Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin. Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Qeveria udhëhiqet nga Kryeministri/ja, ai ose ajo zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
Qeveria e Republikës së Kosovës | |
---|---|
[Government of Kosovo] | |
![]() | |
Përmbledhje | |
Themeluar | 17 Shkurt 2008 |
Lideri | Hashim Thaçi |
Organi kryesor | Parlamenti |
Përgjegjës tek | Parlamenti i Republikës së Kosovës |
Pushteti ligjvënës | Parlamenti i Kosovës |
Pushteti ekzekutiv | Presidenti dhe Qeveria e Kosovës |
Kryeministri | Avdullah Hoti (LDK) |
Zëvendëskryeministër | Besnik Tahiri (AAK) |
Zëvendëskryeministër2 | Driton Selmanaj (LDK) |
Zëvendëskryeministër3 | Albulena Balaj-Halimaj (NISMA) dhe Zevendëskryeminister4 Goran Rakiq (LS) |
Adresa |
Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë” 10000 Prishtinë Republika e Kosovës |
Website | https://www.rks-gov.net |
Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo. Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre.
Ministrat nominohen nga kryeministri dhe pastaj votohen nga kuvendi. Avdullah Hoti është Kryeministër aktual i Kosovës dhe udhëheqës i qeverisë. Avdullah Hoti u zgjodh më 3 qershorë 2020. Qeveria e tij përbëhet kryesisht nga shqiptarët, por gjithashtu ka ministra nga minoritetet e Kosovës, si boshnjakët, serbët dhe turqit.
Qeveria ka këto kompetenca:
- propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit;
- mundëson zhvillimin ekonomik të vendit;
- propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera;
- merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve;
- propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës;
- udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës;
- udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike;
- i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës;
- propozon amendamentimin e Kushtetutës;
- mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
- ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore.
Përbërja e qeverisëRedakto
Kabineti i qeverisë përbëhet nga [1]
Kryeministër Avdullah Hoti
Zëvendëskryeministër i parë Besnik Tahiri, Zëvendëskryeministër i dytë [[Driton Selmanaj| Zëvendëskryeministre e tretë Albulena Balaj - Halimaj, Zëvendëskryeministër i katërt Goran Rakiq
Ministritë dhe Ministrat e Republikës së Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj Stublla - AAK
Ministria e Drejtësisë – Selim Selimi - AAK
Ministria e Financave – Hykmete Bajrami - LDK
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit – Blerim Kuçi - AAK
Ministria e Shëndetësisë – Armend Zemaj - LDK
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Skender Reçica - Nisma Socialdemokrate
Ministria e Punëve të Brendshme – Agim Veliu - LDK
Ministria e Mbrojtjes – Anton Quni LDK
Ministria e Infrastrukturës – Arban Abrashi - LDK
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Ramë Likaj - LDK
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Besian Mustafa - LDK
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport – Vlora Dumoshi - LDK
Ministria për Kthim dhe Komunitete – Dalibor Jetviq - Lista Serbe
Ministria për Zhvillim Rajonal – Enis Kervan ‐ Partia Demokratike Turke e Kosovës
Ministria e Pushtetit Lokal – Goran Rakiq - Lista Serbe
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Vesel Krasniqi - Nisma Socialdemokrate.
ShënimeRedakto
Pavarësia e Republikës së Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008, por Serbia vazhdon duke pretenduar se Kosova është pjesë e saj. Të dyja shtete filluan një delegacion Beograd-Prishtinë në vitin 2013 si pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Deri më tani 108 shtete të OKB-së që e kanë njohur Kosovën.
Shiko edheRedakto
Stema e shtetit |
|
- ^ "Qeveria Hoti me 16 mininistri dokument". Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]