Lidhja Demokratike e Kosovës

Parti politike në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës është  parti politike në Republikën e Kosovës. Ajo është e orientuar drejt parimeve të demokracisë dhe i përket qendrës së djathtë.

Lidhja Demokratike e Kosovës
ShkurtesaLDK
LiderLumir Abdixhiku
Themeluar23 dhjetor 1989
SeliaPrishtinë, Kosovë
IdeologjiaQendër e djathtë
Nacionalizëm liberal
Liberizëm
Konservatizëm
Europianizëm
Bashkëlidhja evropianePartia Popullore Evropiane (vëzhguese)
Kuvendi
15 / 120
Komunat
8 / 38
Prania ne rrjet
www.ldk-ks.eu
Kosova Kosova

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet komunale të vitit 2021 doli e para me më së shumti vota, duke fituar në kryeqytet Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Fushë Kosovë, Dragash dhe Junik.[1] Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht ka 15 deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

HistoriaRedakto

Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t’i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Ky grup intelektualesh e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë Dr. Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe. Kjo lëvizje shqiptare, me program kombëtar e demokratik, duke e bërë program fundamental politik Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës, fitoi përkrahjen dhe mbështetjen e popullit të Kosovës. Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës.

LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, tolerancën e humanitetin, duke promovuar vlerat autentike e universale. LDK-ja, që nga fillimi u shfaq si forcë politike institucionale, duke punuar me mund e sakrifica për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si bazë fundamentale e shtetit, në mënyrë që të mos rrëshqitet në anarki, arbitraritet e diktaturë.

Menjëherë me tu kthyer pas luftes së fundit në Kosovë LDK me kryetar Dr.Ibrahim Rugovën fitoj zgjedhjet bindshëm, duke ju bashkuar LDK-së edhe shumë anëtarë të tjerë dhe duke fituar kështu miqësi me ndërkombetarë. Lidhja Demokratike e Kosovës përqafon pluralizmin politik që shpreh struktura dhe interesa të ndryshme, që mundëson garën e koncepcioneve dhe të opsioneve të ndryshme politike përmes sistemit parlamentar dhe shumpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe për zgjerimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e organizimit politik. LDK-ja lufton kundër çdo forme të urrejtjes, të dhunës e jotolerancës kombëtare e fetare, kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjenocidit, kundër çdo tentative të ndryshimit të dhunshëm të strukturave ekzistuese etnike. Angazhohet kundër çdo monopoli politik dhe ekskluziviteti ideologjik, për lirinë e ndërgjegjës dhe të bindjeve politike, angazhohet për pavarësi të gjyqësorit.[2]

IdeologjiaRedakto

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e qendës së djathtë.[3] Ajo filloi si një lëvizje gjithëpopullore e intelektualëve shqiptarë e cila u angazhua fuqishëm për pavarësinë e Kosovës në fillim vitet 90. Ajo fillimisht udhëhiqej nga Presidenti Ibrahim Rugova, një lider i moderuar e paqësor, i cili ndërtoi raporte me bashkësinë ndërkombëtare dhe orientoi Kosovën drejt perëndimit.

Struktura dhe përbërja aktualeRedakto

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është Dr. Lumir Abdixhiku, i cili u zgjodh në krye të partisë më 14 mars 2021. Nën lidershipin e tij, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, LDK arriti që të rikthehet si partia e parë në vend, duke fituar kryeqytetin dhe 7 komuna të tjera.

Lidhja Demokratike e Kosovës për nënkryetar të saj ka Lutfi Hazirin, Shqipe Mjekiqin, Gazmend Muhaxherin dhe Anton Qunin ndërsa pozitën e sekretarit e mban Imri Ahmeti.

Anëtarët e kryesisë janë

  • Kujtim Shala
  • Avdullah Hoti
  • Hykmete Bajrami
  • Arben Gashi
  • Armend Zemaj
  • Sibel Halimi
  • Doruntinë Maloku
  • Ekrem Hyseni
  • Ardian Shala
  • Xhafer Tahiri
  • Alban Zogaj
  • Vlora Dumoshi
  • Safet Kamberi
  • Brikenda Kryeziu
  • Fadil Krasniqi
  • Sokol Haliti
  • Teuta Sahatqija
  • Valon Murtezaj
  • Besian Mustafa
  • Lutfi Zharku
  • Muhamet Hamiti
  • Faton Bislimi
  • Rrezarta Krasniqi
  • Ilir Ferati
  • Besa Gaxherri[4]

LidhjetRedakto

Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike në Kosovë që është e anëtarësuar në organizatat evropiane të partive politike. Ajo është anëtare në EEP, Partia Popullore Evropiane, që e ka fituar në tetorin e vitit 2012, në mbledhjen e Bukureshtit të EPP-së. LDK-ja e thekson nevojën për përfaqësim sa më të madh në sa më shumë organizata, jo vetëm në EPP, dhe e cek edhe bashkëpunimin që e ka me Jarl Hjalmarson Foundation, me Robert Schumann, me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), etj.[5]

  1. ^ "ZGJEDHJET PËR KRYETARË TË KOMUNAVE 2021". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Historiku". Lidhja Demokratike e Kosovës. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Statuti i LDK-së". Lidhja Demokratike e Kosovës. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Kryesia". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ "KAS". KAS. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)