Ferizaji

Qytet në Kosovë
(Përcjellë nga Ferizaj)

Ferizaji është qytet në pjesën jugore të Kosovës. Po ashtu Ferizaji është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Ferizaji
Урошевац / Uroševac
From top to bottom: Xhamia "Mulla Veseli", Teatri "Adriana", Arkivi i Qytetit "Anton Çetta", Kisha Katolike "Engjëlli i Rojës", Katedralja e Shën Uroshit.
Nofkat: 
Tasjan
Vendodhja e komunës së Ferizajit në Kosovë
Vendodhja e komunës së Ferizajit në Kosovë
Koordinatat: Stampa:Xb_type:city 42°22′N 21°10′E / 42.367°N 21.167°E / 42.367; 21.167
ShtetiKosova Kosova
RajoniFerizaj
KomunaFerizaj
Emëruar në nder tëFeriz Shasivari
Qeveria
 • KryetariAgim Aliu (PDK)
 • KëshilliKëshilli Komunal i Ferizajit
Sipërfaqja
 • Rajoni10,537 km2 (4,068 sq mi)
 • Komunal345 km2 (133 sq mi)
Lartësia mbidetare
500 m (1,600 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
42.628
 • Dendësia (Urban)4,000/km2 (10.000/sq mi)
 • Komunal
108.610
 • Dendësia (Komunal)310/km2 (820/sq mi)
Emri i banorëveFerizajas
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
70000
Prefiksi+383 290
Targa e automjeteve05
Motorways
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/ferizaj

Ferizaj ka qenë i populluar që në epokën parahistorike nga kultura e Starçevës, Vinçës dhe Badenit. Gjatë periudhës osmane, Ferizaji shërbeu si qendër tregtare në rrugën ndërmjet Beogradit dhe Selanikut. Ferizaj gjithmonë është konsideruar si një qytet ku toleranca dhe bashkëjetesa në aspektin fetar dhe kulturor ka qenë pjesë e shoqërisë në shekujt e fundit. Gjatë dhe pas Luftës së Kosovës në vitin 1999, baza e ushtrisë amerikane Kampi Bondsteel u krijua jashtë qytetit, tani duke u përdorur nga forcat që i përkasin KFOR-it. Është baza më e madhe dhe më e shtrenjtë ushtarake e huaj e ndërtuar nga amerikanët në Evropën Juglindore, që nga Lufta e Vietnamit.[1]

Ferizaji ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës, rreth gjysmës së rrugës ndërmjet qyteteve të Prishtinës dhe Shkupit. Është rreth 230 kilometra në veri-lindje të Tiranës, 55 kilometra në veri të Shkupit, 300 kilometra në perëndim të Sofjes, 35 kilometra në jug të Prishtinës dhe 300 kilometra në lindje të Podgoricës. Ferizaj është i famshëm edhe për një fenomen gjeografik të njohur si bifurkacioni i lumit. Lumi i Nerodimës është i ndarë në dy degë dhe ato përfundojnë në dy dete të ndryshme.

Historia

Redakto

Qyteti i Ferizajt është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këtij qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme. Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet. Zanafilla e ekonomisë së qytetit fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 40 shtëpi sa kishte në atë kohë, 20 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar pas luftës së dytë botërore.

 
Ferizaji në vitin 1903
 
Ferizaji në vitin 1925
 
Në hyrje të Ferizajt Idriz Seferi, pas Betejës së Grykë së Kaçanikut kundër ushtrisë turke që i printe Shefqet Dërgut Pasha.

Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.

«1913 Idriz Seferi u prin edhe një herë kryengritsvë shqiptarë në Grykë të Kaçanikut kësaj here kundër pushtuesit serb, me kryengritësit në hyrje të Ferizajit.»

[2] Pjesë nga udhpërshkrimi i Henry Noel Brailsfold-gazetar anglez :" Një hekurudhë strategjike, e cila si duket nga mallrat bart vetëm topa dhe nga udhtarët vetëm ushtarë ose robër të luftës, përshkon një grykë të ngushtë prej Shkupit deri në stacionin e fshatit të vogël të Ferizajt, një vend i cili u bë i njohur para disa viteve për shkak të kryengritjes së tij kundër nënprefektit turk, i cili u dëbua me vesh të prerë.

Zanafilla e ekonomisë së qytetit tonë fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveq fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas luftës së dytë botërore.

Krijimi i rajonit

Redakto

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Ferizajt. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Sllobodan Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.

Gjeografia

Redakto

Ferizaji shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër Ferizaji kalojnë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë, ka gjithsejtë 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjysma e popullatës së kësaj komune. Fshatat më të mëdha janë Dardania, Gremja, Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6.000 banorë.

Kultura

Redakto

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Ferizajt ka pasur 7 biblioteka publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 30. 913 libra, derisa degët në Gaçkë, Komogllavë, Talinoc të Muhaxherëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra, por pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithësejt 26. 352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34. 213 libra kanë qenë shkatërruar.

Teatri

Redakto

Ferizaji ka edhe Teatrin Profesional "Adriana Abdullahu". Veprimtaria teatrore zë fill që nga viti 1943, ku sipas shënimeve themelues i teatrit mendohet të ketë qenë Hasan Dyngjeri. Deri më sot jan dhënë afro 143 Premiera teatrore.

Arti letra

Redakto

Ka mbi tridhjetë vite që funksionon grupi letrar "Jeronim de Rada", i cili ka zhvilluar një aktivitet të dendur letrar mbi 30 vjet. Janë botuar shumë vepra, panorama poezish etj., dhe herëpasherë është nxjerr revista për letërsi, kulturë, e arte "ZGJIMI". E gjithë veprimtaria është kryer në baza vullnetare. As sot pas lufte klubi nuk ka zyrë.

Njerëz të shquar

Redakto

Shiko dhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Camp Bondsteel - Army Technology" (në anglisht).
  2. ^ [Pjesë nga udhpërshkrimi i Henry Noel Brailsfold-gazetar anglez]