Ibrahim Rugova

ish-President i Kosovës

Ibrahim Rugova (2 Dhjetor 194421 Janar 2006) ishte një politikan, studiues dhe shkrimtar shqiptar i Kosovës, i cili shërbeu si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe sërish nga viti 2002 deri në vdekjen e tij në vitin 2006. Ai mbikëqyri një luftë popullore për pavarësi, duke mbrojtur një rezistencë paqësore ndaj sundimit serbo–jugosllav dhe duke lobuar për mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.

Ati i Kombit
Ibrahim Rugova
Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës
Në detyrë
25 Janar 1992 – 21 Janar 2006
Paraprirë ngaZyra e themeluar
Pasuar ngaFatmir Sejdiu
Kryetar i Lidhjes Demokratike për Kosovën (LDK)
Në detyrë
23 Dhjetor 1989 – 21 Janar 2006
Paraprirë ngaZyra e themeluar
Pasuar ngaFatmir Sejdiu
Të dhëna vetjake
U lind më2 Dhjetor 1944
Cerrcë, Komuna e Istogut, ish–Jugosllavia, (sot Kosova)
Vdiq më21 Janar 2006 (61 vjeç)
Prishtinë, Kosovë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeLidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
(1989–2006)
Bashkëshortja/etFana Rugova
FëmijëtMendim Rugova
Ukë Rugova
Teuta Rugova
PunësimiShkrimtar, Akademik, Politikan, Fizikant
ÇmimetHero i Kosovës
(pas vdekjes)
Nënshkrimi

Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, ai ishte njëri ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti dhe filloi një fushatë paqësore kundër Serbisë.[1] U zgjodh që në fillim kryetar i saj që nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri më 21 janar 2006 kur edhe ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare.[2][3]

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimit serbo–jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.[4][5] Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.

Biografia

Redakto

U lind më 2 dhjetor të vitit 1944Cerrcë, sot në komunën e Istogut, i biri i Ukës të Rrustë Sadrisë dhe i Sofës , nëna tij Sofa vdiq më 25 Maj 1986 së Qerim Rugovës, nga fshati Llukavc i Begut. Fisi atnor i njohur si Sadrielezt kishin prejardhje nga Malajt, por nga të dyja anët i përkisnin fisit Kelmend, i ati nga barku Lajq dhe e ëma nga ai Muriq i Rugovës. I ati dhe gjyshi nga i ati kishin luftuar kundër depërtimit të çetnikëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 10 janar 1945 OZNA jugosllave i arrestuan dhe i zhdukën pa gjurmë.[6] Në rrethin fisnor, edhe dy vëllezërit të gjyshit qenë vrarë në përpjekje me çetnikët e malazezët, Ibrishi (Dobrushë, v. 1941) dhe Xhema në Livadhet e Gjakut.[7]

Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë, ku u diplomua i pari më 1971.[8] Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), të cilat botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën "Fjala". Nisi të njihej ndër qerthujt letrarë të lidhura me Universitetin e Prishtinës.[9][10] Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në "École Practique des Hautes Études", nën mbikëqyrjen e Roland Barthes, ku ndoqi studimet për doktoratën në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.[8]

Në vitin 1986 Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Pastaj, për afro dy dekada, veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.[11]

Më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.[12]

Si intelektual që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. U rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

 
Shtatorja e Ibrahim Rugovës në Prishtinë

Nën udhëheqjen e Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. Më 4 shkurt 2002 parlamenti i Kosovës zgjodhi Rugovën president.[13] LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.

Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006, u varros me nderime te larta shteterore dhe ushtarake. Funerali i Ibrahim Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 11:00pm2007, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.[11]

Kryetari i Kosovës

Redakto
Ky artikull është i lidhur në përmbledhjen::
 
Stema e shtetit
Deklarata

Kushtetuta
Republika e Kosovës
Gjykata
Kuvedni
Kryetari



Qeveria e Kosovës
Shërbimet

Gjatë shërbimit të tij në postin e Kryetarit të Kosovës, në kabinetin e tij kishte këshilltar të ndryshëm.

Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA

Redakto

Rugova në vitet e para pasi shkroi me shkollë të lartë në Prishtinë shkroi lirika dhe përkthente, por emri i tij u bë i bujshëm nga rubrika "Zenite letrare" në revistën "Fjala". Shkrime të cilat pas një rileximi kritik, i botoi te libri i tij i parë Prekje lirike (1971).[9] Libri i tij i dytë, Kah teoria (1978) përcakton premisën mbi se si duhet shtruar një shqyrtimin e letërsisë përmes disa eseve, kritikës dhe teorisë së poezisë shqipe.[14]

  • Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, (bashkëautor me Isak Shemën), (1976), Instituti Albanologjik, Prishtinë,
  • Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), (bashkautor me Sabri Hamitin), (1979)
  • Strategjia e kuptimit, (1980)
  • Vepra e Bogdanit 1675-1685, (1982),
  • Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
  • Refuzimi estetik, (1987)
  • Pavarësia dhe demokracia, (1991)
  • Çështja e Kosovës, (1994)
  • Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, (2005)

Botime posthume

Redakto
  • Kritika, (2007)
  • Kode të shkrimit letrar, (2009)
  • Sistemi poetik i Sabri Hamitit, (2013)
  • Teoria letrare, (2013)
  • Përballë strategjisë negative, (2013)
  • Differentia speciffica, (2015)

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë

Redakto
 
Busti në Gjilan
  • Më 1995, iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit "Paul Litzer", Danimarkë.
  • Më 1996, u shpall Honoris Causa i Universitetit Paris VIII, Sorbonë, Francë.
  • Më 1998, iu nda Çmimi "Saharov" i Parlamentit Evropian.
  • Në vitin 1999, mori Çmimin për paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
  • Në vitin 2000, mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco y Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
  • Në vitin 2004 u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
  • U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
  • Më 2004, u shpall Honoris Causa i Universitetit të Tiranës.
  • Në vitin 2006 Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu dekoroi post mortum Presidentin Ibrahim Rugova me çmimin “Urdhërin e Flamurit Kombëtar"

Simbolet e Kosovës të propozuara nga Presidenti Rugova

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Chang, Chih-Hann (2011). Ethical Foreign Policy?: US Humanitarian Interventions (në anglisht). Ashgate Publishing, Ltd. fq. 121. ISBN 9781409425496.
  2. ^ Biography Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine, Rugova Na Mungon
  3. ^ Si e formoj LDK-në Presidenti Ibrahim Rugova? (23 dhjetor 2014), BotaSot.info
  4. ^ Adnan Merovci "Ne Hap me Rugovën,Tiranë : Gaid Margot, 2012.ISBN 978-9951-8858-0-5 9951885802
  5. ^ Veton Surroi,  "Libri Këmbët e Gjarpit", KOHA, 2014, ISBN??
  6. ^ Rexhaj, Xhevat (22 prill 2017). "Ukë Rrustë Rugova dhe Sofë Rugova, prindërit e Ibrahim Rugovës". botapress.info. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2019. Marrë më 4 janar 2021.
  7. ^ Rugova, Rrustë (Pranverë 2007). "Kujtime nga fëmijëria e rinia e hershme e Dr. Ibrahim Rugovës". zemrashqiptare.net. Marrë më 4 janar 2021. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Bartrop, Paul (2012). A Biographical Encyclopedia of Contemporary Genocide: Portraits of Evil and Good (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 281. ISBN 9780313386794.
  9. ^ a b Hamiti, Sabri (15 dhjetor 2005). "Njeriu meditant, njeriu militant". kosova.com. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2007. Marrë më 4 janar 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  10. ^ Ahrens, Geert-Hinrich (2007). Diplomacy on the Edge: Containment of Ethnic Conflict and the Minorities Working Group of the Conferences on Yugoslavia (në anglisht). Woodrow Wilson Center Press. fq. 312. ISBN 9780801885570.
  11. ^ a b "Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti Historik i Kosovës". president-ksgov.net/. Marrë më 4 janar 2021.
  12. ^ Verena Knaus, Gail Warrander (2007). Kosovo (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 19. ISBN 9781841621999.
  13. ^ Klemencic, Matjaz; Klemenčič, Matjaž; Žagar, Mitja (2004). The Former Yugoslavia's Diverse Peoples: A Reference Sourcebook (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 375. ISBN 9781576072943.
  14. ^ Shala, Kujtim (31 tetor 2006). "Rugova Meditans: Kritika letrare e Ibrahim Rugovės". kosova.com. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2007. Marrë më 4 janar 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)


  Presidentët e Kosovës

Ibrahim Rugova | Fatmir Sejdiu | Behgjet Pacolli | Atifete Jahjaga | Hashim Thaçi

Shiko stampa:SistemishtetrorKSH me variablen Kryetari.