Komuna e Lipjanit
Ky artikull merret me Komunën e Lipjanit. Për qytezën e Lipjanit shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Lipjanit është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Prishtinës ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Lipjanit .
Gjeografia
RedaktoKomuna e Lipjanit ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës. Në jug, komuna kufizohet me komunën e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Graçanica . Ka gjithsej 70 fshatra në komunë. Zona e komunës ka një sipërfaqe prej 422 km². Së bashku me komunat e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës, Graçanicës dhe Artanës, formon rrethin e Prishtinës.
Popullsia
RedaktoRegjistrimi i vitit 2011 tregoi një popullsi prej 57.605 në komunën e Lipjanit, nga të cilët 54.467 ishin shqiptarë, 1812 si ashkali, 513 si serbë, 342 si romë, 128 si turq, 42 si boshnjakë, 6 si goranë dhe 4 si egjiptianët e Ballkanit .
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [1] | 24916 | 27891 | 33119 | 42553 | 52538 | 64077 | 57605 |
Vendbanime
RedaktoNë territorin e komunës së Lipjanit janë gjithsej 70 vendbanime. Disa nga fshatrat e Lipjanit janë: Smallushë, Banullë, Gadime, Shalë, Magure, Qylagë, Poturoc, Torinë etj.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kosovo censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2017-10-09.
Akllapi | Babushi i Muhaxherve | Baica | Banulla | Blinaja | Bregu i Zi | Brusa | Bujani | Bungeti | Çellapeku | Divlaka | Dobraja e Madhe | Dobraja e Vogël | Fushlot | Gadimja e Epërme | Gadimja e Poshtme | Gllanica | Gllavica | Gllogoci | Gracka e Vjetër | Gracka e Vogël | Gumnasella | Hallaçi i Madh | Hallaçi i Vogël | Hanroc | Janjeva | Kleçka | Kojska | Konjuhi | Kraishti | Krojmira | Leletiqi | Lipovica | Llugaxhia | Lluga | Magura | [[Mareci (Lipjan) | Medveci | Mirena | Okosnica | Plitkoviqi | Poturoci | Qylaga | Resinoci | Ribari i Madh | Ribari i Vogël | Rufca e Re | Rufca e Vjetër | Sllovia | Smallusha | Shala | Shisharka | Teqeja | Tërbuca | Topliçani | Torina | Varigoci | Vogaçica | Vrella | Vrella e Goleshit | Zllakuqani
Stema e shtetit |
|