Muçivërca
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
42°20′N 21°23′E / 42.33°N 21.39°E
Muçivërcë
Analum | |
---|---|
Fshat |
Muçivërcë është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Analum.
Gjeografia
RedaktoKy fshat shtrihet rrëzë shpatit te lumit Hogosht dhe Shipashnicës së Poshtme. Ky fshat kufizohet me: Dajkocin, Çarrakocin, Bllatën, Hodonocin, Shipashnicën e Poshtme, Rogaçicën dhe Kranidellin. Vendbanimi shtrihet rreth 7–8 km në juglindje të Dardanës. Është vendbanim fushor, i tipit të grumbulluar. Sipërfaqja: 708 ha, 52 ari, 87 m.
Lagjet - Familjet: Thaçi, Spahiu, Bojku, Hoti, Keka, Hashani, Masurica, Leka (e ardhur nga Kranidelli më 1967), etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Arat e Gata, Prroni i Qarrit, Smonica, Bllaquket, Brakina, Shpati, Stërllovci, Te Bunari i Adilit, Zabelet, Utrinat, Prroni i Mujës, Meraja,Ushtuheret, Gjiri, Gjiri i Hotit, etj.Sipas gojëdhënës, vendbanimi është quajtur Brakinë, që do të thotë "vend moçalik", e që deri në vitin 1965 ekzistonin disa moçale, që vendasit i quanin Gjiri, p.sh. Gjiri i Hotit etj.
Demografia
RedaktoNë dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral osman të vitit 1455 të Vilajetit Vëllk ku janë regjistruar 6 shtëpi.
Me emrin Muçivërca ishte i regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në këtë fshat, qeveritë serbe brenda kohës së luftrave balkanike dhe atyre botërore të viteve 1918-1941, kanë vendosur më së paku 13 familje për të cilat burimet serbe thonë që janë serbë mirëpo duhet theksuar se në mesin e tyre ka pasur edhe romë numri i të cilëve nuk dihet.
Lidhje të jashtme
Redakto
Berivojca | Bllata | Bratilloci | Busavata | Çarrakoci | Dajkoci | Dazhnica | Desivojca | Feriqeva | Gmica | Gogolloci | Gragjeniku | Grizima | Gjyrisheci | Hajnoci | Hodonoci | Huboci | Hogoshti | Karaçeva e Epërme | Karaçeva e Poshtme | Kolloleçi | Kopernica | Koretini | Kostadinca | Kranidelli | Kremenata I | Kremenata II | Krileva | Lajçiqi | Leshtari | Lisocka | Maroci | Meshina | Moçari | Muçivërca | Novosella | Petroci | Poliçka | Rahovica | Rogaçica | Ruboci | Sedllara | Strelica | Strezoci | Svirca | Shahiqi | Shipashnica e Epërme | Shipashnica e Poshtme | Tërstena | Topanica | Tugjeci | Vaganeshi | Velegllava e Epërme | Velegllava e Poshtme | Vriqeci | Zajçeci | Zhuja
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |