Hidrografia është element i rëndësishëm natyrorë. Pasuria në ujëra sipërfaqësor dhe nëntokësore varet nga përbërja gjeologjike.(shtresat ujëmbajtëse e ujëlëshues), format e relievit, klima (temperatura, reshjet, erërat etj), mbulesa vegjetative dhe ndikimi i njeriut në rregullimin e shtretërve dhe shfrytëzimit të ujit për nevoja të te Konstadinit

Skeda:Hydrology.jpg
Kyqi hidrografik i Kosoves dhe ujëndarësit në Kosovë

Pozita qendrore gjeografike e Kosovës në Gadishullin Ballkanik, lartësia mesatare relativisht e madha (811 m), mbyllja e hapësirës kosovare me male të larta e të mesme në pjesët periferike, ndikuan në formimin e nyjës hidrografike-kyçi hidrografik në Kosovë. Në malin e Nerodimes (Suka e Dermanit 1364 m në gj. gj. veriore 42° 21′ 13"dhe të gjat. gj. lindore 20° 85′ 49") ujërat e Kosovës ndahen në tri pellgje, duke rrjedhur në drejtim të deteve Adriatik, Egje dhe detit të Zi. Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11.645 km katrorë, 6,8 % më e madhe se sipërfaqja administrativo-politike, që tregon se pjesa dërmuese e ujërave krijohen brenda sipërfaqes së saj.

Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës i takon ujëmbledhësit të detit të Zi (50,7%), pjesa tjetër (43,5%) i takon ujëmbledhësit të të detit Adriatik dhe pjesa e vogël prej 5,8% i takon ujëmbledhësit të detit Egje. Ujëmbledhësit të detit të Zi i takojnë lumenjtë: Sitnica, Ibri, Drenica, Llapi, Morava e Binçës dhe Krivareka. Ujëmbledhësit të detit Adriatik i takojnë lumenjtë: Drini i Bardhë me degët Lumi i Istogut, Pejës, Deçanit, Ereniku, Lumi i Prizrenit, Toplluha, Mirusha, Klina, Lumi i Plavës, dhe Restelicës në Opojë e Gorë, ndërsa ujëmbledhësit të detit Egje i takojnë Lepenci dhe Nerodimja.

Shih edhe

Redakto