Cerrca
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Cercë është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Rranzë.
Cerrcë
Rranzë | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoFshati shtrihet në veriperëndim të Kosovës, në kufirin me Serbinë. Për standardet kosovare, Cërrca është një fshat mjaft i përparuar. Krahasuar me pjesën më të madhe rurale të Kosovës, Cërrca është mjaft mirë e lidhur me zonat tjera. Ajo është vetëm 2 km nga Istogu, që është qendër administrative komunale dhe rruga kryesore nga Istogu për në Pejë kalon përmes fshatit. Në perëndim të rrugës kryesore gjendet mali i Mokrës, që ngrihet i thepisur në 1.900 m lartësi mbi nivelin e detit, me kullota të mira për bagëtitë në verë.
Demografia
RedaktoCërrca ka 300 shtëpi.
Fshati përbëhej nga vetëm 14 familje të mëdha. 5 familjet më të njohura jetonin në kulla të mëdha me mure prej guri dhe çarje të holla të dritareve, në katin e dytë. Vatrat e mëdha familjare ishin simbol i pasurisë dhe fuqisë, disa prej të cilave kishin edhe nga 40 anëtarë. Familje të kësaj natyre tradicionale ishin të vetë-financuara, duke prodhuar jo vetëm ushqimin për vete, por edhe veshmbathje dhe orendi shtëpiake.
- Cerrca ne shifra (2005)
- Popullsia totale: 1980 banore
- Numri i familjeve: 300
Nga 1.980 banorë të Cërrcës, 607 prej tyre jetojnë sot jashtë shtetit. Mesatarja për familje në fshatin Cërrcë është 6.6 anëtarë.
Ekonomia
RedaktoTradicionalisht, delet dhe gjedhet kanë qenë shtylla kryesore e ekonomisë lokale dhe burrat e kalonin muajt e ftohte të dimrin ne male me bagëtinë e tyre. Në lindje të rrugës kryesore, shtrihet fusha pjellore e Dukagjinit, prej ku Drini i Bardhë ushqehet me reshjet malore. Për shekuj me radhë, rrjedhat malore kanë mundësuar punën e mullinjve me ujë dhe kanë siguruar ujitje për kopshtarinë.
Në krahasim me pjesë tjera të Kosovës, klima këtu është më e butë dhe më e përshtatshme për bujqësi.
Vendbanimi i vjetër i Cërrces shtrihej shumë më sipër kodrës, ku rruga ku kullosin demat shkon përgjatë pyjeve dhe kullotave alpine.
Kultura
RedaktoNë Cerrcë gjenden edhe tuma ilire, mure gjigante më pikankorime për lidhjen e mjeteve të lundrimit. Vend-gjetjet arkeologjike dëshmojnë për autoktonin tonë për të cilën kemi fakte të sigurta që nga mesjeta e deri në neolit. Prandaj e konsiderojmë së ekspeditat arkeologjike do të hedhin më shumë dritë në këtë pohim.
Sot, fshati mburret me një shkollë fillore, një qendër kulturore dhe dy dyqane të vogla.
Historia
RedaktoBiri më i njohur i Cërrces është Dr. Ibrahim Rugova, i lindur në një familje me influence gjatë okupacionit gjerman në vitet 1944, kur fshati ishte pjesë e Shqipërisë së Madhe. Vendi në të cilën u lind Rugova ishte një familje tradicionale patriarkale. Ishte një shoqëri e rrënuar nga lufta, nga rivendosje të njëpasnjëshme të kufijve, dhe nga ardhja e komunizmit.
Në 1989, kur iu mor autonomia e Kosovës, zyrtarët e Cërrcës përqafuan partinë e Rugovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të jetë edhe sot forca kryesore politike në rajon.
Lufta e vitit 1999 pothuajse e shkatërroi tërësisht fshatin. Pasi shqiptarët u shpërngulën, forcat serbe shkatërruan gjithçka përveç një numri të vogël shtëpish. Por, që nga viti 1999, të gjitha këto shtëpi janë rindërtuar.
Lidhje të jashtme
Redakto
Banja | Banjica | Belica | Bellopoja | Caralluka | Cerkolezi | Cerrca | Drenusha | Dragoleci | Dreja | Dubova e Vogël | Dubrava | Gjurakoci | Istogu i Poshtëm | Kaliçani | Kashica | Kërnina | Koshi | Kovraga | Lubova | Lubozhda | Lluga | Llukaca e Begut | Llukaca e Thatë | Mojstiri | Muzhevina | Orobërda | Osojani | Polana | Prekalla | Prigoda | Rakoshi | Saradrani | Serbobrani | Sinaja | Studenica | Suhogërlla | Shalinovica | Shushica | Tomoci | Trubuhoci | Tuçepi | Uça | Veriqi | Veriqi i Ri | Vrella | Zabllaqi | Zallçi | Zhakova
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |