Shqiptarët

grup etnik me origjinë nga Evropa Jugore
(Përcjellë nga Shqiptarë)

Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoninë Veriore rreth 25%.[14] Në numër më të vogël, ka komunitete historike shqiptarë në Turqi, Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroaci, Rumani, Slloveni, dhe më shumë kohët e fundit në EvropëAustri, Britani e Madhe, Francë, Gjermania, Suedi, Zvicër, dhe në AmerikëArgjentinë, Brazil, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës. Shqiptarët janë rreth 13 milionë, megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.

Shqiptarët
Karl Topia Gjergj Kastrioti Skënderbeu Lekë Dukagjini Papa Klementi XI At Gjergji Guxeta
jpg
Ali Pashë Tepelena Mehmed Pashë Qyprilliu Marko Boçari Jeronim De Rada Zef Skiroi
Naim Frashëri Isa Boletini At Gjergj Fishta Papa Kristo Negovani Imzot Fan Noli
Ismail Qemali Ahmet Zogu Nënë Tereza Ismail Kadare Ibrahim Rugova
Popullsia e përgjithshme
rreth 7 deri në 10 milionë[1][2][3][4][5]
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Flamuri Shqipëria2,312,356 (2011)[6]
Flamuri Kosova1,616,869[7]
Flamuri Turqia500,000 - 5,000,000[8][9][10][11][12][13]
Flamuri Italia800,000
Flamuri Greqia600,000
Flamuri Maqedonia e Veriut508,000
Flamuri Gjermania300,000
Flamuri Zvicra200,000
Flamuri SHBA193,183
Flamuri Mbretëria e Bashkuar70,000 - 100,000
Flamuri Serbia5,800
Gjuhët
Shqip
(Gegë  · Tosk)
Fetë
Islami
(Syni  · Bektashi)
Krishterimi
(Katolik  · Ortodoks)
Ateizmi  · Agnosticizmi

Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, krysisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë).

Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe EpiritBallkanin perëndimor (Evropë). Në shtetin e Maqedonise, po ashtu edhe shtetet përreth Shqiperise dhe Kosoves, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar që ta zvogëlojne numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombesi të tjera. Shkaku i ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosoves dhe Shqipërise. Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banorë Shqiptarë sipas një dhenie, dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është genjeshter e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnis Shqiptare. Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtesisht është shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojne se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnje shkoll te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne keto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosoves Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore.

Etimologjia Redakto

Shqiptarët dhe vendi i tyre Shqipëria, janë identifikuar prej shumë etnonimesh. Endonimi më i zakontë sot është "shqiptar", shumës "shqiptarë", kurse emri i vjetër i shqiptarëve ka qenë (tosk.) arbër, (geg.) arbën. Mërgimtarët masiv në Itali që datojnë prej shekullit XIV, e quajnë veten arbëreshë[15], emër që përdoret edhe nga mërgimtarët e Greqisë me prejardhje toske, apo të Dalmacisë me prejardhje gege dhe që lëvizën më vonë krahasimisht. Për Çabejn apelativi vjen me gjasë nga reduksioni i -a-së ose -e-së së patheksuar (nga apelativi i moçëm arban e arben) u bë rregullisht arbën, e toskërisht me rotacizëm arbër.[16]

Duke qenë se Grekët nuk mund ta flasin shkronjën b, fjala "Arbenia" kthehet në "Arvania" kurse popullsinë e saj e quajtën "Arvanit". Osmanllinjtë gërmën "V" e këmbyen me 'N' dhe formuan fjalën 'Arnevit' ose 'Arnaut'.

Në kuptimin shoqëror Redakto

Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë, Kosovës se sotme dhe Maqedonisë perendimore, por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.

Në kuptimin juridik Redakto

Shqiptarët merren si pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.

Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri, Kosovë dhe Greqi. Në Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombëtare.

Si shtetas shqiptarë quhen banorët e Shqipërisë.

