Banja (Burim)

fshat në Kosovë dhe qendër termominerale

Banjë ose Banja e Pejës/Banja e Istogut është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Bajë. Banja e Pejës posedon kanalizim, ujësjellës, PTK, kopsht të fëmijëve, shkollë fillore, dyqane, restaurante, parqe, etj. gjë që i jep edhe imazhin e një qytetëse solide. [1].

Banjë
(Banja e Pejës)
Bajë
Fshat
Monumenti i dëshmorëve në Banjë të Pejës
Monumenti i dëshmorëve në Banjë të Pejës

Gjeografia

Redakto

Fshati Banjë ndodhet në perëndim të Dukagjinit. Gjendet 80 km larg Prishtinës dhe 12 km larg Pejës, rrëzë masivit malor të Alpeve Shqiptare. Në afërsi rrjedh lumi Drini i Bardhë dhe lumi i Burimit. Lartësia mbidetare e Banjës së Pejës është 560 m.

Historiku

Redakto

Karakteristikat shëruese të kësaj banje (ilixhe) janë përdorur edhe nga ilirët. Këtë e tregojnë reliktet arkeologjike të gjetura në afërsi. Për më tepër, u gjetën edhe zbulime të banjave të ndryshme dhe tubave të ndryshëm të ujit të ndërtuara nga ilirët. Në burimin kryesor të ujit, ka pishina të vjetra të gurit natyror që janë përdorur nga Ilirët.

Historia arkeologjike e Banjës së Pejës zë fill në vitin 1974, përmes zbulimit të disa relikteve arkeologjike të zbuluara fare rastësisht gjatë ndërtimit të hotelit. Ky lokacion tani njihet si "Tumat e ilixhës". Këtu është gjetur një përkrenare tipike e ushtrisë ilire. Në të njëjtin vit, u bënë më shumë gërmime arkeologjike që rezultuan me gjetje të reja, mes të cilave ishin dy varre të një çifti të famshëm, i cili sot quhet varri mbretëror. Varri kishte një bazë të ndërtuar drejtkëndëshe të mbuluar me gurë që duket se ishin nxjerrë diku aty pranë. Njëri nga varret ishte dokumentuar me një inventar të denjë siç ishin gjilpërat në formë omega, unaza dhe bizhuteri të punuara prej bronzi dhe argjendi gjë që që çoi në supozimin se ishte varri i një femre. Varri tjetër që i përkiste mashkullit kishte armë, pllaka prej argjendi dhe bronzi dhe një unazë. Ky inventar i pasur arkeologjik i përket periudhës së vonë të hekurit, shekullit VI ose IV p.e.s.[2]

Banja e Pejës

Redakto

Banja e Pejës është një burim karstik me vetëderdhje (burim artezian) i ujit termomineral, banjë (llixhë) e njohur dhe i përdorur edhe nga ilirët dhe më vonë nga romakët. Për shkak të karakteristikave të mira shëruese Banja e Pejës është përdorur edhe në kohën e Perandorisë Osmane prej kur ka mbetur termi osman ilixhe ose llixhë. Ujërat termominerale burojnë përgjatë çarjeve tektonike, të lidhura në thellësi me shkëmbinj karbonik të mesozoikut. Prurjet ujore të burimeve janë 17.5 lit/sek, me temperaturë 46 - 48 C. Burimi i ujit termomineral është i kaptuar me punime ujëmarrëse dhe shërben për nevojat e banjës (llixhës), e cila ka edhe qendrën mjekësore stacionare për mjekësi fizikale dhe për rehabilitim me tre hotele të tjera. Banja e Pejës disponon edhe hapësira të gjelbëruara dhe parkun, i cili shfrytëzohet për pushim dhe rekreacion.[2]

Sipas raporteve të hulumtimeve të bëra më parë është konstatuar se uji termo mineral i Banjës së Pejës ka efekte shëruese. Dobitë e ujit termo mineral mund të përdoren duke e pirë atë, duke qëndruar në pishinat e mbushura me të, duke pretenduar se shëron këto sëmundje:

  • Sëmundjet reumatike (p.sh. artriti)
  • Ulcerat
  • Çrregullimet e nervave
  • Lëndime në muskuj dhe kocka
  • Plagët
  • Sëmundjet gjinekologjike
  • Sëmundjet e lëkurës. [3]

Demografia

Redakto

Popullsia e këtij vendi nuk është në numër shumë të lartë pasi që ky është vend i formuar nga banorë të vendeve të ndryshme, p.sh. kryesisht nga komuna dhe rajoni i Pejës.

Ekonomia

Redakto

Kompleksi i Banjës së Pejës ka në dispozicion 3 hotele të cilat dikur ishin në pronësi shoqërore por që më vonë janë privatizuar. [2]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Site du ministère kosovar de l'Intégration européenne (red.). "Lista e trashëgimisë për mbrojtje të përkohsheme" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2013.
  2. ^ a b c Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë. fq. 117 - 118. ISBN 9789951615846. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  3. ^ Plani zhvillimor urban i sub-qendrës, Banjë. XLArchitects, 2013

Lidhje të jashtme

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Banja (Burim).