Komuna e Podujevës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(22 shkurt 2009) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull merret me Komunën e Podujevës. Për qytetin e Podujevës shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Podujevës | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 88.499 |
{{{postal_code_type}}} | 11000 |
Faqja zyrtare | https://kk.rks-gov.net/podujeve |
Komuna e Podujevës (ose shqip Komuna e Besianës) është njësi administrative në pjesën veri-lindore të Kosovës. Komuna e Podujevës i takon si njësi administrative Rajonit të Prishtinës. Qendra administrative e Komunës së Podujevës është Podujeva.
Historia
RedaktoMergim halitii nga Kerpimehu i Besianës, i humbur nga shkurti viti 1946, baba i gjashtë fëmijëve, i akuzuar si "kulak" dhe për këtë epitet i internuar në Bor të Serbisë, për të cilin as sot e kësaj ditë familja e saj nuk din as për eshtrat e tije. Pas luftës së dyte botërore Isufi me katër kushëri dhe mikun e tij Ali Feta, pushteti i atëhershëm komunist i akuzojnë për mosbindje ndaj pushtetit dhe si mase dënimi të pestit i dërgojnë në Serbi për pune të dhunshme. Në bazë të dhënave jo zyrtare këta burra janë pushkatuar pas një viti në minierat e Borit. Për shkak të kësaj historie edhe familjaret e tjerë të këtyre burrave kanë pësuar në vazhdimësi torturat e pushtetit, duke i burgose, plaçkitur dhe duke iu pamundësuar djemve dhe nipave të tyre shkollim dhe punësim.
Demografia
RedaktoRegjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Podujevës kishte një popullsi prej 88.499, prej të cilëve 87.523 ishin shqiptarë, 680 ashkali, 74 romë, 33 bosnjanë, 12 serbë, 5 turqë dhe 2 egjiptianë.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorë[1] | 41.834 | 46.317 | 51.516 | 60.349 | 75.437 | 92.946 | 88.499 |
Etnia | shqiptar | serb | turqë | bosnjanë | romë | ashkali | egjiptian | të tjerë | të panjohur |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorë[2] | 87.523 | 12 | 5 | 33 | 74 | 680 | 2.282 | 43 | 120 |
Politika
RedaktoMenjëherë pas themelimit të PUKSH "Unikomb", edhe në Besianë u themelua dega e kësaj partie. Grupi i përbërë nga Bajrush Behrami, Agron Rrahmani Hakif Mehmeti, Bashkim Jashari Salih Salihu, Jusuf Ejupi dhe shumë atdhetare të tjerë. Kështu me 21 mars të vitit 1991 filloj aktivitetin e saj dhe shumë shpejt kjo parti u rrit dhe u shtri në gjithë territorin e Llapit. Unikombi në Besianë zhvilloj aktivitetin e vet deri në vitin 1997, ku pas gjenocidit të ushtruar në Prekaz të Drenicës, kjo parti e pushoj aktivitetin e saje në rrafshin politik për t`u inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit. Pas lufte është riaktivizue dhe kjo parti ka dhëne kontributin e vet në jetën politike të komunës së Besianës.
Klima
RedaktoVrojtimet hidrometeorologjike në Llap kryesisht janë të periudhës të viteve 1960. Elementet e vrojtuara nuk kanë seri të plotë dhe vetëm për stacionin meteorologjik të Besianës ka të dhëna të plota. Rrjeti i stacioneve shimatese kanë një shpërndarje me të mirë, por mungojnë të dhëna për zonat malore. Fushëgropa e Llapit për shkak të pozitës së vet gjeografike, lartësitë mbidetare, reliefit dhe paradispozitave për kohet e rrëmimeve të ajrit cilësohet me disa veçori karakteristike lokale. Analiza e elementeve klimatik, sidomos regjimeve termike dhe të reshjeve, tregojnë në rritjen e shkalles kontalitetit klimatik të këtë trevë.
Reshjet
RedaktoFushëgropa e Llapit gjendet në kufi klimatik të regjimeve pluviometrike kontinentale dhe atje maritime. Edhe pse sasia me e madhe e reshjeve bie në periudhën e vegjetacionit (IV-IX) ajo nuk është dominante (Podujevë 54 %). Edhe pse gjate vitit paraqiten dy maksimale mujore (nëntor dhe maj), shpërndarja e reshjeve nëpër muaj gjatë vitit nuk tregon ndryshime të mëdha kure është fjala për vlerat mesatare mujore shumëvjeçare. Mirëpo, lëkundjet e sasisë së reshjeve prej vitit në vit janë mjaft të dalluar. Në pjesët e ulëta të fushëgropën së Llapit bie me pak reshje (Besianë 680 ml) se sa në pjesët periferike kodrinore malore (Pollate 756 ml)
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kosovo censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2017-10-29.
- ^ "Ethnic composition of Kosovo 2011". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2017-10-29.
Lidhje të jashtme
Redakto Stema e shtetit |
|