Busavata
42°20′N 21°19′E / 42.34°N 21.31°E
Busavatë | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia Redakto
Shtrihet në perëndim të Dardanës (Kamenica) dhe ka pozitë shumë të volitshme gjeografike, sepse nëpër këtë vendbanim kalojnë rrugët që lidhin tri qendrat komunale. Nëpër Bosavatë kalon rruga më e shkurtër që lidh Prishtinën me Dardanën. Bosavata shtrihet në një lartësi mbidetare nga 600-887 m. Maja më e lartë është Çuka, me lartësi mbidetare 887 m. Bosavata në perëndim kufizohet me fshatin Makresh, në veri me fshatrat Zmijarnik dhe Miganoc, në jug me fshatin Bozhec, kurse në lindje me fshatin Ruboc. Fshati ka 6 lagje të mëdha: Lagja e poshtme, Lagja e epërme, Lagja këneta, Lagja Molla, Lagja Përtej familjarët (Prekorodža) dhe Lagja Lavërtarët (Orani).
Toponimet Redakto
Ndër toponimet e njohura në Busavatë janë: Ara e vidhave, livadhi i madh, bashqevina, rrafshina, kodra e vosës, kungullari, rrezja, lugu i demës, ara e misinit, Çuka, lugu, gropshtina, stanet, baret, ligatat, kodra e bokave, lugi i thanës , nën mrize, zavojka, livadhi i pites, rakitat, kroni i milloshit, kroni i hajdukut, gurna,te fetahovit, te bejtovit,te gjelovit,te bajrovit,teoranet,te rekalit,te guri i hoxhes,te hajredint, etj.
Demografia Redakto
Në bazë të shënimeve, shtëpi për shtëpi, në fillim të vitit 2005 , Busavata ka pasur 182 familje me 1120 banorë. Ndërsa ne vitin 2014 sipas matjeve të fundit, ky fshat aktualisht ka 96 familje dhe gjithsej 270 banorë. Këtu janë përfshirë edhe familjet të cilat përkohësisht jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme. Jasht Busavatës jetojnë 358 familje me 1890 banorë. Gjithësejt 540 familje me 3010 banorë. Prej tyre në botën e jashtm jetojnë 141 familje me 630 banorë.
Shih dhe këtë Redakto
Redakto
- Busavata ndër shekuj ( monografi); botoi "Era" , Prishtinë 2006: Halit Sylejmani-Maliqi
Lidhje të jashtme Redakto
Berivojca | Bllata | Bratilloci | Busavata | Çarrakoci | Dajkoci | Dazhnica | Desivojca | Feriqeva | Gmica | Gogolloci | Gragjeniku | Grizima | Gjyrisheci | Hajnoci | Hodonoci | Huboci | Hogoshti | Karaçeva e Epërme | Karaçeva e Poshtme | Kolloleçi | Kopernica | Koretini | Kostadinca | Kranidelli | Kremenata I | Kremenata II | Krileva | Lajçiqi | Leshtari | Lisocka | Maroci | Meshina | Moçari | Muçivërca | Novosella | Petroci | Poliçka | Rahovica | Rogaçica | Ruboci | Sedllara | Strelica | Strezoci | Svirca | Shahiqi | Shipashnica e Epërme | Shipashnica e Poshtme | Tërstena | Topanica | Tugjeci | Vaganeshi | Velegllava e Epërme | Velegllava e Poshtme | Vriqeci | Zajçeci | Zhuja
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |