Guri i Madh në Busavatë
Guri i Madh në Busavatë i njohur edhe me emrin Kërshi i Madh është një lokalitet arkeologjik në Kosovë. Lokaliteti është një vendbanim i lashtë i cili ka ekzistuar që nga epoka e bronzit të vonë deri në antikitetin e vonë. Vendbanimi zuri fill si vendbanim në majë të kodrës së Busavatës në lartësinë 725 m. Në epokën helenistike, vendbanimi u zhvendos në shpatet e kodrës në vendin e njohur si Livadhet . Fshati modern Busavatë ndodhet në afërsi të lokalitetit antik.
Lokaliteti
RedaktoLokaliteti u zbulua në vitin 2016 gjatë një studimi në terren të Institutit Arkeologjik të Kosovës në rajon. [1] Vendbanimi u zhvillua për herë të parë në Epokën e Bronzit të Vonë. studiuesi P. Alaj (2019) ka regjistruar periodizimin arkeologjik të lokalitetit si më poshtë:
- Busavatë I - Periudha e bronzit të vonë
- Busavatë II - Periudha e hershme e hekurit (shek. 8-7 p.e.s.)
- Busavatë III - Epoka klasike (shek. 5-4 p.e.s.)
- Basavatë IV - Epoka romake
- Busavatë V - Antikiteti i vonë/mesjetar i hershëm. [2]
Busavata i përket të njëjtit grup lokalitetesh arkeologjike ashtu si edhe Kalaja e Dardanës e cila është ~10 km në veri-lindje të Busavatës. Sipërfaqja e përgjithshme e zonës është 6 ha. Në periudhën e parë të lokacionit në bronzin e vonë ai ishte si vendbanim në majë kodre në një pozicion të fortifikuar në lartësinë 725 m. Ashtu si vendbanimet e tjera që panë rritje demografike gjatë epokës së hekurit, vendi u zhvendos në një pozicion fushor nën vendbanimin në majë të kodrës në epokën helenistike. [3]
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Alaj, Premtim. Les habitats de l'Age du fer sur le territoire de l'actuel Kosovo (Tezë) (në frëngjisht). Université de Lyon.
- Buqinca, Arianit. Recherche sur les Dardaniens : VIe- Ier siècles av. J.- C. (Tezë) (në frëngjisht). Université de Lyon.