Rrënjët e Shqiptarëve Redakto

Barbarët e parë që u shfaqën në trevat e banuara nga ilirët ishin gotët, të cilët zbritën me një flotë përmes Dardaneleve në vitin 260. Pasi u thyen në një betejë detare, si dhe para mureve të Athinës, ata u dyndën drejt veriut nëpër Epir dhe pastaj në Ilirik, ku u shkatërruan nga perandori Galien (253 - 268). Gjatë sundimit të perandorit Klaud (268 - 270) gotët u dyndën përsëri së bashku me fise të tjera, si tervigët, galët etj, por u thyen gjatë përpjekjes për të kaluar Danubin, si dhe në rrethimin e Thesalonikut. Vetë perandori e drejtoi këtë fushatë, siç njoftohet në "Historinë e Perandorëve": Në këtë luftë që udhëhiqte Klaudi u dallua jashtëzakonisht shumë guximi i kalorisë së dalmatëve, pasi Klaudi linte të kuptohej se ishte me prejardhje nga kjo provincë, megjithëse të tjerë thonë se ishte dardan dhe se rridhte nga mbreti i trojanëve Ili dhe nga Dardani vetë." Një numër i madh robërish u shitën në provinca, siç thotë i njëjti burim: "...nuk ka asnjë krahinë, në të cilën të mos ketë skllevër gotë si rrjedhim i ndonjë fitoreje" (Hist. Aug.,XXV,11,9).

Një tjetër perandor ilir, Probi, në përpjekjen për ta ringjallur ekonominë e rrënuar të perandorisë, pasi i mundi sarmatët dhe fiset e tjera që ishin dyndur në Ilirik, i dha atyre të drejtën të vendoseshin në tokat shtetërore. Paqja nuk u ruajt gjatë dhe siç mësojmë nga një dokument i kohës "...kur Probi ishte i zënë me luftë me uzurpatorët, ata (barbarët) i ranë kryq e tërthor nëpër tokë e det pathuaj gjithë perandorisë..." (Hist. Aug., XXVIII,18,2).

Që nga gjysma II e shek.IV, perandorisë romake iu desh të përballej jo më me turma të çorganizuara barbarësh, por me formacione shtetërore të tyre, të organizuara mbi baza etnike nga prijës që e njihnin artin luftarak romak. Në vitin 378 ushtria romake e drejtuar nga vetë perandori Valens (365 - 378) u asgjësua nga ostrologët në Handrianopol të Thrakisë. Vetë perandori u vra në fushën e betejës dhe asgjë nuk mund t'i pengonte më turmat barbare të gotëve, alanëve dhe hunëve që u lëshuan duke grabitur nëpër gjithë Ballkanin. Është kjo kohë kur ata arritën në brigjet e Adriatikut në Dalmaci, duke rrënuar qytetet e duke vënë në ikje popullsinë vendëse, e cila merrte me vete edhe eshtrat e martirëve. Dëshmitë e kësaj katastrofe njerëzore, që na i kanë lënë Shën Hieronimi dhe poeti Klaudian, i kemi përmendur më sipër. Kujtimi i tyre është ruajtur edhe në legjendat popullore të vendit tonë, që e lidhin rrënimin e qyteteve të lashta me sulmet gote. Kështu Barleti, kur bën fjalë për rindërtimin e Elbasanit, shkruan se kështjella ka qenë rrënuar nga galogrekët, me të cilët duhen kuptuar ato sulme të para barbare. Gjithashtu, për kalanë e Prishtës në Skrapar, legjenda thotë se ka qenë rrënuar nga gotët.

Pas shumë vjet kaosi dhe pas ndarjes së Perandorisë Romake në Perandorinë e Lindjes dhe atë të Perëndimit nga perandori Teodos, i arrit të frenoheshin për disa vite sulmet gote dhe ata të dëboheshin nga Trakia. Në vitet e fundit të sundimit të Teodosit, duke përfituar nga sëmundja e tij, siç na njofton Jordani, "...gotët morën guxim dhe pasi e ndanë ushtrinë, Fritigerni u sul për të plaçkitur Thesalinë, Epirët dhe Ahenë" (Jord., 140). Në vitin 398 u nënshkrua një marrëveshje midis perandorit të Bizantit, Arkadit dhe prijësit të visigotëve, Alarikut, sipas së cilës ai merrte komantën e ushtrisë bizantine në Ilirik. Në vitin 401 Alariku e prishi marrëveshjen dhe ju drejtuar rrethinave të Dyrrahut, ku kishte plasu një kryengritje e taulantëve ilirë. Sipas Prokopit të Cezaresë, kishte dyshime se ishte vetë perandori i Perëndimit, Honori, i cili e thirri Alarikun për të shtypur kryengrintjen.

