Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë është një këngë patriotike e kënduar në kohën e Rilindjes shqiptare nga luftëtarët e kohës. Pas çlirimit të Kosovës në vitin 2000, një version i këndimit i kompunuar nga Rauf Dhomi është propozuar nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova si himn i Kosovës.

Teksti i propozimit

Redakto
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë

Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë

Janë bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Janë bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë

Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë

Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë
Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë

Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë

Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë


Himni i kënduar nga kori i burrave

Redakto
  • Himni në format mp3