Komuna e Graçanicës
Ky artikull merret me Komunën e Graçanicës. Për qytetin e Graçanicës shiko në faqen përkatëse.
Komuna Graçanicës është një komunë në Kosovë. Ndodhet në Rajonin e Prishtinës. Qendra administrative e komunës është qyteti i vogël Graçanica.
Histori
RedaktoKomuna e Graçanicës është krijuar në vitin 2010 nga zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në fund të vitit 2009. Ajo është një nga shtatë komunat e themeluara në atë kohë dhe është formuar nga vendbanimet e komunave të Prishtinës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës. [1]
Gjeografia
RedaktoKomuna e Graçanicës ndodhet në peizazhin qendror të Kosovës, të njohur si Fusha e Kosovës. Në veri kufizohet me komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës dhe në jug me komunën e Lipjanit. Ka gjithsej 16 fshatra në komunë. Zona ka një sipërfaqe prej 131 km². Së bashku me komunat e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Lipjanit, Kastriotit,Artanës dhe Fushë Kosovës, formon Rajonin e Prishtinës .
Popullsia
RedaktoRegjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Graçanicës kishte një popullsi prej 10.675, prej të cilëve 7.209 ishin serbë, 2,474 si shqiptarë, 852 si romë, ashkali dhe egjiptianë të Ballkanit, 22 si goranë, 15 si turq dhe 15 si boshnjakë. 45 i përkisnin grupeve të tjera etnike dhe nga 43 persona nuk kishin përgjigje në lidhje me origjinën etnike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi numrin e përgjithshëm të të gjithë zgjedhësve të regjistruar në komunën e Graçanica - kjo përfshin edhe njerëz që jetojnë jashtë - në nëntor 2013 ishin 19.226 votues. [2]
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [3] | 9480 | 10545 | 12292 | 13193 | 15164 | 16381 | 10675 |
Vendbanime
RedaktoEmri shqip | Serbisht | Popullsia (Regjistrimi i vitit 2011) |
---|---|---|
Badoci | Badovci | 15 |
Batusha | Batushë | 278 |
Çagllavicë | Çagllavica | 723 1 |
Dobratin | Dobrotin | 623 |
Graçanica | Gračanica | 2686 |
Gushterica e Epërme | Gornja Gušterica | 393 |
Gushterica e Ulët | Donja Gušterica | 723 |
Kizhnica | Kižnica | 700 |
Lepia | Lepinë | 278 |
Livagja | Livađe | 244 |
Llapllasella | Laplje Selo | 892 |
Preoc | Preoc | 509 |
Radeva | Radevo | 246 |
Skullan | Skulanevo | 194 |
Suhodoll | Suvi Do. | 470 |
Shushica | Susica | 515 |
Uglar | Uglare | 1186 |
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Komuna e Graçanicës: problemet kryesore dhe trendët buxhetor" (PDF). institutigap.org. Instituti GAP. Marrë më 2018-02-06.
- ^ "Gračanica" (PDF) (në anglisht). OSBE. Marrë më 2016-07-10.
- ^ "Kosovo censuses" (në anglisht). Marrë më 2017-10-29.
Badoci | Batusha | Çagllavica | Dobratini | Gushterica e Epërme | Gushterica e Poshtme | Kishnica | Lepia | Livagja | Llapllasella | Preoci | Radeva | Skullani | Suhodolli | Shushica | Uglara
Stema e shtetit |
|