Jordan Rudess (i lindur si Jordan Charles Rudes4 nëntor 1956) është pianist dhe sintisajzerist, i njohur si anëtar i progressive metal bendit Dream Theater. Rudess është sintisajzeristi i parë që ka performuar live në continuum.

Jordan Rudess
Background information
Emri i lindjesJordan Charles Rudes
Lindi (1956-11-04) 4 nëntor 1956 (67 vjeç)
OrigjinaIzraeli Izrael
ZhanretProgressive rock
Progressive metal
Muzikë instrumentale
Jazz fusion
New Age
Muzikë elektronike
Instrument(et)Tastierë (Sintisajzer, Fingerboard synthesizer, Continuum, Piano, Zen Riffer, Minimoog)
Lap steel guitar
Kitarë elektrike
Vitet aktik1981 — prezent
Websitewww.jordanrudess.com

Biografia Redakto

 
Jordan Rudess

Jordan Rudess u njoh nga profesori i tij i shkallës së 2-të si një pianist i jashtëzakonshëm, dhe menjëherë iu lejua shkollimi profesional që ai ta forconte talentin e tij madhor. Me nëntë vjet ai hyri në akademinë e famshme të muzikës Juilliard që të ushtronte në pianon klasike, por në adoleshencën e vonshme ai u interesua gjithnjë e më shumë në sintisajzerë dhe progressive rock. Kundër këshillave dhe dëshirës së prindërve dhe profesorëve të tij, ai vendosi që t'ia kthente shpinën pianos klasike dhe i provoi aftësitë e tij si një solo progressive rock sintizajzerist.

Pas performancave në projekte të ndryshme gjatë viteve të 80-ta, ai fitoi vëmendje internacianale në vitin 1994 kur u votua "Best New Talent" në revistën Keyboard Magazine, pasi që e lëshoi solo albumin e tij Listen. Dy bende që e drejtuan vëmendjen te ky yll i ardhshëm qenë The Dixie Dregs dhe Dream Theater, të cilët e ftuan që të dy që t'iu bashkangjitej në bendin e tyre përkatës. Rudess i zgjedhi The Dixie Dregs së pari për shkak se ata ia ofruan mundësinë të bëhej anëtarë me orar të reduktuar, shansë kjo e cila nuk iu dha nga Dream Theater.

Gjatë kohës kur ishte anëtar i The Dixie Dregs, Rudess e formoi të ashtuquajturën "power duo" me bateristin Rod Morgenstein. Gjeneza e këtij çifti fillon kur në një performancë të Dixie Dregs ndërpritet energjia elektrike, duke i shkyqur kështu të gjitha instrumentet përpos sintisajzerit të Jordan Rudess-it, kështu që ai dhe Rod improvizuan me njëri tjetrin deri sa energjia elektrike erdh, duke e mundësuar kështu vazhdimin normal të koncertit. Metabolizmi i këtyre dyve qe aq i fortë gjatë këtij improvizimi, sa që ata vendosën që të performonin së bashku tani e tutje me emrin "Rudess/Morgenstein Project" (më vonë RPM) dhe që nga atëherë ata e kanë lëshuar një studio dhe një live album.

 
Jordan Rudess dhe John Petrucci duke performuar përballë njëri tjetrit

Rudess takoi përsëri Dream Theater kur ai dhe Morgenstein siguruan mbështetjen e tyre në një nga turnetë e Dream Theater në Amerikën Veriore.

Në vitin 1997, kur Mike Portnoy-t iu kërkua nga Magna Carta Records që ta themelonte një supergrup, Rudess u zgjodh që t'i binte sintisajzerit, Tony Levin bas kitarës, si dhe John Petrucci kitarës. Gjatë inçizimit të dy albumeve të Liquid Tension Experiment, Mike Portnoy-t dhe John Petrucci-t ju ishte e qartë se Jordan Rudess ishte mu ajo çka Dream Theater ju nevojitej. Ata e ftuan atë që t'iu bashkangjitej bendit, dhe kur ai pranoi ata e përjashtuan sintisazeristin e tyre që e kishin në atë kohë Derek Sherinian, duke ia bërë kështu vendin Jordan-it në bend.

Rudess ka qenë sintisajzeristi i përhershëm i Dream Theater që nga inçizimi i albumit Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory në vitin 1999. Që atëherë ai ka inçizuar edhe katër albume të tjera me ta: Six Degrees of Inner Turbulence (2002), Train of Thought (2003), Octavarium (2005), dhe Systematic Chaos (2007). Plus, ai është paraqitur edhe në tre live albume, Live Scenes From New York, Live at Budokan dhe Score.

Trivia Redakto

Përdorimi i teknologjisë Redakto

 
Jordan Rudess duke eksperimentuar në continuum

Megjithëse shumica e sintisajzeristëve në rock bende kujdesen që në skenë të marrin disa sintisajzerë, Rudess përfitoi nga mundësitë që ia dha Kurzweil K2600xs gjatë përdorimit të tij prej viteve të 90-ta deri në vitin 2004. Shpesh duke marrur mostra nga sintisajzerët e tjerë, Rudess krijon një seri të strukturave, që mundëson përzierjen e shumë zërave me shtresa të ndryshme dhe linja tonesh të kontrollerit të paisjes; këto struktura pastaj rregullohen me renditje të duhur për një koncert, të cilat ndërrohen përmes pedales kontrolluese.

Megjithëse metoda e Rudess për t'i ndërruar fizikisht strukturat ka mbetur e njëjtë, por zgjedhja e tij për paisje ndryshoi në vitin 2005. Duke thënë se atij i nevojitej një mbështetje më e mirë për turne nga teknologjia aktuale (Kurzweil-i i tij 2600 që posedonte një memorie prej 128 MB u bë i pamjaftueshëm për nevojat e turneve), ai filloi përdorimin e Korg Oasys workstation (i cili posedon 40 GB memorie). Këtë sintisajzer ai tani e përdor nëpër turne me Dream Theater, ku në të e ka të montuar receptorin, continuum-in, si dhe modulatorin Synthesizers.com.

Paisjet Redakto

 
Korg Oasys, sintisajzeri që Jordan Rudess aktualisht përdor
 
Haken Continuum, instrumenti që u popullarizua falë meritës së Jordan Rudess

Paisjet në studio

  • Korg OASYS
  • Korg Triton Extreme
  • Haken Audio Continuum Fingerboard
  • Muse Research Receptor
  • Kurzweil K2600xs fully loaded 88 note weighted keyboard
  • Kurzweil K2600 Rack modules
  • Kurzweil K2000VP keyboard
  • Kurzweil PC2 rack
  • Roland Fantom-X8
  • Minimoog
  • Roland V-Synth XT
  • Roland VP-550
  • Roland SH-201
  • Synthesizer.com Modular synthesizer
  • Dave Smith Instruments Evolver Keyboard
  • Lap steel guitar
  • Kitarë Ernie Ball Music Man John Petrucci signature model

Instrumentet virtuale

  • MOTU MachFive
  • MOTU MX4 Soft Synth
  • Korg Legacy
  • Spectrasonics Atmosphere
  • Spectrasonics Trilogy
  • Spectrasonics Stylus
  • Native Instruments Komplete 2
  • Native Instruments Absynth
  • Native Instruments B4 Organ
  • Native Instruments Guitar Rig
  • Native Instruments FM7
  • Native Instruments Pro 53
  • Synthogy Ivory

Paisjet për live performanca

  • Korg OASYS 88
  • Korg Triton Extreme 88 (Solo Projekt)
  • Freehand Systems Music Pad Pro
  • Muse Receptor
  • Synthesizers.com Custom Modular Synth
  • Haken Continuum Fingerboard
  • (2)Roland V-Synth XT
  • Lap steel guitar
  • Mackie 1604VLZ Pro Mixer
  • APS Power backup
  • Glyph and Iomega Hard drives
  • Roland VP-550
  • Zen Riffer

Diskografia Redakto


Solo albumet Redakto

Me Dream Theater Redakto

Projekt albumet Redakto

Me Liquid Tension Experiment Redakto

Mysafir Redakto

Të tjera Redakto

Shpërblimet Redakto

Jordan Rudess fitoi këto shpërblime:

  • Best New Talent (Keyboard Magazine) (1994)
  • Best Keyboards Player of the Year (Burrn Magazine) (2007)

Lidhje të jashtme Redakto