Hape menynë kryesore
Shtjefën Kurti

Dom Shtjefën Kurti ishte nje prift dhe shenjtor shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

BiografiaRedakto

Shtjefën Kurti lindi në Ferizaj në vitin 24 dhjetor 1898. Mësimet e para i mori në vendlindje, dhe pastaj ndoqi mësimet në Romë, në institutin Santa Maria. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t’i vazhduar përsëri në Romë në kolegjin “Propaganda Fide”. U shugurua në Romë, ku mbajti edhe të parën meshë. Më pas, u kthye në vendlindje, ku punoi në zyrën ipeshkvnore e, më pas, në Gjakovë.

Me sivëllezërit Dom Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi, të përkrahur nga Mbreti Zogu I, përpiluan më 5 maj 1930 përkujtesën "Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi" e cila iu nis sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drumund.[2]

Ishte ati ku u rrëfente Nënë Tereza dhe ku rrëfehej, në oborrin mbretëror, deri në vitin 1939, Mbretëresha Geraldinë. Ditë të vështira do ta prisnin Kurtin pas Luftës së Dytë Botërore: Më 1944-1945 ishte famulltar në kishën e famullisë katolike në Tiranë (në Bulevard). U arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. U lirua nga Burgu i Burrelit në vitin 1966, por u arrestua sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe për kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. U fajësua për pagëzimin që u dha fëmijëve. U dënua me vdekje dhe u pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. U lumnua si pjesë e 40 martirëve shqiptarë dhe u pranua shenjtor i kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

ReferimetRedakto

  1. ^ a b Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 October 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. ff. 62–63.  978-9928-106-38-4. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)