Sllovi është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Manastir.

Sllovi
Manastir
Fshat
{{{postal_code_type}}}
14000

Gjeografia Redakto

Relievi Redakto

  • Relievi i territorit të komunës së Lipjanit ne Sllovi pjesa më e madhe e sipërfaqeve janë rrafshina me 44.53 %, nga ana jug-perëndimore 10.98 %,të lindjes 4.03 %, pjesa veriore si më negative është kryesisht në terrenet e larta rreth 5.78 %,verilindore 7.96% dhe veri-perëndimore 6.71%.Territori i komunës së Lipjanit gjendet në lartësinë mbidetare mbi 500m ose 43.0 % të sipërfaqeve(bruto) gjinden në pjesën e rrafshët do të thotë gjer në 600 m të lartësisë mbidetare të cilat janë edhe më të përshtatshme për prodhimtarinë bimore. Kështu që në kuadër të këtyre sipërfaqeve gjendet numri më i madh I vendbanimeve, rrugëve, objekteve ekonomike dhe objekteve të tjera si dhe lumenjve me degët e tyre të cilat përfshijnë rreth 6 % të territorit të përgjithshëm të Komunës.Në aspektin topografik të përthyeshmërisë së terrenit pjesa qendrore dhe kryesisht pjesa fushore katopografi të but, ku ekuidistanca me dy izohypseve 10m është disa qinda metra, ndërsa pjesët lindore dhe perendimore të komunës karakterizohet me përthyeshmëri të madhe të terrenit të përbër nga disa qindra rrjedhe ujore kryesisht të përkohshme.

Klima Redakto

  • Rajoni i Komunës së Lipjanit ne Sllovi ka klimë të mesme kontinentale me dimra relativisht të butë dhe verëra mesatarisht të nxehta dhe te thata. Temperaturat mesatarja vjetore te Sllovis, është rreth 10.5 gradë celsius sipas IHMK, kështu që në visët malore, zbritin në 9 gradë celsius. Muajt më të nxëhtë janë korriku dhe gushti më tempëraturë mesatare 20,6 dhe 20,5 gradë celsius, ndersa më i ftohti është janari më –1,4 gradë celsius. Maksimumi apsolut i tempëraturës së ajrit është në gusht 37,3 gradë celsius, ndersa minimumi –26,0 gradë celsius.


Hidrografia Redakto

Në aspektin hidrografik ujrat ne komunen e lipjanit i takojn pellgut të Detit të Zi, ndërsa lumenjët më të mëdhenjë janë lumi Sitnica dhe Drenica të cilët janë edhe nën degë të lumit Ibër. Në përgjithësi rrjeti hidrografik është i pasur dhe me potencial ujorë të varfër, i kushtëzuar nga sasia e vogël e reshjeve mesatare shumvjeqare (600mm). Lumi Sitnica është lumi më i madhë në komunë e lipjanit i cili degët më të zhvilluara i ka në anën lindore, ndërsa degët kryesore hidrografike të anës lindore janë: Lumi Janjevka, Lumi i Zhegovcit, Lumi i Gadimës dhe Lumi Sazlisë ndërsa, në anën perendimore lumi më i zhvilluar është Lumi i Vërshevcit. Sasitë më të mëdha të të reshurave janë gjatë muajit prill dhe maj, prandaj periudha pranverore është ajo kur paraqiten vërshimet dhe kur kemi edhe paraqitjen e kënetave, posaçërisht në tokat të cilat nuk e lëshojnë ujin.

Tokat Redakto

Tipet më të përfaqësuara të tokave në territorin e Komunës së Lipjanit janë smonicat me më tepër se 25.24% të cilat me përjashtim të smonicave të eroduara sipas cilësive të veta dhe karakteristikave prodhuese janë toka mjaft të mira, të thella, kryesisht të përbërjes së argjilës së pasura me humus dhe Kalium aktiv. Pjesët në të cilat janë të koncentruara vendbanimet janë toka aluviale. Në perëndim dhe veri të vendbanimeve janë zonat që përmbajnë tokat të tipit smonicë. Në verilindje të vendbanimit janë pjesët me smonicë jo-karbonate. Pjesa më e madhe e tokave I përkasin klasës së bonitetit II, III dhe IV. Në territorin e Komunës së Lipjanit tokat e klasës së bonitetit (I) dhe (II) përfshijnë 23% të sipërfaqes së përgjithshme bujqësore. Struktura e sipërfaqeve është relativisht e përshtatshme meqenëse në tokat bujqësore bëjnë pjesë më tepër se 60  % e sipërfaqes së përgjithshme të territorit të Komunës, ato pyjore rreth 35 % dhe në tokat jo pjellore 19 % të cilat i takojn klasëve të bonitetit VII dhe VIII, të cilat nuk janë të përshtatshme për prodhimtarinë bujqësore të cilat do të kishin leverdi ekonomike, ato toka janë nën pyje ose të zhveshura të cilat mund të shfrytëzohen për aktivitete industriale duke respektuar kushtet mjedisore.

Demografia Redakto

Sipas regjistrimit të popullsisë së Kosovës fshati Sllovi në vitin 2011, ka pasur 3428 banorë.

Ekonomia Redakto

Lipjani ka ni pozitë shum të përshtatshme në të gjitha aspektet. Komuna e Lipjanit ka një pozit atraktive për zhvillimin e aktiviteteve të branshave të ndryshme .Lipjani pra si paralagje e Prishtinës ,me një infrastruktur të mir rrugore , ku e pershkojnë dy magjistralet kryesore ,nyja e randsishme hekurudhore dhe aeroporti nderkombëtar ,krijojn një baz të mir per zhvillimin e aktiviteteve qoft prodhuese .trgtare sherbyese dhe idustris perpunuese si dhe me fushen e gjer dhe mjaft pjellore, mund të quhet lirisht si hambar i Kosovës, sector tjeter I randsishëm është edhe turizmi ktu duhet cekur Shpellen e Mermert në Gadime , ujin termal në Bajic Parkun Blinaja dhe Qyteze e vjetër të Janjevës që me pak investime kishin për të qen atraksione shum të randsishme për Lipjanin. Në komunen e Lipjanit veprimtarit kryesore sipas bizneseve që operojn jan tregtia , transporti, prodhimi, ndertimtaria ,hoteleria dhe të tjera. Për shkak të rrethgjirimit të shpejt të kapitalit shumica e bizneseve jan të orjentuara në tregti që shprehur në përqindje kap vleren 47.8%,transporti me 17.6% prodhimi 8.7% ndertimtaria 8.5% hoteleria me 7.0% të tjera me 10.4%.Meq komuna e Lipjanit posedon në pronsi të veten 2080 h. tok kjo imundson komunës investime të perbashkëta me partneritetin publiko-privat, në vazhden e kësaj komuna ka të krijuar dhe planifikuar një zone idustriale në verilindje të Lipjanit si është në përgaditje të dokumentacionit për shpalljen edhe të një zone tjeter industriale në veri perendim të qytetit të Lipjanit ekskluzivisht në pronen komunale, ku do të vinte në shprehje investimi publiko privat. Punsimi, në strukturat udhëheqëse të komunës së Lipjanit zë vend meritor ,randsi e veqant do ti kushtohet në strategjin zhvillimore punësimit kët e mbështesim në resurse bujqësore që me investime të vogla do të apsorbonin numer të madh të puntorëve ,mundsi tjetër e punësimit tek kjo lami është edhe blektoria dhe pemtaria qe mund të zhvilloheshin intenzivisht ne te dy krahet e komunës son që rrethojnë fushen e gjër të Lipjanit. Sektor tjeter irandësishëm për komunën e Lipjanit është edhe industria nxjerrëse dhe perpunuese siq jan Miniera e Magures e pasur me Magnezit shum kualitativ, Nikeli ,miniera e thëngjillit në Babush dhe industria e perpunimit të metaleve të ngjyrosura në Janjev. Në ket sector kemi ngecje per shkak të politikave jo të mira nga niveli qendror. Me të lartëcekurat Lipjani ka një perspektiv të mir zhvillimore , interesimi I vazhdueshëm I ivestitorëve të huaj (ndertimi I fabrikës së tullave silikat , kolexhi Mehmet Akif) si dhe shum investitor tjer sidomos interesimi I tyre por edhe I investitorëve vendor per zonat industriale jep shpres të mir se Lipjani së shpejti do të ket nje zhvillim të hovshem dhe të qëndrueshem ekonomik.

Shih dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto