Pink Floyd
Pink Floyd ishin një grup i muzikës rock nga Anglia të cilët fillimisht u bënë të njohur për shkak të muzikës së tyre psychedelic ose space rock, dhe më vonë, progressive rock. Ata ishin të njohur për tekstet filozofike, eksperimentimet zënore, kopertinat inovative të albumeve, dhe shfaqjet madhështore. Një nga rock aktet më të suksesshme, grupi ka shitur më shumë se 200 milion albume në të gjithë botën, duke përfshirë këtu 74.5 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara. Pink Floyd i kanë influencuar progressive rock grupet e viteve 1970 si Genesis dhe Yes, si dhe grupet bashkëkohore si Nine Inch Nails dhe Dream Theater.
Pink Floyd | |
---|---|
Background information | |
Origjina | Cambridge, Angli |
Zhanret | Art rock Progressive rock Psychedelic rock Space rock |
Vitet aktik | 1965 - 1994 • 2012 - 2014 (një ribashkim në vitin 2005) |
Labeli | EMI, Harvest Records, Capitol Records, Tower Records, Columbia Records |
Antar/ët | Syd Barrett David Gilmour Bob Klose Nick Mason Roger Waters Richard Wright |
Website | www.pinkfloyd.co.uk |
Pink Floyd kishin sukses mesatar dhe ishin një ndër grupet më të famshme në skenën "underground" të Londrës në fundin e viteve 1960, si një psychedelic grup i udhëhequr nga Syd Barrett. Sidoqoftë, sjellja e çrregulluar e Barrett eventualisht i detyroi kolegët e tij ta zëvendësonin me vokalistin dhe kitaristin David Gilmour. Pas largimit të Barrett, vokalisti dhe basisti Roger Waters gradualisht u bë forca dominuese e grupit në fundin e viteve 1970, deri në largimin e tij eventual në vitin 1985. Grupi inçizoi disa albume, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm me The Dark Side of the Moon (1973), Wish You Were Here (1975), Animals (1977), dhe The Wall (1979).
Në vitin 1985, Waters deklaroi se Pink Floyd ishin "forcë e konsumuar", por anëtarët e mbetur, të udhëhequr nga Gilmour, vazhduan të inçizonin dhe të shkonin nëpër turne nën emrin Pink Floyd. Edhe pse ata u paditën pa sukses nga Waters për të drejtat e emrit, ata sërish arritën sukses botëror me albumet A Momentary Lapse of Reason (1987) dhe The Division Bell (1994). Eventualisht, ata arritën që të bënin marrëveshje jashtë gjygjit me Waters për përdorimin e emrit. Waters performoi me Pink Floyd për herë të parë pas 24 viteve më 2 korrik 2005 në koncertin Live 8 që u mbajt në Londër.
Anëtarët
Redakto- Syd Barrett – kitarë, vokal (1964 – 1968)
- Bob Klose – kitarë (1964 – 1965)
- Nick Mason – bateri (1964 – 1994)
- Richard Wright – tastierë, vokal (1964 – 1981, 1987 – 1994)
- Roger Waters – kitarë (1964); bas, vokal (1964 – 1985)
- David Gilmour – kitarë, vokal (1968 – 1994)
Diskografia
RedaktoStudio albumet
Redakto- The Piper at the Gates of Dawn (1967)
- A Saucerful of Secrets (1968)
- Soundtrack from the Film More (1969)
- Ummagumma (1969)
- Atom Heart Mother (1970)
- Meddle (1971)
- Obscured by Clouds (1972)
- The Dark Side of the Moon (1973)
- Wish You Were Here (1975)
- Animals (1977)
- The Wall (1979)
- The Final Cut (1983)
- A Momentary Lapse of Reason (1987)
- The Division Bell (1994)
- The Endless River (2014)
DVD-të dhe videot
Redakto- Live at Pompeii (1972)
- The Wall (1982)
- The Delicate Sound of Thunder (1988)
- La Carrera Panamericana (1992)
- Pulse (1995)