Manastirca
Manastirca
Fshat

Gjeografia dhe relievi[1]

Redakto

Manastiri është një vendbanim në komunën e Ferizajt, Kosovë. Lartësia mbidetare në qendër të vendbanimit është 621 m. Shtrihet në perëndim të qendrës komunale, rreth 5km larg, rrëzë maleve të Jezercit. Terreni ndërtohet nga sedimentet terrigjene (rërë, argjilë dhe zhavorr ) që hasen në fushëgropën e Kosovës, ndërsa në malet e Jezercit terreni ndërtohet nga flishi karbonatik, amfibolitet, serpentinitet dhe rreshpet muskovite. Ndodhet në kontaktin morgografik ndërmjet fushëgropës së Kosovës dhe maleve të Jezercit, duke qenë në rrëpirën tektonike nërmjet tyre. Në perëndim relievi është kodrinor-malor ku veçohet Guri (1,028 m), Rrafshi i Kërvinës (922m), Kodra e Bletës (728m) et., ndërsa në lindje është fushor dhe i takon fushëgropës së Kosovës. Disa përroska të fshatit kullohen në drejtim të lumit Nerodimja, ujërat e të cilit derdhen në Lepenc për të vazhduar në detin Egje. Hasen në tokat podzollake, të kafenjta dhe deluviale në fushë, ndërsa tokat e kuqe në kodrina. Pjesa kodrinore mbulohet nga pyjet gjtherënëse ndërsa ajo fushore me toka bujqësoer dhe zonë e ndërtuar.

Demografia[1]

Redakto

Është vendbanim skajfushor i tipit gjysmë të dendur me shtrirje lineare. Zona e ndërtuar ka siperfaqe prej 38 ha dhe gjendet ndërmjet lartësive mbidetare 5980680 m. Lagjet kryesore janë Ramusholli, Shumolli, Haxhidema, Begisholli, lagjja e Shkollë etj. Pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-1878 në fshat u vendosën këto familje muhaxhire: Govorët, Mërkojët, Reçicët dhe Prekadinët.

Historiku i popullsisë së Manastircës në periudha
Viti 1948 1991 2011
Pop. 252 978 1346

Në dekadën e fundit janë larguar nga fshati 20 banorë: gjysma e tyre në Ferizaj, dërsa gjysma tjetër në Gjermani dhe Francë për shkaqe ekonomike. Periudha më intesive e shpërnguljes ishte në 6 vitet e fundit.

Edukimi dhe religjioni[1]

Redakto

Në fshat është shkolla e plotë fillore "Dëshmorët e Lirisë" ku vijojnë mësimet rreth 370 nxënës, ndërsa objektet religjione ka një xhami e ndërtuar në vitet e 90' të shekullit XX.

Ekonomia[1]

Redakto

Në bujqësi është angazhuar një e treta e popullsisë, në industri dhe punë private afër 65% dhe pjesa tjetër në sherbime. Fondi i teknologjisë agrare ka afër 50 traktorë, 1 Kombajnë, ndërsa fondi i bagëtisë ka rreth një 20 krerë gjedhe. Ka dy shitore.

Historiku i ekonomisë familjare së Manastircës në periudha
Viti 1948 1991 2011
Ekonomi familjare 32 134 196

Infrastruktura[1]

Redakto

Elektrifikimi i vendbanimit është bërë në vitin 1972, rrjeti i telefonisë fikse është shtrirë në vitin 1996, rrjeti i ujësjellësit në vitin 2002, ndërsa i kanalizimit është ndërtuar në vitin 2012, ndriçimi është bërë në vitin 2019.

  1. ^ a b c d e VENBANIMET E KOSOVËS - Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale (bot. Vellimi II : Vendbanimet Rurale : A-LL). AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOËS. 2019. fq. 30–31. ISBN 978-9951-615-90-7.

Lidhje të jashtme

Redakto