Termi kosovar ka kuptime të ndryshme. Me të identifikohen shtetasit e Kosovës. Ky term më së shumti është i njohur ndër shqiptarë por pas vitit 1998 filloi të shqiptohej edhe në arenën ndërkombëtare kur Kosova u bë e njohur në mbarë botën si rrjedhim i konfliktit shqiptaro-serb.

Kohëve të fundit, sidomos pas themelimit të Republikës së Kosovës, ky term përdoret zyrtarisht për të treguar zyrtaret e kësaj republike dhe veprimet e tyre, pa dallim përkatësie të etnive. Si do që të jetë, në praktik kuptimi tradicional përdoret paralel me atë zyrtarë. Kjo shpesh shpije në ngatrrim të kuptimit të shprehjes.

Këndvështrimi shqiptar

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Kosovë

Nga këndvështrimi shqiptar, një kosovar është një shqiptar i kulluar që banon në krahinën shqiptare të Kosovës. Adhuron flamurin kombëtar, ka një dashuri të skajshme për Mëmëdheun Shqipëri. Shprehet me dialektin e vet por e konsideron të paprekshme gjuhën standarte shqipe. Një kosovar e kritikon Shqipërine kur përdor fjalë italiane por një kosovar mund të përdorë edhe ai fjalë të huaja (majicë, pasosh, sobë) ose versione jo shqiptare (baba dimri në vend të plaku i vitit të ri apo regjion në vend të rajon). Një kosovar ka të veçantat e tij krahinore siç mund ti ketë një mirditor, zadrimor, myzeqar, lab apo çam.

Këndvështrimi ndërkombëtar

Redakto

Të huajt janë pak të ngatërruar për termin kosovar. Ata shihen shtrëmbër kur u drejtohen banorëve të Kosovës si kosovar prandaj janë të detyruar të përdorin terma neutralë dhe politically correct si: Kosovo-Albanian, Kosovo-Albaner apo Kosovaro albanese. Termi kosovar i shqiptuar nga një i huaj duket sikur do të krijojë një kombësi që nuk egziston dhe nuk i pëlqen asnjë banori të Kosovës.

Kosovari në Republikën e Kosovës

Redakto

Edhe në Republikën e Kosovës, fjala kosovar, nënkupton shqiptarë që jetojnë në Kosovë.