Kujtim Shala (13 qershor 1964, Prizren, RSFJ) futbollist dhe trajner shqiptar nga Kosova me shtetësi kosovare dhe kroate. Ai shërbeu si trajner i skuadrës kombëtare të futbollit të Kosovës nga shkurti i vitit 2008 deri në vitin 2009, dhe trajner i KF Prishtinës për një sezon në vitin 2006-2007.

Kujtim Shala
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKujtim Shala
Datëlindja (1964-07-13) 13 korrik 1964 (60 vjeç)
VendlindjaPrizren, Jugosllavi
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
Liria22(3)
1983–1984Partizan Beograd24(2)
1984–1989Prishtina112(25)
1989–1991Dinamo Zagreb45(16)
1991–1992Rennes27(5)
1992–1993Stuttgarter Kickers33(10)
1993–1995Chemnitzer FC42(8)
1995–1996Fortuna Düsseldorf15(0)
1996–1998VfB Leipzig50(2)
1998–2000VfR Mannheim53(9)
Karriera ndërkombëtare
1990Kroacia1(0)
Skuadra të menaxhuara
2005FC Hochstätt Türkspor
2005–2006Prishtina
2008Kosova
2014SVN Zweibrücken
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karrierën si lojtar e pati nisur me ekipin Liria të Prizrenit në vitin 1981, por pas një viti provë me Partizanin e Beogradit në sezonin 1983-84, u bë lojtar i rëndësishëm i KF Prishtinës gjatë pjesës që mbeti të dhjetëvjeçarit. Luajti dy vjet me ekipin e Dinamos së Zagrebit, periudhë gjatë së cilës mori shtetësinë e atij vendi dhe luajti një ndeshje miqësore për llogari të kombëtares kroate,[1] por më pas u zhvendos në Francë dhe Gjermani, ku luajti një sezon me Fortunën e Dyseldorfit, ndër të tjera ekipe. Portali sportiv Sport1 e nxori ndër dhjetë lotarët më të mirë të të gjitha kohërave nga Kosova.[2]

I biri i tij, Andis Shala, luan me ekipin e futbollit SV Babelsberger 03 në Gjermani dhe mban shtetësinë e atij vendi.

Referime

Redakto
  1. ^ http://telegrafi.com/kujtim-shala-heroi-kosovar-i-futbollit-kroat/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2017. Marrë më 12 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)