Rajoni i Ferizajt
Rajoni i Ferizajt (serbisht: Урошевачки округ Uroševački okrug) është një nga shtatë rajonet e Kosovës me qyteten kryesore Ferizaj.
Rajoni i Ferizajt
Урошевачки округ Uroševački okrug | |
---|---|
Rajon | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 185.806 |
{{{postal_code_type}}} | 70000 |
Targat | 05 |
Njësitë vendoreRedakto
Rajoni i Ferizajt përfshinë katër komuna dhe 126 vendbanime më të vogla.
Komuna | Populllsia (2011) | Sipërfaqja (km2) | Dendësiteti (km2) | Vendbanime |
---|---|---|---|---|
Ferizaj | 108,690 | 345 | 315 | 45 |
Kaçanik | 33,454 | 221 | 151.4 | 31 |
Shtime | 27,324 | 134 | 203.9 | 23 |
Han i Elezit | 9,389 | 83 | 113.1 | 11 |
Shtërpcë | 6,949 | 247 | 28.1 | 16 |
Qyteti i Ferizajt ishte i banuar gjatë epokës parahistorike nga kulturat Starçevo, Vinça dhe Baden. Gjatë periudhës otomane, Ferizaj ishte qendër tregtare në rrugën ndërmjet Beogradit dhe Selanikut. Kampi Bondsteel, një bazë e Forcave tokësore të ShBA-së dhe baza më e madhe, më e shtrenjtë ushtarake e huaj amerikane në Evropën Juglindore që nga Lufta e Vietnamit, u ndërtua atje më 1999.[1]
Ferizaj është në jug-lindje të Kosovës, rreth gjysmës së rrugës ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit, Maqedonisë së Veriut. Është rreth 230 kilometra (140 mi) në veri-lindje të Tiranës, 55 kilometra (34 mi) në veri të Shkupit, 300 kilometra (190 mi) në perëndim të Sofjes, 35 kilometra (22 mi) në jug të Prishtinës dhe 300 km në lindje të Podgoricës. Ferizaj është një vendndodhje e një bifurkacioni lumi; Lumi i Nerodimës ndahet në dy degë, të cilat derdhen në dy dete të ndryshme.
Grupet etnikeRedakto
Të gjitha komunat kanë shumicë shqiptare. Ferizaj (95.9 përqind), Shtimja (96.8 përqind), Kaçaniku (99.9 përqind) dhe Hani i Elezit (99.5 përqind). Shtërpca ka një popullsi të përzier me shqiptarë (54.1 përqind) dhe me serbë.
Grupi | Numri | % |
---|---|---|
Shqiptarë | 177,075 | 95.4 |
Serbë | 3,230 | 1.7 |
Ashkali | 4,661 | 2.5 |
Të tjerë | 677 | 0.4 |
HistoriaRedakto
Shiko edheRedakto
Rajoni i Gjakovës · Rajoni i Gjilanit · Rajoni i Mitrovicës · Rajoni i Pejës · Rajoni i Prizrenit · Rajoni i Prishtinës · Rajoni i Ferizajt
Lidhje të jashtmeRedakto
ReferimeRedakto
- ^ "Camp Bondsteel". Army Technology (në anglisht). Marrë më 18 maj 2019.