Rreth mesit të shek. V jo vetëm provinca e Prevalit kishte rënë nën kontrollin e gotëve, por edhe Epiri i Ri ishte populluar në disa vende prej tyre. Qeramikë tipike gote është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në kështjellën e Symizës, pranë Maliqit, ndërsa shpata të tipit got janë gjetur në Elbasan dhe në nekropolin e Krujës. Për një rastësi mbretëria gote nuk zgjodhi si qendër Dyrrahun, por Ravenën në bregun tjetër të Adriatikut.

Që nga Dyrrahu u nis edhe një fushatë e ushtrisë bizantine për t'i dëbuar gotët nga Dalmatia dhe për të çliruar kryeqytetin e saj, Salonën. Më 536 ushtria bizantine dhe flota u përqëndruan në Dyrrah nën drejtimin e komandantit të kaloris perandorake, Konstantinianit. Që aty me anë të flotës ushtria u transportua në Epidaur (Cavtat pranë Dubrovnikut) dhe mori pa vështirësi Salonën, të cilën e rifortifikoi. Një pjesë e gotëve u largua për në Ravenë, ku gjendej kryeqyteti i mbretërisë gote, ndërsa pjesa tjetër e instaluar prej disa dekadash në Dalmati iu nënshtrua sundimit bizantin. Që nga kjo ngjarje nuk dëgjojmë më për gotët në Iliri, ndërkohë që shfaqet një armik i ri, shumë më i egër e barbar, sllavët.[17]

Shpërndarja e shqiptarëve Redakto

Shiko këtu për një listë më të zhvilluar.

Afrika Redakto

Në Afrikë ka shumë shqiptarë që jetojn në Egjipt ose e kanë prejardhjen nga Shqipëria. Në Afrikën Jugore ka gjithashtu shqiptarë, rreth 2 000.

Amerika Redakto

Azia Redakto

Evropa Redakto

Oqeania Redakto

Gjuha

 
Përhapja e gjuhës shqipe dhe dialektet e saj
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Gjuha shqipe

Shqiptarët flasin gjuhën shqipe, e cila përbën një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Gjuha shqipe ka dy dialekte: gegërishten dhe toskërishten. Për shkrimin e gjuhës shqipe përdoret alfabeti shqip me 36 shkronja, i cili është një lloj i alfabetit latin.

Gjuha shqipe është gjuha zyrtare e Shqipërisë. Gjithashtu, me gjuhën serbe, është një nga dy gjuhët zyrtare të Kosovës. Në Republikën e Maqedonisë shqipja është gjuhë zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në tre komuna në Mal të Zi (Ulqin, Plavë e Tuz) dhe në tre në Serbi (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

Feja Redakto

Shqiptarët kryesisht i takojnë besimit islam apo të krishterë. Shumica e shqiptarëve myslimanë janë synitë, ndërsa një pakicë janë bektashinjë. Të krishterët shqiptarë janë kryesisht katolikë ose ortodoksë. Përveç besimeve të lartëpërmendura, ka shqiptarë protestantë, ateistë dhe agnostik.

Sipas burimeve historike bizantine të fundit të shekullit XI, shqiptarët ishin pothuajse plotësisht të krishterë.[18] Të gjithë shqiptarët ishin të krishterë ortodoks deri në mesin e shekullit XIII, kur gegët u konvertuan në katolikë, si mjet rezistues ndaj sllavëve.[19][20][21] Krishterimi më vonë u zëvendësua nga Islami si feja më e përhapur ndër shqiptarë gjatë periudhës osmane nga shekulli XV deri në vitin 1912. Krishterimi katolik dhe ai ortodoks vazhduan të praktikoheshin në masë më të vogël.

Sipas censuseve të vitit 2011 në Shqipëri 58.79% e banorëve ishin myslimanë, ndërsa në Kosovë 95.60%, duke e bërë Islamin fenë më të përhapur në dy vendet shqiptare.

Përkatësia fetare  Shqipëria  Kosova  Shqiptarët

në Maqedoni 

Shqiptarët

në Mal të Zi 

Shqiptarët

në Kroaci

Popullsia % Popullsia % Popullsia % Popullsia % Popullsia %
Myslymanë

Synitë
Bektashinjë

1,646,236 

1,587,608 
58,628

58.79 

56.70 
2.09

1,663,412


95.60


502,075


98.62


22,267


73.15


9,594


54.78


Të krishterë

Katolikë
Ortodoksë
Evangjelistë
Të tjerë të krishterë

475,629 

280,921 
188,992 
3,797 
1,919

16.99 

10.03 
6.75 
0.14 
0.07

64,275

38,438
25,837

3.69

2.20
1.48

7,008

7,008


1.37

1.37


8,027

7,954
37

36

26.37

26.13
0.12

0.12

7,126

7,109
2

15

40.69

40.59
0.01

0.09

Ateistë 69,995 2.50 1,242 0.07 35 0.11 316 1.80
Preferuan të mos përgjigjen 386,024 13.79 9,708 0.55 58 0.19 414 2.36
Besimtarë të pacaktuar 153,630 5.49
Jo pëkrakëse apo nuk u deklaruan 68,022 2.43 1,188 0.06 48 0.16 63 0.36


