Armend Mehaj
Armend Mehaj (i lindur më 17 Korrik 1981) në fshatin Isniq të Deçanit, ishte Ministër i Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në detyrë që nga 22 Marsi i vitit 2021 deri më 8 Gusht të vitit 2023.
Armend Mehaj | |
---|---|
Ministër i Mbrojtjes | |
Në detyrë 22 Mars 2021 – 8 Gusht 2023 | |
Presidenti | Vjosa Osmani |
Kryeministri | Albin Kurti |
Paraprirë nga | Anton Quni |
Pasuar nga | Ejup Maqedonci |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 17 Korrik 1981 Isniq, Komuna e Deçanit, ish–Jugosllavia, (sot Republika e Kosovës) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Lëvizja Vetëvendosje |
Fëmijët | 3 |
Arsimimi | Universiteti i Osllos |
Punësimi | Oficer Ushtarak |
Shërbimi ushtarak | |
Dega/shërbimi | Forcat e Armatosura të Norvegjisë |
Vite shërbimi | 2000 – 2020 |
Armend Mehaj ka lindur më 17 Korrik 1981 në fshatin Isniq të Deçanit në Kosovë, ndërsa ka jetuar dhe vepruar në Oslo të Norvegjisë. Ai i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.
Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, me medaljen “Për shërbime të veçanta, me motivacionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.
Me këtë rast, Mehaj kishte deklaruar se dashurinë për vendlindjen e tij Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e ka të shenjtë.
“Ndjehem i privilegjuar që marr këtë dekoratë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit kombëtar”, ishte shprehur Mehaj.