Komuna e Deçanit
Ky artikull merret me Komunën e Deçanit. Për qytetin e Deçanit shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Deçanit është një komunë në Kosovë e cila ndodhet në Rajonin e Gjakovës. Selia administrative është qyteti i Deçanit.
Gjeografia
RedaktoKomuna e Deçanit ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës. Kufizohet me Pejën në veri, Gjakovën në lindje, Junikun në jug dhe Malin e Zi në perëndim. Ka gjithsej 37 fshatra në territorin e komunës. Zona përfshin një hapësirë prej 180 km². Së bashku me komunat Gjakova, Rahovec dhe Junik, komuna formon Rajonin Gjakova.
Popullsia
RedaktoRegjistrimi i vitit 2011 tregoi që komuna e Deçanit kishte 40.019 banorë, nga të cilët 39.402 ishin shqiptarë, 393 egjiptianë nga Ballkani, 60 boshnjakë, 42 ashkali, 33 romë, 3 serbë dhe një goranë.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [1] | 17840 | 19223 | 22230 | 27478 | 35577 | 42898 | 40019 |
Vendbanimet
RedaktoKomuna e Deçanit ka gjithsej 37 vendbanime.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kosovo censuses". pop-stat.mashke.org. Marrë më 2017-10-29.
Stema e shtetit |
|