Galeria Redakto

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Carl Skutsch, Encyclopedia of the World's Minorities, Routledge, 2013 ISBN 1-135-19388-6, p. 65.
  2. ^ Steven L. Danver, Native Peoples of the World: An Encylopedia of Groups, Cultures and Contemporary Issues:, Routledge, 2015, ISBN 1-317-46399-4, p. 260.
  3. ^ Mary Rose Bonk. Worldmark Yearbook, Band 1 (në anglisht). Gale Group, 2000. fq. 37.
  4. ^ National Geographic, Band 197 (në anglisht) (bot. University of Michigan). National Geographic Society, 2000. 2000. fq. 59.
  5. ^ Over 20 Peace Corps Language Training Publications - Country Pre-departure Materials (në anglisht). Jeffrey Frank Jones.
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2018. Marrë më 19 shtator 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2018. Marrë më 13 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ Ragionieri 2008, p. 46.
  9. ^ Deliso 2007, p. 38.
  10. ^ "Türkiyedeki Kürtlerin Sayısı!" (në turqisht). Milliyet. 2008. Marrë më 2008-06-07.
  11. ^ "Albanians in Turkey celebrate their cultural heritage". Todayszaman.com. 21 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2015. Marrë më 4 nëntor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Saunders 2011, p. 98. "Përveç emigrantëve të fundit, ka edhe komunitete më të vjetra diasporike në mbarë botën. Ka më shumë se 5 milionë shqiptarë etnikë në Republikën Turke; Megjithatë, shumica dërrmuese e kësaj popullate është asimiluar dhe nuk ka më rrjedhshmëri në gjuhën, megjithëse një komunitet i gjallë shqiptar mban identitetin e tij të veçantë në Stamboll sot. Egjipti gjithashtu pretendon për rreth 18,000 shqiptarë, gjoja mbetje të ushtrisë së Muhammed Aliut"
  13. ^ Cuneyt Yenigun. "GCC Model: Conflict Management for the "Greater Albania"" (PDF). Süleyman Demirel University:Faculty of Arts and Sciences Journal of Social Sciences. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2015. Marrë më 4 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ FIELD LISTING: ETHNIC GROUPS Arkivuar 6 janar 2019 tek Wayback Machine – CIA World Factbook
  15. ^ Pipa, Arshi (2010) [1989]. Politika e Gjuhës në Shqipërinë Socialiste. Tiranë: Princi. fq. 239. ISBN 978-99956-732-4-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. fq. 11–15. ISBN 99927-33-72-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Ilirët deri te Shqiptarët. Shtëpia Migjeni. fq. 457. ISBN 978-9928-40-74-7-4. Marrë më 16 janar 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  18. ^ Comnena, Anna. The Alexiad, Book IV.
  19. ^ Leften Stavros Stavrianos (janar 2000). The Balkans Since 1453. C. Hurst & Co. Publishers. fq. 498. ISBN 978-1-85065-551-0. Marrë më 17 korrik 2013. Religious differences also existed before the coming of the Turks. Originally, all Albanians had belonged to the Eastern Orthodox Church... Then the Ghegs in the North adopted in order to better resist the pressure of Orthodox Serbs. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Hugh Chisholm (1910). Encyclopaedia britannica: a dictionary of arts, sciences, literature and general information. Encyclopaedia Britannica. fq. 485. Marrë më 18 korrik 2013. The Roman Catholic Ghegs appear to liave abandoned the Eastern for the Western Church in the middle of the 13th century {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Ramet, Sabrina P. (1989). Religion and Nationalism in Soviet and East European Politics. Duke University Press. fq. 381. ISBN 0-8223-0891-6. Prior to the Turkish conquest, the ghegs (the chief tribal group in northern Albania) had found in Roman Catholicism a means of resisting the Slavs, and though Albanian Orthodoxy remained important among the tosks (the chief tribal group in southern Albania), ... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto