Kalaja e Dardanës

monument kulture në Kosovë

Kalaja e Dardanës është një monument i trashëgimisë kulturore në Dardanë (Kamenicë), Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Kalaja e Dardanës
LlojiArkeologjike
VendndodhjaDardanë, Kamenicë, Kosovë
NdërtuarParahistori, Antikitet i Vonë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës1198

Historiku

Redakto

Kalaja e dardanës është një lokacion arkeologjik i epokës së bronzit, hekurit dhe antikitetit të vonë në Kosovën e sotme lindore.[2] Ndodhet në një kodër në veriperëndim të qytetit të [[Dardana|Dardanës (Kamenicës). Kalaja ishte një vendbanim në majë kodre dhe kështjellë e Dardanëve në antikitetin klasik që u rindërtua në epokën e vonë romake si pjesë e sistemit fortifikues në provincën e Dardanisë. Vendi u zbulua në vitet 1970, por gërmimet nuk filluan seriozisht deri në vitin 2012.[2] Një nga gjetjet më të hershme në vend është një stelë funerarali e gjetur aksidentalisht në rrëzë të kodrës në vitin 1992.[3] Interpretimi i tij ka ndihmuar të hidhet dritë mbi zakonet ilire-dardane t varrimit dhe gërmimet në vend kanë kontribuar në njohuritë për modelet tregtare midis Dardanisë dhe rajonit të Mesdheut.[4] Vende të ngjashme janë zbuluar vitet e fundit në lokacione të tjera në rajonin e Dardanës.[4]

Gjetjet më të hershme në vend datojnë në neolitin e vonë. Ato përbëhen nga dy sëpata gurësh, fragmente nga një thikë stralli dhe një çekiç guri i shpuar. Këto materiale konsiderohet se janë sjellë në vend nga një vend tjetër. Gjetjet e para që mendohet se kanë qenë fillimisht në vend, datojnë në epokën e bronzit dhe janë kryesisht fragmente qeramike.[2]

Faza e antikitetit të vonë përfaqëson fazën e fundit të banimit dhe përdorimit të lokalitetit. Shumica e strukturave arkitekturore të gërmuara duke përfshirë muret, kullat dhe banesat, datojnë në këtë epokë. Sistemi fortifikues ka dy linja ledhesh. Planimetria e mureve ndjek një model të çrregullt pasi ndjek formimin natyror të kodrës. Ato janë ndërtuar në një bërthamë dhe gjerësia e tyre varion nga 140 cm në 210 cm. Gurët e përdorur për ndërtimin e murit janë me origjinë lokale gur ranor dhe me përmasa mesatare.[5]

Lokaliteti është shpallur monument arkeologjik i trashëgimisë kulturore të Kosovës numër 1198 që nga viti 2015. [1]

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Alaj, Premtim (2019). Les habitats de l'Age du fer sur le territoire de l'actuel Kosovo (Tezë) (në frëngjisht dhe shqip). Université de Lyon.
  • Berisha, Milot (2012). "Archaeological Guide of Kosovo" (PDF) (në anglisht dhe shqip). Ministry of Culture of Kosovo.
  • Gashi, Shafi & Klodian Velo (2017), New data from the Dardana castle, New archaeological discoveries in the Albanian regions : proceedings of the international conference 30 - 31 January, Tirana 2017
  • LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Referime

Redakto
  1. ^ a b LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Alaj 2019, f. 91.
  3. ^ Berisha 2012, f. 135.
  4. ^ Alaj 2019, f. 86-88.
  5. ^ Alaj 2019, f. 89.

Lidhje të jashtme

Redakto