Kërnina (Burim)
Kërninë është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë.
Kërninë | |
---|---|
Fshat |
Shtrihet 10-12 kilometra në linje të Burimit(Istogut), me sipërfaqe 689 ha, 26 ari, 50 m. Familjet: Kërnina e Epërme: Llugiqët ( Hasanaj), Memajt, Kërnina e Mesme: Sylaj, Qitaku, Shaljanët, Boletinët, Salizlamajt, dhe Dani. Kërnina e Poshtme: Alidemaj, Metaj. Mikrotoponimet më karakteristike: Sejishtë, Buquk, Broqishta, Zabeli, Starasellë, Gubafci, Gjingjer, Cerovik, Llazovë, Lisi i Orlit, Belibreg, Shpia e Miftar Kushës, Bregu, Osmonica, Begllaqë, Kroni i Magjupit, Kalanica, Lugu i Gjanë, Zhdrella, Qukafci, Berishta, Banishori, Lugu i Mllakut, Stojefci, Kodra, Arat e Gata, Arat e Mdhaja, Arat e Rexhës, Atava, Rrushet e Memiqve, etj. Në vendin Tërshovinë, është zbuluar një mur që supozohet se është i një kishe ilire. Në vendin Kroni i Rakoshit, në lagjen e Fekajve, gjenden gjurmë të një vendbanimi të vjetër. Në Kodër janë gjurmët e një kishe, që populli e quan Kishë rimo-katolike si dhe është ruajtur toponimi Te Kisha e Llugiqit. Një kishë tjetër ka ekzistuar edhe në vendin Te Rrushet e Memiqve. Në Kërninën e Poshtme janë gjurmë të disa varrezave të mocme, me kryqa që dallohen nga kryqat e serbëve. Serbët janë deklaruar se janë varre të tyre, por të vdekurit nuk i varrosnin këtu. Ky vendbanim, me emrin Kërnina, përmendet në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, më 1485, me 5 shtëpi, 1 beqar e 1 e vejë. Për shkak se ky vendbanim shtrihet edhe buzë rrugës magjistrale Pejë – Mirtrovicë, dhe është i njohur për trima popullor, pushteti okupues serb kurrë nuk ia ka da zullumin. Më 20.2.1919 serbët kanë vrarë 17 persona dhe kanë djegur 30 shtëpi shqiptare. Më 3.3.1919, ushtria serbe e ka rrënuar fshatin me topa. Pas kësaj ngjarje, disa familje kanë ikur në Shqipëri. Në Kërninë kanë jetuar edhe disa familje serbe që quheshin rajë. Sipas vendësve, këta ishin rajë rusi. Serbë të tjerë janë vendosur këtu ndërmjet dy lufrave botërore, madje në pronat e shqiprtarëve, 37 familje. Shënime statistikore: Më 1905 kishte 15 shtëpi shqiptare e 6 serbe. Në vitin 1921 kishte 560 banorë ( 40 familje shqiptare me 500 anëtarë dhe 10 familje serbe me 60 anëtarë). Në vitin 1948 kishte 72 shtëpi me 533 banorë, në vitin 1981 - 122 shtëpi me 808 banorë ( 614 shqiptarë, 169 serbë, 44 malazez). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 137 serbë, 26 malazez. Më 1999 forcat serbe dogjen 133 shtëpi, popullata është zhvendosur në Mal të Zi dhje Shqipëri. Pas lufte janë shkatërruar edhe shtëpitë e serbëve dhe të malazezve.
Shih dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Banja | Banjica | Belica | Bellopoja | Caralluka | Cerkolezi | Cerrca | Drenusha | Dragoleci | Dreja | Dubova e Vogël | Dubrava | Gjurakoci | Istogu i Poshtëm | Kaliçani | Kashica | Kërnina | Koshi | Kovraga | Lubova | Lubozhda | Lluga | Llukaca e Begut | Llukaca e Thatë | Mojstiri | Muzhevina | Orobërda | Osojani | Polana | Prekalla | Prigoda | Rakoshi | Saradrani | Serbobrani | Sinaja | Studenica | Suhogërlla | Shalinovica | Shushica | Tomoci | Trubuhoci | Tuçepi | Uça | Veriqi | Veriqi i Ri | Vrella | Zabllaqi | Zallçi | Zhakova
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |