Hape menynë kryesore

Klubi Futbollistik Prishtina (KF Prishtina) nga Prishtina, Kosovë, është themeluar në vitin 1922 për të pasur fillimisht emrin "Gajret", "Proleter", "Kosova" nga ushtarë të garnizonit ushtarak të Prishtinës. Aktualisht KF Prishtina merr pjesë në kategorinë më të lartë të futbollit në Kosovë, Superliga, dhe konsiderohet si gjigand i futbollit kosovar pasi është kampion i shumëfishtë dhe klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit kosovar.Pas luftës së dytë botërore e këndej pa varësisht nga periudhat e kohës ka qenë një ndër klubet që më shumti ka ndikuar në rrjedhat e futbollit. Shumë herë kampion i Kosovës dhe anëtar i Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Prishtina
Kf prishtina.gif
Emri i plotë Klubi Futbollistik Prishtina
Pseudonimi Plisat
Emri i shkurtër PRI
Themelimi 1922
Stadiumi Stadiumi Fadil Vokrri
(Kapaciteti: 13,500)
Presidenti Remzi Ejupi
Menaxheri Mirel Josa
Liga Superliga e Kosovës
2018–19 2
Uebfaqja Faqja zyrtare e klubit
Fanella e parë
Fanella e dytë

HistoriaRedakto

Klubi i Futbollit Prishtina, është klub me status të aksionarëve, por me përgjegjësi të kufizuara dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë. Është klubi me traditën më të lashtë në Kosovë.

Është themeluar në vitin 1922, për të pasur fillimisht emrin Gajret, Proleter, Kosovë etj., kurse pas luftës së dytë botërore e këndej njihet me emrin Prishtina dhe pa varësisht nga periudhat e kohës ka qenë një ndër klubet që më shumti ka ndikuar në rrjedhat e futbollit. Shumë herë kampion i Kosovës dhe anëtar i Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Mëvetësimi i sportit të Kosovës, buron pikërisht nga ky klub në vitin 1991/92, për të qenë pishtar i idesë së vazhdimit të së luajturit futboll jashtë ligës së okupatorit. Pas luftës pozicionohet në stadiumin e qytetit dhe është riorganizuar pa ndërprerë.

Sot në stadium janë të vendosura karriget dhe reflektorët, për të qenë ambienti më i këndshëm futbollistik në Kosovë, kurse ditëve të fundit janë duke u bërë punimet rreth avancimit të infrastrukturës,


StadiumiRedakto

KF Prishtina ndeshjet i zhvillon në stadiumin e qytetit "Fadil Vokrri".


Ndeshjet miqësoreRedakto

Në praninë e afro 10,000 shikuesve në vitin 1998 në Tetovë KF Prishtina luajti një ndeshje miqësore kundër KF Shkëndija të Tetovës që përfundoi me rezultati të barabartë 1:1. Në atë lojë luajtën edhe Arbnor Morina e Ardian Kozniku. Ndeshja kthyese u zhvillua në vitin 1999 në Prishtinë në praninë e mbi 22,000 shikuesve dhe përfundoi me fitore të KF Prishtina me rezultat 4:3. Në të dy këto ndeshje luajtën edhe Arbnor Morina e Ardian Kozniku, ku në ndeshjen e kthmit Ardian Kozniku shënoi tre gola dhe ia siguroi fitorën Prishtinës.

Ekipi ne Sezonin 2018/19Redakto

Nr. Pozicioni Lojtari
  Pt Alban Muqiqi
  Mb Armend Thaqi
  Mf Jamal Aragp
  Mb Armend Dallku (Kapiten)
  Mf Diar Miftaraj
  Mf Lorik Boshnjaku
  Mb Ahmet Haliti
  Sm Basil Abdul Khalid
  Mf Meriton Korenica
  Pt Visar Bekaj (Nen kapiten)
  Mb Abdul Bashiru
  Sm Bleron Sekiriqa
  Sm Gauthier Mankenda
  Mf Donat Hasanaj
Nr. Pozicioni Lojtari
  Mf Arber Hoxha
  Sm Alen Jasharoski
  Mf Qendrim Zyba
  Mf Argjend Mustafa
  Pt Laurit Behluli
  Sm Mario Morina
  Mb Leotrim Bekteshi
  Mf Agon Xhaka
  Mf Ergyn Ahmeti
  Mf Mergim Pefqeli
  Mb Perparim Osmani
  Mf Kastriot Selmani
  Mf -

Trofetë e mëdhenjëRedakto

Sezona 2006/07Redakto

Para fillimit të sezonës 2006/07 Stadiumi i qytetit në Prishtinë ku i luan ndeshjet KF Prishtina është renovuar dhe paisur me reflektorë dhe me 16,200 ulëse. Kështu Stadiumi i qytetit në Prishtinë bëhet stadiumi i parë në Kosovë ku ndeshjet mund të zhvillohen në mbrëmje si dhe me ulëse. Projekti i renovimit të stadiumit nuk është përfunduar dhe priten edhe përmirësime të mëtutjeshme të infrastrukturës në këtë stadium.

== Sezona 2011/12 Është sezoni i fundit në të cilin KF Prishtina është bërë kampione në Ligën e Kosovës.

Lidhje të jashtmeRedakto

Stampa:IPKO Superliga e Kosoves 2018/19