42°23′N 21°19′E / 42.38°N 21.32°E / 42.38; 21.32

Meshinë
Fshat

Meshinë është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Fshati shtrihet 8–12 km në veri të qendrës komunale.

Gjeografia

Redakto

Meshina është fshat kodrinoro-malor, i vendosur nëpër kodrina, shpatije dhe lugje, i ndarë në lagje, që janë shumë larg njëra tjetrës. Lagjët e Meshinës janë:Meshina, Presllopi dhe Jellaqa. Vendosja e muhaxhirëve në këtë fshat, aty gjeti vetëm në familje serbe thot Anatasije Urosheviq, citur nga Jusuf Osmani. Muhaxhirët u vendosën kështu nëpër lagjët e Meshinës. Në Meshinë: Skovërqanët, Bucët dhe Borocët. Në lagjen Jellaqë: Shillovët, Rukocët, Rafunët, Klaiqët dhe Dërvodelët, ndërsa në pjesën tjetër të kësaj lagjeje, por që bie me fshatin Feriqevë u vendosën familjet: Buvcët, Borocët, Sijarinët, Skovërqnët dhe Marocët. Në lagjen Presllop, u vendosën familjet: Vrapca, Krivaça, Gërbaci dhe Govori.

Kultura

Redakto

Në fshatin Meshinë gjendet xhamia e ndërtuar në vitin 1886. Xhamia e fshatit Meshinë mban emrin e Haxhi Zejnë Vrapcës.

Historia

Redakto

Banorët aktual të këtij fshati nuk janë në gjendje të japin asnjë sçarim rreth vjetërsisë së fshatit dhe banorëve të parë të tij. Në documentët e shkruara përmendët një vendbanim më emrin Mërshenica, në Nahinë e Banjës, në defterin kadastral të Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1566-74 me 18 shtëpi, 4 beqarë dhe 2 të veja, por nuk është e sigurtë se a bëhet fjalë për këtë vendbanim. Para ardhjës së muhaxhirëve, më 1878, këtu kanë jetuar familje serbe, që quheshin Shop. Si vendbanim është i regjistruar në një hartë austriake, e cila është hartuar në bazë të shënimeve të vitit 1689. Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h) ky fshat është I regjistruar me emrin e tashëm.

Burimet

Redakto
  • Dr. Jusuf Osmani: venbanimet e Kosovës nr.13, Prishtinë, 2004

Lidhje të jashtme

Redakto