Dubravë është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Drejanë.

Dubravë
Drejanë
Fshat

Shtrihet 2 km në lindje të Istogut. është vendbanim fushor, i ndar në lagje. Sipërfaqja: 1162 ha, 26 ari, 72 m.

Familjet: Avdijaj, Bajramaj ( Kelmendi), Ibrahimaj, Maliqtë, Sylaj, Kajtazaj, familje boshnjake, ashkali, rome, malazeze e serbe. Mikrotoponimet më karakteristike: Jellashi, Raveci, Udha e Drenicës, Kllaqunari, Rakita.

Në defterin kadastral të Shkodrës, të vitit 1485 është i regjistruar me emrin Dobrina, i varur nga Peja, has i sanxhakbeut me 10 shtëpi, e 3 beqarë dhe në bazë të pozitës, mendojmë se ky emërtim ka të bëj me Dubravën. Ndërmjet dy lufrave pushteti serb e malazez solli këtu 122 familje kolonësh, dhe kështu Dubrava u bë njëra ndër kolonitë më të mëdha sllave në këtë komunë, pas asaj të Dobrushës. Shqiptarët një kohë i punonin për gjysëm tokat e kolonëve, e pas vitit 1947 filluan edhe ti blejnë pronat e tyre. Familjet e para, më 1947 këtu u vendosen Avdijajt nga Syneja dhe Jahaj nga Istogu, pastaj erdhen familje të tyjera : Maliqi nga Drenica, Memiqi nga Kërnina e pas vitit 1974 me të madhe këtu u vendosen shumë familje shqiptare nga Uca e Rakoshi. Në atë kohë erdhen edhe familje boshnjake e ashkali që i blenin tokat e kolonëve.

Shënime statistikore: Në vitin 1942 kishte 471 banorë ( 220 mashkuj e 251 femra), në vitin 1948 kishte 99 shtëpi me 439 banorë, në vitin 1981 kishte 175 shtëpi me 1374 banorë ( 742 shqiptarë, 54 serbë, 87 malazez, 222 myslimanë, 269 të tjerë, kryesisht romë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, të cilin e bojkotuan shqiptarët, Dubrava kishte 82 banorë serbë, 64 malazez, 81 myslimanë, 71 jugosllavë, 169 romë, 117 egjyptianë).

Para agresionit serb të vitit 1999 katundi kishte 135 shtëpi shqiptare, 4 boshnjake, 5 ashkali, 30 romë, dhe 12 shtëpi serbe e malazeze. Janë djegur e shtatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare e pastaj edhe ato serbe e malazeze. Janë vrarë gjashtë persona civilë. Më 28 mars të vitit 1999 popullata shqiptare është dëbuar në drejtim të Rozhajës për në Mal ët Zi, e pastaj për në Ulqin dhe në Shqipëri. Në këtë lokalitet ka ekzistuar ( edhe tash ekziston) burgu famkeq i Dubravës, ku forcat serbe më 19-22 maj të atij viti kanë vrarë e masakruar 97 të burgosur shqiptarë nga të gjitha viset e Kosovës. Ka të dhëna se në atë masakër janë vrarë shumë më shumë veta. Disa të burgosur nga ajo kohë ende janë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali shqiptar. Mr. Ukshin Hoti. Në këtë lokalitet, pas lufte, është vendosur baza e KFOR-it.

Shih dhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto