Trupat e Mbrojtjes së Kosovës
Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK), ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut. TMK ishte organizatë civile për ndërhyrje dhe shërbime emergjente, e cila ishte aktive nga viti 1999 deri më 2009.
Trupat e Mbrojtjes së Kosovës | |
---|---|
| |
Themeluar | 21 Shtator 1999 |
Disbanded | 20 Janar 2009 |
Qendra e Bazës | Prishtinë, Kosovë |
Komanda | |
Gjeneral–Llejtënant | Sylejman Selimi (2006–2009) |
Shpenzimet | |
Buxheti | 25.4 million $ (2009) |
Përqind e GDP-së | 0,79% (2009) |
Artikuj të ndyshëm | |
Historia | Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1996–1999) |
Më 20 janar 2009 TMK-ja zyrtarisht u shpërbë duke u riformuar në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Dita zyrtare e themelimit të TMK-së është 21 shtator 1999 gjegjësisht me transformimin e paraardhëses së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Pas Marrëveshjes së Kumanovës, ndërmjet paktit ushtarak veri-atlantik, NATO dhe Ushtrisë Jugosllave dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të UÇK-së dhe transformimi i kësaj ushtrie popullore në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s (KFOR) në Kosovë në vitin 1999 fillon edhe transformimi i UÇK-së që përfundon në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-llejtënant Agim Çeku.
Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së janë:
- Veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin e dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet.
- Ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara.
- Ndihma në pastrimin e fushave të minuara.
- Ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.
TMK-ja, gjatë ekzistimit, në tërësi zbatonte mandatin e sajë sipas Kornizës Kushtetuese të Kosovës. Kjo kornizë, TMK-në e përcaktonte si organizatë civile për ndërhyrje të shpejtë e cila në raste fatkeqësishë natyrore dhe në raste emergjente në Kosovë, ndërmirrte detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike e të ndihmës humanitare.
TMK-ja operonte në mënyrë transparente, të përgjegjshme, të disiplinuar, profesionale dhe përfaqësonte të gjithë qytetarët e Kosovës. Si e tillë TMK numëronte pjesëtarë të komuniteteve jo-shqiptare si dhe bashkëpunonte me të gjitha komunitetet në terren.
Gjatë funksionimit të sajë TMK-ja ka bashkëpunuar më organizata të ndryshme dhe ka ofruar ndihmën e vet në realizimin e projekteve të ndryshme si në komunitetet shumicë, poashtu në ato pakicë.
TMK-ja poashtu ishte në gjendje të zbatojë masa disiplinore dhe ishte plotësisht e financuar në mënyrë transparente.
Me largimin e gjeneral-lejtnant Agim Çekut nga TMK-ja në fillim të vitit 2006 dhe angazhimin e tij në politikë, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emërua gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi.[1]
Shiko dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kosovo Protection Corps", Wikipedia (në anglisht), 2022-06-10, marrë më 2022-12-19
Stema e shtetit |
|
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |