Hape menynë kryesore

Përmbajtja

HistorikuRedakto

Themelimi i Klubit Futbollistik tetovar si klub profesional u bë ne vitin 1979. Klubi që prej asaj kohe ishte i konsideruar si një simbol shqiptar në sport dhe ishte krenari e popullit shqiptar ne Tetovë, Maqedoni dhe më gjerë. Ne vitin 1981, në ish-Jugosllavi kishte shumë trazira politike. Ishte një periudhë shumë e vështirë dhe me shumë vuajtje për shqiptarët anembanë në at shtet, ku çdo organizatë që konsiderohej si shqiptare nga ana e komunistëve në pushtet, menjëher mbylleshte me forcë. Mjerisht, ky fat i keq e kaploi edhe klubin tonë të dashur; Shkëndija Tetovë.

Në vitin 1981, K.F. Shkëndija Tetovë u mbyll nga pushteti komunist në baza se ishte tepër shqiptar në orientim. Edhe pse Shkëndija nuk vdiq asnjëher nga shpirti dhe zemrat e popullit shqiptar, nuk ishte deri në vitin 1992 kur Shkëndija përsëri mundi të themelohet si klub profesionist në Maqedoni, pas rrënimit te Jugosllavisë.

Në sezonën e parë pas riformimit në 1992-93, Shkëndija filloj prap prej zero por nisi me shumë zell, me nje organizim të ngurtë dhe me gëzim të tejskajshëm për popullin shqiptar. Klubi jonë i filloi garat ne ligën më të ulët, pra atë komunale, dhe me bindje u koronua kampion. Si kampion, Shkëndija u avancua në ligën e tret.

Në sezonëm e dytë, Shkëndija filloi të garonte në ligën e tretë të zonës veriperëndimore. Shkëndija përsëri luante futboll te mrekullueshëm, dhe luftonte për titull edhe këtë herë. Titulli i kampionit ishte në dilemë deri në ndeshjen e fundit të kampionatit. Dhe fati ishte ashtu që ndeshja e fundit të luhej midis dy skuadrave qe luftonin për titull. Në një atmosferë madhështore dhe shumë të tensionuar, stadiumi i qytetit në Tetovë vlonte dhe tejkalonte kapacitetin për spektatorë. Në këtë ndeshje ballafaqoheshin ne fushën e gjelbërt Shkëndija që aktualisht ndodheshte ne vendin e dytë dhe Fortuna qe ndodheshte ne vendin e parë. Në këtë ndeshje vendimprurëse, skuadra që del fituese, gjithashtu shpalleshte kampione. Shkëndija ngadhënjon sërish në një mënyrë mbresëlënëse, shpallet kampion dhe avancohet përsëri. Pas kësaj Shkëndija nuk shikoj mbrapa asnjëherë më dhe arriti te garoje deri ne ligën më të lartë.

Në sezonen e vitit 2003/2004, klubi riorganizohet dhe kalon nga K.F. Shkëndija HB në K.F. Shkëndija '79 dhe serish kthehet ne ligën e parë pas ketij sezoni, ku sot e kësaj dite garon.

Ne Nentor te vitit 2004 Shkëndija e festoi 25 vjetorin e ekzistimit te saj, ku në stadiumin e qytetit u zhvillua një ndeshje mes veteranëve të Shkëndijës për nder te 25 vjetorit. Manifestimi filloj me një koncert me grupe dhe këngëtarë të njohur. Ndër vite Shkëndija është njohur me emra si Shkëndija Tetovë, Shkëndija HB, dhe tash Shkëndija '79, por gjithmonë ka qenë Shkëndija dhe gjithmonë do të jetë.


BallistëtRedakto

Mbështetësit e KF Shkëndija janë Ballistet, të quajtur kështu sipas luftëtarëve nacionalist shqiptaretë të Luftës së Dytë Botërore . Kur Klubi është formuar në vitin 1979, përdorimi i nacionalizmit ishte i ndaluar nga qeveria. Mbështetësit e quajtën veten BAL, duke e përdorur tre shkronjat e para të Ballit Kombëtar. Kur Shkëndija u rikthye në me Ligen Maqedonase të Futbollit , mbështetësit u ri-themeluan si Ballistë. Ata janë një ndër grupi më i mirë në trojet Shqiptare në cdo ndeshje te Shkendijes ata mblidhen ne numer te madh tifozesh

SuksesetRedakto

Pas një sezoni të shkëlqyeshëm dhe të jashtëzakonshëm(2010-2011), skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija, arrin të shpallet kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, tri javë para përfundimit të kampionatit. Ky është viti i dytë me radhë që një skuadër shqiptare shpallet kampion, pasi vitin e kaluar u shpall skuadra tjetër nga Tetova, Renova.

Macedonian First League (1)

Skuadra aktualeRedakto

StadiumiRedakto

  • Stadiumi: Stadiumi i ri i qytetit - Tetovë
  • Kapaciteti: 15.000

ReferencesRedakto


Lidhje të jashtmeRedakto