Rajoni i Ferizajt (serbisht: Урошевачки округ Uroševački okrug) është një nga shtatë rajonet e Kosovës me qyteten kryesore Ferizaj.

Rajoni i Ferizajt
Урошевачки округ
Uroševački okrug
Rajon
Popullsia
 • Gjithsej185.806
{{{postal_code_type}}}
70000
Targat05

Njësitë vendore

Redakto

Rajoni i Ferizajt përfshinë katër komuna dhe 126 vendbanime më të vogla.

Komuna Populllsia (2011) Sipërfaqja (km2) Dendësiteti (km2) Vendbanime
Ferizaj 108,690 345 315 45
Kaçanik 33,454 221 151.4 31
Shtime 27,324 134 203.9 23
Han i Elezit 9,389 83 113.1 11
Shtërpcë 6,949 247 28.1 16

Qyteti i Ferizajt ishte i banuar gjatë epokës parahistorike nga kulturat Starçevo, Vinça dhe Baden. Gjatë periudhës otomane, Ferizaj ishte qendër tregtare në rrugën ndërmjet Beogradit dhe Selanikut. Kampi Bondsteel, një bazë e Forcave tokësore të ShBA-së dhe baza më e madhe, më e shtrenjtë ushtarake e huaj amerikane në Evropën Juglindore që nga Lufta e Vietnamit, u ndërtua atje më 1999.[1]

Ferizaj është në jug-lindje të Kosovës, rreth gjysmës së rrugës ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit, Maqedonisë së Veriut. Është rreth 230 kilometra (140 mi) në veri-lindje të Tiranës, 55 kilometra (34 mi) në veri të Shkupit, 300 kilometra (190 mi) në perëndim të Sofjes, 35 kilometra (22 mi) në jug të Prishtinës dhe 300 km në lindje të Podgoricës. Ferizaj është një vendndodhje e një bifurkacioni lumi; Lumi i Nerodimës ndahet në dy degë, të cilat derdhen në dy dete të ndryshme.

Grupet etnike

Redakto

Të gjitha komunat kanë shumicë shqiptare. Ferizaj (95.9 përqind), Shtimja (96.8 përqind), Kaçaniku (99.9 përqind) dhe Hani i Elezit (99.5 përqind). Shtërpca ka një popullsi të përzier me shqiptarë (54.1 përqind) dhe me serbë.

Grupet etnike
Grupi Numri %
Shqiptarë 177,075 95.4
Serbë 3,230 1.7
Ashkali 4,661 2.5
Të tjerë 677 0.4

Historia

Redakto

Shiko edhe

Redakto


Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Camp Bondsteel". Army Technology (në anglisht). Marrë më 18 maj 2019.