Komuna e Dardanës
Ky artikull merret me Komunën e Dardanës. Për qytetin e Dardanës shiko në faqën përkatëse.
Komuna e Dardanës e njohur edhe si Komuna e Kamenicës është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Gjilanit ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Dardanës (Kamenices).
Gjeografia
RedaktoKomuna e Kamenicës është e vendosur në lindje të Kosovës. Në jug komuna kufizohet me komunën e Ranilugut, në perëndim me komunën Gjilanit dhe komunën e Artanës, në veriperëndim me komunën e Prishtinës dhe në veri dhe në lindje me Serbinë. Ka gjithsej 58 fshatra në komunë. Zona është 423 km². Së bashku me komunat e Gjilanit, Klokotit, Parteshit, Ranilugut dhe Vitisë, formon rrethin e Gjilanit.
Territori i komunës ndodhet në pikën më lindore të vendit dhe ka një sipërfaqe prej 423 km², që e bën atë një nga më të mëdhatë në Kosovë. Selia zyrtare është në qytetin e Dardanës, e cila është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të zonës komunale. Përveç qytetit komuna ka edhe 56 vendbanime të tjera. Këto përfshijnë edhe fshatrat Desivojca dhe Koretin. [1]
Popullsia
RedaktoRegjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Kamenicës kishte një popullsi prej 36,719. Nga këta, 34.168 ishin shqiptarë, 1.554 serbë, 240 romë, 29 goranë, nëntë boshnjakë dhe pesë turq .
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [2] | 30497 | 32463 | 34786 | 38270 | 41095 | 45842 | 36719 |
Vendbanime
RedaktoNë territorin e komunës së Dardanës gjenden 58 vendbanime.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Auflistung der Ortschaften der Großgemeinde". Offizielle Website der Großgemeinde. Arkivuar nga origjinali më 2012-10-15. Marrë më 2013-01-25.
- ^ Tim Bespyatov. "Kosovo censuses". Population statistics of Eastern Europe (në anglisht). Marrë më 2017-12-18.
Berivojca | Bllata | Bratilloci | Busavata | Çarrakoci | Dajkoci | Dazhnica | Desivojca | Feriqeva | Gmica | Gogolloci | Gragjeniku | Grizima | Gjyrisheci | Hajnoci | Hodonoci | Huboci | Hogoshti | Karaçeva e Epërme | Karaçeva e Poshtme | Kolloleçi | Kopernica | Koretini | Kostadinca | Kranidelli | Kremenata I | Kremenata II | Krileva | Lajçiqi | Leshtari | Lisocka | Maroci | Meshina | Moçari | Muçivërca | Novosella | Petroci | Poliçka | Rahovica | Rogaçica | Ruboci | Sedllara | Strelica | Strezoci | Svirca | Shahiqi | Shipashnica e Epërme | Shipashnica e Poshtme | Tërstena | Topanica | Tugjeci | Vaganeshi | Velegllava e Epërme | Velegllava e Poshtme | Vriqeci | Zajçeci | Zhuja
Stema e shtetit |
|