Bifurkacioni (Bigëzimi) është fenomen natyror kur një lum ndahet në dy degë dhe derdhet në ujëmbledhësa të ndryshëm detar. Bifurkacioni i lumit konsiderohet të jetë një fenomen artificial, por i krijuar në kushte shumë të favorshme natyrore.Njihen vetëm dy raste të tilla. Njëri rast është në Kosovë ku lumi Nerodime ndahet në dy degë.Nerodimja pra është me rëndësi të veçantë për hidrografinë e Kosovës sepse përfaqëson shembullin e vetëm të Evropës të një bifurkacioni lumor që rrjedh në dy detet, Detin e Zi dhe Egje. Njëra i bashkohet lumit Lepenc i cili pastaj derdhet në lumin Vardar i cili përfundon në detin Egje dhe dega tjetër derdhet në lumin Sitnica e cila derdhet në lumin Ibër dhe pastaj përfundon në detin e Zi. Rasti tjetër i bifurkacionit paraqitet me lumin Orinoko në Venezuela.

Bifurkacioni në Ferizaj

Shiko edhe

Redakto

BMusa