ne 1933. Atehere filluan te ndertohen dhe rrokaqiejt e pare. Mbas luftes se dyte boterore u verejt nje renie e re ekonomike. Klasa e mesme urbane u zhvendosur në periferi dhe industria filloi te prishej. Në 1960 u bene intensive dhe veprimet raciste, veçanërisht kundra afrikanoamerikanëve. Ndersa që nga viti 1980 filloi një zhvillim i madh ekonomik. Wall Street ashtu sic quhet Bursa e qytetit, qe gjendet në rrugën me te njejtin emer, u be serish një fuqi botërore. Ndërsa paralelisht u shenua një ulje e ndjeshme te kriminalitetit nepermjet filozofisë se "tolerancës zero" te kryetarit te bashkise Giuliani (Juliani).

Shekulli i 21 Redakto

Ne 11 shtator te 2001, Nju Jorku u godit nga nje sulm terrorist. Kullat binjake te ashtuquajtura Qendra boterore Tregetare (World Trade Center) u goditen nga dy avjon pasagjeresh te medha. Rezultati ishte Kullat te shkaterohen plotesisht dhe te humbasin jeten 3000 njerez.

Politika Redakto

Kryetari i NYC është Michael Bloomberg që nga 1 janari 2002.

Panoramët Redakto

 
Skyline i Nju Jorkut
 
Pamja nga Rockefeller Center
 
180°-Panorama, Manhattan nga Empire State Building, natën
 
360°-Panorama, Manhattan nga Empire State Building, në ditën

Të tjera Redakto

19 nëntor 2005, Nju Jorku nderoi presidentin të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugovën, me çmimin nderi për paqe, Proclamation.

Shiko edhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ Irmgard Pohl, Josef Zepp, Paul List (Sh.B.): Harms Erdkunde. Vëllimi 5: Amerika, Paul List, Mynih/Frankfurt/Berlin/Hamburg/Esen 1966.